Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell bëri me dije emrat e disa ambasadorëve të rinj të unionit, që do të caktohen në vendet vakante në misionet diplomatike të unionit, mes të cilëve dhe Shqipëria.
Kështu, Silvion Gonzato është emërimi i përfaqësuesit të lartë të BE për të drejtuar misionin në Tiranë.
Gonzato ka shërbyer më herët si zv.ambasador i BE në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Detyrat e tij të mëparshme kanë qenë në EEAS si drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin publik dhe diplomacinë publike.
Misioni i Gonzato në Tiranë pritet të nisë formalisht më 1 dhjetor 2023.
Italiane na sillni se ata dine te vjedhin...
Komisioni Nderkombtar i Kontrollit si para 111 vitesh.
Përderisa ke politikanë si berisha dhe mul noka do kesh komision ndërkombtar kontrolli sepse domethënë që je popull pa ndërgjegje.
Ku e gjetet kte kokepakrehur ?
Ky eshte nje tjeter puthadore, i bindur ndaj porosive te BE per te mos shqetesuar Ramen. Kete e kam nga burime te brendshme te Ambasades se BE ne Tirane