Berisha fillon të korrë atë që ka mbjellë - Demokratët i ankohen se televizioni i familjes së tij fton vetëm sigurimsa të përmasave jashtëkombëtare

30 Nëntor 2023, 20:23Politika TEMA
Berisha fillon të korrë atë që ka mbjellë -

Berisha vijon t’i bëjë presion SPAK-ut dhe gjykatës duke bërë sikur takon qytetarë në Shqipëri.

Në vend që revolucioni dhe pakënaqësia të zienin dhe të përktheheshin në më shumë pjesëmarrës, po i ndodh pikërisht e kundërta: njerëzit po rrallohen, revolucioni nuk po ndez, entuziazmi nuk duket asgjëkundi.

Pavarësisht kësaj, Berisha është “i detyruar” t’i fshihet Prokurorëve të SPAK-ut.

Aq shpesh sa del në TV dhe në takime, fundja, ata nuk kanë ku e gjejnë.

Por çudia i ka ndodhur sot në Kamëz, kur një nga ata demokratët që shohin vetëm syri.tv dhe dëgjojnë vetëm se ç’thotë Berisha, iu ankua pikërisht për televizionin e familjes së tij, më konkretisht se pse ky tv merr në studio vetëm Baton Haxhiun…

“Sigurims, të përmasave jashtëkombëtare…” – e quajti demokrati që sheh vetëm syri.tv dhe dëgjon vetëm atë se çfarë Berisha e ka akuzuar Haxhiun.

“Nuk shofim dritë në fund të tunelit. Një stacion televiziv që është, syri.net, edhe ai merr Baton Haxhiun, merr ca sigurimsa të përmasave jashtëkombëtare, jo kombëtare…” – u shpreh demokrati i irrituar.

Mirëpo, zotëria nuk e di që Baton Haxhiu jo vetëm që ftohet te syri.tv, por edhe paguhet me honorare të mira tek televizioni i familjes së Sali Berishës.

Sepse demokrati nuk e di që Berisha vërtet e ka akuzuar Haxhiun se spiun dhe tradhëtar të Beogradit, por nuk e ka pasur seriozisht dhe me të vërtetë, ashtu siç nuk i ka shumicën e akuzave që bën për të tjerët.

Thjesht i është dashur ta quajë ashtu, dhe ashtu ka bërë.

Por hajt ta dijë demokrati i ngratë se me çfarë humori ka qenë Doktori kur e ka thënë!

13 Komente

  1. R
    Rrnofte LEXHENDA ! dhe ZAGARET

    U shofte rraca e zagareve qe po I zggjasin grahmat e fundit vampirit me te urryer.

    1. S
      Sali Metaj

      O bobo ku na ke lindur o zot, mes kafshllikut qe sa vin dhe shtohen, ja kjo esht shqiperia e jone e dashur e mbushur me kafshllek.

      1. M
        Mos u nxehni me komunist saliun

        Po qimi familje kamunistësh,fton edhe dhjerokrat si Andi gjyshit,Nesho,po të ishte gjallë Hysniu me viton do ftoheshin se janë ish pacientët e dr mortjes

        1. B
          Baton Haxhiu apo Shkop Haxhiu

          Bâton ne française do te thote shkop .... Bâton tani po kerkone bashkim po me federate ooooo Bâton o shkop nese Shqiperia eshte pjese e kosoves duhet ajo ti bashkohet kosoves nese kosova eshte krahine sikunder laberia mirdita myzeqe çfare federate kerkone o trap me zile. Bythelepires

          1. E
            Erion

            C'dokush qe konsumon sado pak politik,duhet te vej mendjen ne pun sa te verteta ka nje nje shkrim x apo ne nje intervist y... Ndryshe do jemi kavje.

            1. V
              Vranakonti

              Do vij dita,(jo shume larg) qe Saliu do ngelet vetem me Lirin. Mprehjen do t'a gjej te TV syri i cikllopit te Qim Pekes. Elektorati do shkeputet totalisht, Shkelzenin dhe Argiten do t'ja arrestoi SPAK-u keshtu qe Saliut t'i rroj Liria dhe me ate te qaj hallet e pleqerise.

              1. l
                lluka

                Nje dite shkuan nga prekuroria ne shtepin e tij dhe ua hapi deren Saliu!He i tha çfare kerkoni:Duam te dijme nese banonon ketu Sali Berisha,iu drejtuan ata !Dhe ai u i inatosur iu pergjigj:Nuk banon ketu Sali Berisha .Dhe te derguarit iken duke plotesuar proçes verbalin se nuk e gjeten !!Kjo eshte historia e maces me miun!

                1. G
                  Gjergji

                  Titull qe vetem nje kryeredaktor lepires i Imer Gelbazes mund ta vendose. Imagjino : Lepires i kryelepiresit Imer Gelbaza: Fundi

                  1. L
                    Lefteri

                    Mos u mërzit o demokrat i syrit tv se gjith rreth tija janë sigurimsa,

                    1. A
                      Agron

                      Budallai nuk ka brira.

                      1. f
                        futja popullit

                        kokrra mashtrimit

                        1. F
                          FUTJA KOT FRROK

                          o mero nxjerri sms se nuk te fusin ne burg se je burr i mire

                          1. A
                            Arbërori

                            Në Shqipëri ka një keqkuptim të thellë me disa terma, si psh fjala demokrat. Personi në artikull që i ankohet Saleh plehut përshkruhet si demokrat dhe në titullin e artikullit shkruhet se "demokrati i ankohet Berishës". Jo, të jesh tifoz i asaj partie në Shqipëri që gabimisht u quajt demokratike në fillim të viteve '90 nuk do të thotë që je demokrat, që je i djathtë. Mjaft të shikoni surretërit dhe mënyrën si flasin këta të ashtuquajtur demokratë dhe e kupton që në atë vend të mallkuar nuk ka patur kurrë parti të djathtë. Këta janë thjesht shpellarë, egërsira që i zbriti Saleh plehu në qytete dhe ata zaptuan dhe shkatërruan çdo gjë që u dilte përpara. Kjo ishte demokracia alla Saleh shpella dhe u panë rezultatet në këto 30 vite. Janë të tjerë demokratët dhe të djathtët, në Shqipëri kanë ngelur pak ose aspak.

                            Lini një Përgjigje