Faksi 'për Shkëlzenin', do pyetet sekretarja e Aldo Bumçit! Djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

1 Dhjetor 2023, 17:50Politika TEMA

Faksi 'për Shkëlzenin', do pyetet sekretarja e Aldo

Procesi për tragjedinë e Gërdecit ka hyrë në fazën e dëshmitarëve kryesorë pas përballjes së ish-ministrit Fatmir Mediu me disa prej tyre në gjykatën e Posaçme të enjten më 30 nëntor. Në këtë seancë, ish-punonjësja e Ministrisë së Mbrojtjes Anila Lala (Gjergji) pranoi se faksi i Aldo Bumçit në vitin 2007 me shënimin “për Shkelzen Berishën”, kishte mbërritur në atë formë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Dëshmitarët e radhës, që janë në listë për tu pyetur në seancën e 7 dhjetorit dhe një javë më pas, duket se kanë të bëjnë pikërisht me këtë dokument, të shkëmbyer mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2007 lidhur me projekt-vendimin e qeverisë për ngritjen e fabrikës së demontimit në Gërdec.

“Report TV” ka mësuar se Plarent Ruka, Sokrat Papadhima, Liza Maksuti, Alma Zili e Anjola Agolli, janë dëshmitarët e radhës të thirrur në seancën e 7 dhjetorit. Anjola Agolli është ish-sekretarja e ministrit të Drejtësisë të kohës, Aldo Bumçi, e cila në hetimet paraprake, ka pranuar se për çështjen Gërdeci janë nisur fakse nga Ministria e Drejtësisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe kjo ka ndodhur konkretisht nga Drejtoria e Kodifikimit.

Pas Agollit, në listën e dëshmitarëve të prokurorisë renditen Aldo Bumçi me numër rendor 51 dhe Shkelzen Berisha me numër 52 të cilët sipas kalendarit të seancave, pritet të paraqiten në gjykatën e posaçme më 14 dhjetor.

Bumçi dhe Berisha janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake në lidhje me faksin me shënimin “për Shkelzenin”, ndërkohë që SPAK, dyshon se djali i ish-kryeministrit ka pasur takime me ministrat para dhe telefonata menjëherë pas shpërthimit në Gërdec.

Pas rihapjes së procesit për tragjedinë e marsit të vitit 2008, me 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur, në gjykatë kanë dëshmuar deri tani rreth 40 dëshmitarë. Të enjten Fatmir Mediu pranoi përgjegjësinë morale por përjashtoi veten nga përgjegjësia ligjore lidhur me ngjarjen.

Faksi 'për Shkëlzenin', do pyetet sekretarja e Aldo

7 Komente

  1. V
    Vranakonti

    I bejme thirrje SPAK-ut dhe GJKKO, te qendrojn ne lartesin e duhur profesionale dhe te mos bjen pre e shantazheve te Sali Berishe,njerzeve te familjes dhe horrave te tij qe i shkojn nga pas. Me thirrjen e Shkezen Berishes dhe Aldo Bumçit ne SPAK,ngjall nje fije shprese se drejtesia po funksionon. Te punojn pa frike,se kan ne mbeshtetje edhe popullin.

    1. B
      Bureto

      Po Viktor Gumi, ish drejtori i kodifikimit, i cili thuhet se ka bërë shënimin "për Shkëlzen Berishën", (shënim që Zeni dhe Aldo pretendonjë se është i falsifikuar), në shkresën në fjalë, a do të thërritet si dëshmitar? Gumi duhet të ketë patur rol në gjithë këtë histori, se Sa-lehu, sipas metodës së tij, e shpërbleu duke e bërë deputet të PD në 2009. Mundet që SPAK, e ka vërtetuar këtë dhe arsyetimi për gjykatën, ndodhet në dosje. Të shohim si do ballafaqohen këto pretendime të palëve më seancë, kur ky fax është shumë i rëbdësishëm, për të treguar se si ministritë kryesore dhe ministrat respektivë në atë aferë gjëmëmadhe ishin vënë në dispozicion të djalit të kryeministrit të kohës.

      1. V
        Vranakonti

        Aldo Bumçi te pergjigjet,te hetohet dhe te denohet se eshte bashkefajtor me Fatmir Mediun.I thon 26 te vrare ne gerdec. Ata nuk ishin miza (qe edhe per to te vjen keq),por njerez qe Sali Berishes nuk i vjen keq fare. Kur thirret i biri, vajza apo dhenderri, i ve flaken parlamentit,kurse per 26 te vraret e Gerdecit nuk do t'ja dij fare.

        1. m
          mergim tari

          Pse thone qe ne faks shkruhet “Per Shkelzenin”. Mesa shikoj une aty eshte shkruar “Per z. Shkelzen Berisha”. Mos valle tani duan te thone qe nuk ishte Shkelzen Berisha por ndonje Shkelzen tjeter?

          1. L
            Li

            Por per Berishen e madh ku ka ngecur SPAK ???

            1. L
              Li

              Por per Berishen e madh ku ka ngecur SPAK ???

              1. L
                Lasgushi

                O SPAK leri kakërdhitë,pse nuk do të mxjerësh përgjegjësinë për këtë krim makabër,në mes të ditës,ndaj shqiptatëve.Të cilët i vodjën dje i vranë.Psr përkëdhel krimininele si Sali Berisha Shkëlzenin,Fatmirin,Aldon,Viktor Gumin,Bylykbashin dhe shume të tjerë.Shiko si vepron prokura në Usa,Itali,Francë. Arrestoje Viktor Gumin,ose Bylykbashin dhe ata e zgjidhin me siguri çështje,dhe jo vetëm këtë.Se janë dhe lepuj frikacakë.Ata për 5 minuta i ulin veshjet. Pse nuk doni ta zbuloni e të jipni drejtësi.Të paktën,për keqarje për familjet e viktimave,nënën e fëmijës Durda.Bëjeni sr mallkimi i nënës dhe toni do tu ndjekë,deri në var.

                Lini një Përgjigje