“Mbahem akoma”, Moisiu mbush 94-vjeç, apeli: Të merren masa ushtarakisht ndaj Serbisë! Para çdo furtune të madhe nisin të voglat

1 Dhjetor 2023, 16:00Politika TEMA
“Mbahem akoma”, Moisiu mbush 94-vjeç, apeli: Të merren

Ish-presidenti Alfred Moisiu mbushi këtë të premte, 1 dhjetor, 94-vjeç. Në një intevistë të dhënë për Euronews Albania, Moisiu tha se mosha bën të vetën, por ai ndihet ende mirë, pavarësisht virozave të stinës që qarkullojnë në këtë periudhë.

“Tani dihet mosha bën të vetën, aq më tepër kur është kjo periudha e gripit, sigurisht që ka probleme, por themi që mbahemi”, tha Moisiu.

Gjithashtu ai u ndal dhe te zhvillimet në gjeopolitikën globale, ku nënvizoi se bota nuk është e qetë.

Duke sjell në vëmendje sulmin në Basnjkë dhe konfliktet që po zhvillohen në Ukrainë dhe Izrael, Moisiu apeloi që Shqipëria dhe Kosova të përgatiten për të përballuar për një kohë të caktuar një sulm ushtarak të mundshëm.

“Bota nuk është e qetë dhe ne na takon të mendojmë për këto probleme, të jemi gati dhe të marrim masa pasi çdo gjë mund të ndodhë. Dihet para çdo frtune të madhe nisin furtunat e vogla.

Një furtunë është lufta në Ukrainë, u hap lufta me Hamasin por dhe në kufirin tonë mes Kosovës dhe Serbisë ka probleme. Ka pasur tentativa të rrezikshme dhe mund të hapen probleme të mëdha.

Kjo duhet të bëjë që të mendojnë dhe politikanët dhe ushtarakët secili për pjesën që i takon. Pavarësisht se çfarë ndodh në Ukrainë dhe Izrael duhet të shohim se çfarë po ndodhë te ne në Kosovë.

Ne si komb duhet të mendojmë se si duhet të mbrohemi. Pavarësisht se gjysma jonë është pjesë e NATO-s, duhet të përballojmë vetë për një kohë të caktuar sulmin e armiqëve të mundshëm dhe kjo kërkon masa serioze dhe përgatitje serioze ekonomike dhe ushtarake”, tha Moisiu.

10 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    si ka pi ilacet.... lol

    1. !
      !!!

      Ja dha ateme, Karkalec se nuk i beri derman vjagra.

    2. p
      patrioti

      Jam Dakort me Moisiun por duhet krijuar nje klase politike e pastruar nga ndikimet serbe edhe kjo duhet te behet parimore sepse populli nuk mund te tradhtohet me politikan te cilet punojne kunder interesave shqiptare.

      1. F
        Flamur Struga

        Edhe 100 pranvera te tjera per kete burr shteti,i cili shkelqen ne mbare trojet tona arberore,jo vetem,per kete ushtarak analist si nje nga figurat me eminente te kombit ,por kudo ku jetojne shqiotaret ,pa marre parasysh numrin e tyre.Keshilla kryesore qe ua drejton mbare kombit tone ,duhet te sherbej si nje mesazh serioz,si nje busull orientuese kur e thote KOSOVE dhe SHQIPERI me forca per ti perballuar klcedres rusoserbe,greke ..Armiqet i kemi dinak ,jane shum me shume me te koordinuar me te bashkuar dhe ushtarakisht me te forte,ky faktor nuk egziston tek ne,tek ne PERCARJA ,xhelozia eshte shume e theksuar,jemi ber per te vajtuar vetvehten.Ish Presidenti ,i kupton keto faktor,ai si nje ushtarak i rangut te larte i kupton dhe e thote ashtu sic eshte verte ne fakt.Se sa i kujdeseshem qe shprehet ish Presidenti,ai e tejkalon kete veti te shemtuar por ne duhet ti vleresojme si keshilla plote shqetesim per mbare kombin.Atdhedashuria e keti ushtaraku,nuk e lejon qe ne pervjetorin e vet,te thote nje fjale zemre per Liri - Pavaresi..Rrofsh dhe na pri ,keshillat tuaja jane rreze dielli ,jane shtytje te mendojme me pare per Republiken e Kosoves dhe te gjitha trojeve tona te ndara nga trungu i Atdheut tone SHQIOERISE ETNIKE.Te nderuar e ndiejme vehten dhe mburremi me nje burr shteti si Presidenti (ish)Alfred Moisiu.

        1. l
          lani

          ku ka byth Shqiperia me e perballuar serbine,,, serbia ka ushtri te fort edhe aviona ..kurse Shqiperia ka nja 5 elikopter qe sbejn per asnje gje....pushtetaret tone te pa afte te gjith pa perjashtin si PS PD leje mos te folim per partin e monikes lsi..hahahha parti qe duhen djeg te gjitha e kan menden se si me vjedhur Shqiperine

          1. A
            AaBb

            Shume e vertete. Berisha rama meta dhe tani fillizi veliaj, vec zhvasin dhe lene pas skamje dhe mjerim. Edhe ushtrine nuk kane si ta lene ndryshe. Te sakatuar

          2. R
            Rendi

            Ka shume te drejte Moisiu, respekte. Problemi eshte qe komunisteve me ne krye ramen, nuk u shkon nder mend te pergatiten per te perballuar nje sulm te mundshem nga serbia. Keta madje jane te gatshem t’i hapin rruge serbise per ne kosove dhe te rrine akoma ne pushtet per te plackitur edhe me keq kete vend. Politike perverse e gatuar nga ordinere si rama me shoke.

            1. A
              Arbereshi

              Komunistin SALI e njef ti bole Rendi?

            2. V
              Vladimir

              Vendi ka gjithmone nevoje per keshillat dhe mesazhet e ketij Burri Shteti te nderuar. Edhe 100, President Moisiu!

              1. F
                Fjala

                Jetë të gjatë, i dashur Alfred Moisiu! Fjalët tuaja në vesh të qeveritarëve!

                Lini një Përgjigje