''Dështoi revolucioni'', Ibsen Elezi: Berisha nuk ka më besueshmëri, nuk po arrin të mbledhë dot strukturat e tij e jo më mbështetësit në shesh

1 Dhjetor 2023, 14:09Politika TEMA
''Dështoi revolucioni'', Ibsen Elezi: Berisha nuk ka

“Berisha nuk e di as vetë ca presupozon me këtë mosbindjen civile. Është lënë në rrjedhje të lirë”, kështu u shpreh ish kandidati për kreun e PD, Ibsen Elezi.

Ndërsa komentoi thirrjet e ish kryeministrit për mosbindje civile, Elezi tha se Berisha nuk po arrin të mbledhë dot strukturat e tij e jo më mbështetësit në shesh.

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe. Mosbindjen civile nuk e bën dot Berisha se nuk ka besueshmërinë. E ngre disa herë si çështje, po nuk bën asgjë.

E kanë lënë Berishën në rënie të lirë. Berisha e ka promblemin me strukturat nuk mbledh dot strukturat dhe jo më qytetarët” -tha Elezi në studion e Tirana Live. 


Ndër të tjera ai theksoi se edhe nisma për Federatë të opozitës nuk mund të sjellë asnjë ndryshim.

“Berisha e Basha duan ta kthejnë PD në parti kryetarësh. Këtu është gjithë përballja që është brenda opozitës. Mund ti mbledhësh bashkë por nuk sjellin dot ndryshim se bashkë kanë qenë gjithmonë”, -përfundoi Elezi.

2 Komente

  1. P
    Pjeter....

    Elezi thote te verteta,por vetem te verteten nuk duan te degjojne turma qe I shkon pas Berishes! Atyre u ka mbetur ora dhe u pelqen sugjestioni...

    1. U
      Un dhe ai

      Berisha eshte burre pa cipe, pa yndyre e pa fytyrë,..ai eshte komunist-antikomunist..Nuk ka pare bota nje specie te tille

      Lini një Përgjigje