Fatmir Mediu: Më kanë hetuar në Evropë dhe SHBA, por s'kanë gjetur asgjë korruptive tek unë dhe familja ime

30 Nëntor 2023, 18:18Politika TEMA
Fatmir Mediu: Më kanë hetuar në Evropë dhe SHBA, por

Fatmir Mediu pas përfundimit të seancës gjyqësore për “Gërdecin” foli për mediat ku ndër të tjera tha se nuk ka qenë asnjëherë në zonën ku ndodhi shpërthimi dhe po ashtu theksoi se ai është hetuar në Evropë dhe SHB dhe nuk është gjetur asnjë marrëdhënie korruptive.

Mediu u pyet se pse u vendos Gërdeci si vend demontimi duke qenë se edhe në këtë fshat kishte banesa afër.

Në momentin që i kemi çuar Shtabit të Përgjithshëm vlerësimin për të Bërzhitën, shtabi është përgjigjur se Berzhita nuk është vendi i sigurt për shkak se nuk është vend demontimi dhe distanca e sigurisë nuk janë ato që duhet të jenë. Ministri nuk e ka kundërshtuar këtë vendim për ka thënë se duhet të procedohet sipas propozimit të shtabit të përgjithshëm dhe të trajtohen edhe çështjet e ngritura në memon e shtabit.

Mendoj se kjo është ajo që ka bërë në mënyrë të përgjegjshme ministri. sa i përket urdhrit 550, dua të bëj me dije se ministri as nuk ka qenë ndonjëherë në Gërdec, as s’e ka ditur se ku është Gërdeci por sot u provua se ishte një propozim i ardhur nga strukturat e ministrisë së Mbrojtjes të shoqëruar me memon e sekretarit të përgjithshëm që ishte pjesë e procesit të demontimit” tha ndër të tjera Mediu.

Ai theksoi se ndaj tij është provuar edhe nga hetime të bëra nga Evropa dhe SHBA, për shërbime dhe probleme shëndetësore të familjes së tij që nuk ka marrëdhënie korruptive dhe se nuk ka pasur kontakt me ata që bënin demontimin në Gërdec

Është provuar edhe një gjë, unë nuk kam pasur interes, mua më kanë hetuar në Evropë dhe Amerikë për shërbime dhe probleme shëndetësore të familjes sime dhe nuk kanë gjetur ndonjë marrëdhënie korruptive.

Nuk është gjetur qoftë dhe një kontakt i vetëm i Fatmir Mediut me ata që bënin demontimin në Gërdec, as familjes sime dhe besoj për fat e mirë asnjë civili të Ministrisë së Mbrojtjes” shtoi ai.

6 Komente

  1. c
    cika

    mos u shqeteso. as dynanjane mos e trazo. rri i qete - po nuk ke bere gje, nuk te ngacomon njeri.

    1. K
      Kalec Dega

      Edhe Edvin Rames, nuk i kane nxjerre gje.Se eshte piktor i madh njoni, lol ene Sales ene Bashes ene Metes...lol

      1. v
        vezhguesi

        Ke harruar ta pyesesh kete birbon se ku i ka gjetur parate qe ka blere ora 60 mije dollareshe me te cilat shetit neper parlament duke i bere karshillek shqitpareve qe rropaten cdo dite per buken e gojes.

      2. G
        Gazment Mahmutaj apo Raqi nga Fieri

        Langarash je denuar ne itali me burge me Gazment Mahmutaj por ishte nderhyrja e Fatos Nano qe te shpetoje .

        1. I
          Italia si moter

          O Fate po ne Itali a je denuar ?kush te ka kontrolluar ?ju genjeni diten me diell se kete dini te beni ,po trojet ne Amerike si i bleve apo te kane mbajtur ato lobimet qe ben duke melkuar ata kodoshat qe lidhet kontraten per shitjen e armeve ,puno me drejtesine qe ta hash me pak se qe do denohesh kete e dime ,po qe se del pa lagur eshte qe te dhjesesh mu ne drejtesine shqiptare

          1. S
            Salikoqepetulla

            Leti keto o legen burre,ku e ke pastertine ti.Ti rradhitesh ne hajdutet me te me dhenj te Shqiperise me Liken,Berishen,kush I ha ato qe thua.!

            Lini një Përgjigje