Rama në Dubai: Vendet e mëdha na japin leksione për ndotjen

2 Dhjetor 2023, 13:50Politika TEMA

Rama në Dubai: Vendet e mëdha na japin leksione për ndotjen

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në në Samitin Botëror të Ndryshimeve Klimatike COP28, i cili po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në ditën e dytë të samitit, Rama tha se vendet në zhvillim si Shqipëria janë përpjekur në mënyrë të palodhur për të trajtuar sfidat e zhvillimit ndërkohë që janë përballur me efektet negative të ndryshimit të klimës. Ai tha se barra e klimës u bie vendeve në zhbillim, ndërsa ndotësit e mëdhenjë, japin leksione, por vetë nuk ndalojnë.

Duke folur për marrëveshjen e Parisit për klimën, ai theksoi se pavarwsisht se kjo dukej si “rreze shprese” realiteti është larg zotimeve të ndërmarra.

Rama tha se Shqipëria synon të bëhet lider energjetik në rajon duke theksuar se Shqipëria është një prej vendeve të rralla që nuk ka emetime të dioksidit të karbonit nga prodhimi i energjisë.

“Të gjithë e dimë se për dekada vende në zhvillim si i joni, janë pwrpjekur në mënyrë të palodhur për të trajtuar sfida të zhvillimit ndërkohë që janë përballur me efektet negative të ndryshimit të klimës. Dhe po, marrëveshja e Parisit ishte një rreze shprese, një premtim i bërë nga bota për të ruajtur planetin tonë dhe banorët e tij, e megjithatë realiteti është larg zotimeve të ndërmarra. Për ta thënë ashtu siç është, barra e aksionit për klimën vazhdon të bjerë në mënyrë shpërpjesëtimore në shpatullat e vendeve në zhvillim, pavarësisht kontributit tonë minimal në këtë krizë ndërkohë që ndotësit e mëdhenj bëjnë maksimumin e tyre për të na dhënë leksione, por jo për t’u ndalur vetë.

“Së dyti, vendi ynë synon të bëhet lider energjitik në rajon dhe eksportues neto energjie deri ne 2030, por duhet ta dini që Shqipëria është një prej vendeve të rralla që nuk ka emetime të dioksidit të karbonit nga prodhimi i energjisë. Sigurisht nga ana tjetër, përballet me një rrezik ekstrem hidrologjik  sepse ne varemi nga klima edhe pse tashmë jemi në një diversifikim në shkallë të plotë me energjinë e erës dhe diellit”.

“Së treti, Shqipëria ka ecur përpara me zbatimin e praktikave të zgjidhjeve bazuar në natyrë gjatë viteve të fundit dhe këtë vit Vjosa, i pagëzuari lum i fundit i egër i Europës është shpallur Park Kombëtar në Shqipëri. Angazhimi ynë është i fortë dhe real ndaj ne e bëmë dhe jemi plotësisht të përkushtuar që të vazhdojmë kështu”, tha kryeministri Rama.

5 Komente

  1. E
    Evropiani nga Shqipëria

    Bravo Enver. Thyeja hundët kapitalizmit dhe bëjë Shqipërinë të vetmin vend ekologjik. Po mos harro plehrat që hidhen pa kriter. Ndarjen e plehrave që nuk ekziston. Shkatërrimin e natyrës për pak turizëm. Makinat e vjetra. Tiranën e mbytur në smog.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vjosa

      Persa i perket vjoses, ram mashtruesi u gjend para faktit qe kishte solidarizim te madh per ceshtjen dhe zgjodhi nga halli ta mbeshtese.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec Dega

        Pse kush jane ata te na japin leksione ne Koshi i plerave te Evropes, lol! = Rrofsh o Lider Global!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ambjentalisti

          Haha, mund të më thotë ndonjlri nga ju, Vjosa, Europiani nga Shqipëria se Kalecin e di sa i njihni problemet e ndryshimeve klimatike? Edi Rama ka thënë një të vërtetë të madhe: kontribuesit më të mëdhenj të ndotjes se ambjentit, ndotësit më të mëdhenj ose shkaktatët kryesorë të ndryshimeve klimatike nuk bëjnë asgjë. Ata vetëm bëjnë raporte dhe kërkesa që ti zbatojnë të tjetrët. Ndryshimet klimatike dhe efektet që rrjedhin orej tyre do të varfërojnë më shumë të varfërit dhe do të pasurojnë më shumë të pasurit. Po kërkojnë që Vendet në Zhvillim e mes tyre dhe Shqipëria, të ngelen mundësisht pa rrugë që ata të vijnë të bëjnë rally, të ngelet pa HEC pra të rrimë me kandil, që të ruajmë lumenjtë tanë të egërr që ata të vijnë të bëjnë kanoe etj ezj. Prandaj bravo Edi Rama, bër mirë që jua tregon që ta dëgjojnë edhe këta lloj shqiptarësh që nuk dinë gjë dhe janë gati të kritikojnë kot. Problemet e klimës janë shumë të thella dhe telashet prej tyre do ti kemi të gjithë mbi kurriz.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Asd

            Rama shfrytezon cdo rast per te thene genjeshtrat e tij. Natyrisht nuk e kundershton askush sepse nuk kane ardhur per të.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje