Ish-këshilltari i PD kritikon Berishën: Partitë politike nuk bëjnë mosbindje civile, nuk është kjo detyrë e tyre! Kë ke nga mbrapa? Një mijë vetë?!

1 Dhjetor 2023, 10:03Politika TEMA
Ish-këshilltari i PD kritikon Berishën: Partitë politike nuk

Neritan Sejamini, ish-këshilltar i PD ka folur për idenë e fundit që ka hedhur Sali Berisha për “mosbindje civile”, frazë të cilën dikur e përdorte shpesh edhe Lulzim Basha, kur vendosi të shpojë gomat e makinave dhe të thyejë disa xhama.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se mosbindja civile nuk ka asnjë kuptim për një parti politike dhe nuk është detyrë e partive.

“Çfarë do të thotë mosbindje civile? Ka lindur në SHBA kur dikush vendosi të mos paguante taksa, e morën e futën në burg. Partitë politike nuk bëjnë mosbindje civile sepse nuk është kjo detyra e tyre. E provoi zoti Basha dhe shponte gomat e makinave.

Ti mund të thuash çdo gjë, por sa i qëndrueshme është kjo? Ja dole dhe bllokove një ditë, po nesër? Ku të çon kjo gjë? Çdo parti politike duhet të ketë strategji. Cili është qëllimi i opozitës sot? Të rrëzojë Ramën para 2025?

Atëherë duhet të na tregojë si do të bëhet mosbindja civile. Nëse pastaj bëhet për të tërhequr vëmendje, atëherë është çështje tjetër. Kjo është diçka që e bëjnë njerëzit kur janë thyer të drejtat. Këto janë akte të lëvizjeve sociale dhe jo të partive politike.

Kë ka PD nga mbrapa? Një mijë vetë? Dhjetë mijë? Këtë nuk e di. Opozita nuk ka një strategji. Në vend të vrasë mendjen, adopton ndonjë shprehje dhe mekanizëm, që është provuar se nuk çon asgjëkundi”, tha Sejamini.

 

 

5 Komente

  1. f
    fonderia

    Shqiperia shpeton njehere e pergjithmone nga keto funderina duke i çuar pd-se ne dispozicion pese apo gjashte autobiza dhe di çojne per eskursion ne Metalurgjik te Elbasanit !Vetem keshtu mund te shpetoje ky vend nga keto mbetje te pariciklueshme!

    1. D
      Dauti

      Shkoji ti permbrapa o sejamin! Fundja beje sic e ke bere gjithmon.

      1. "
        "BOHOTINA"

        Mos bindje civile do kishte kuptim dhe qe te con ne fitore kur shumica e popullit nuk i bindet shtetit, se sheh nje alternative tjeter me plot ide qe do ta bejne me te lire, me te pasur popullin. Me thoni nje ide te tyre qe kur kane dale ne opozite. Vec ndau e percau. Vec "Babale" e shpifje... Me daten 22 shtator 2013, tre dite mbas betimit te qeverise me 19 shtator shkuan nje grup depudetesh te PD te pengon ndalimin e furgonave qe bridhnin ne tere Shqiperine pa licenca, pa kontroll teknik, adoleshent ne timon pa patenta, pa paguar taksa... Rrumpalle... Qeveria e re kete e kishte aktin e pare qe mori. Depudetet dolen per te mos i ndaluar furgonet nga qarkullimi. Autobuzet me licenca, me kualidim, me shofera me pervoje, me taksa te paguara ne shtet, shkonin bosh e ktheheshin po ashtu. Une mora kete rast qe me ka bere shume pershtypje atehere, por keshtu kane vepruar per gjithcka. Jane shume qesharake... Pa per tru mos e pyet.

        1. P
          Pensionisti

          Ja fute kot pe 1 mije veta!4 mije jane plepistat e diploma te universiteteve privata,qe kane punuar ne sistemin e drejtesise,ne poluci ,ne ushtri,dhe pushtetin qendrore.Te tere sot trimat jane mbi peshe!?Lligarit klonimin e e femijve dhe niperve!?

          1. r
            robi

            Kujdes se Sali Lusha eshte i gatshem me diagacin e rrembyer tek garda ne grushtin e deshtuar te shtetit ne 98 kur terrorizoi 3 dite Tiranen me nje bande shpellaresh nga vicidoli.

            Lini një Përgjigje