Nga Eduard Zaloshnja
Për 111-vjetorin e Pavarsisë, Sali Berisha vendosi një kurorë në Vlorë, i shoqëruar nga pak demokratë vlonjatë. Po në Vlorë, Edi Rama, kryetari aktual i PS-së, ngriti flamurin i rrethuar nga shtetarët më të lartë shqiptarë.
Në Tiranë, kryebashkiaku socialist Veliaj (ndoshta kryetari i ardhshëm i PS-së) ngriti flamurin në sheshin Skënderbej, i rrethuar nga kryebashkiakë të të gjithë trevave shqiptare.
Të pasqyruar njëri pas tjetrit, këto çaste ceremoniale nëpër emisione lajmesh televizive të ngacmojnë për zhvillimin e një analizë retrospektive të ulje-ngritjeve të Berishës në jetën politike shqiptare të 33 vjetëve të fundit.
Berisha ka qenë kryetari real i PD-së qysh nga themelimi i saj në dhjetor 1990, pavarësisht se kryetarë të saj kanë figuruar formalisht Azem Hajdari, Aleksandër Meksi, Eduart Selami, Tritan Shehu apo Lulzim Basha.
Në këta 33 vjet, Berisha ka njohur një fitore plebishitare më 1992 ndaj Ramiz Alisë (kapitenit të anijes së fundit komuniste që u fundos në Europë), një humbje plebishitare më 1997 ndaj Fatos Nanos (pasardhësit modern të Alisë), një fitore rrotë më rrotë më 2005 ndaj këtij të fundit, një humbje plebishitare më 2013 ndaj Edi Ramës (pasardhësit europian të Nanos), dhe një humbje të turpshme në zgjedhjet lokale të 2023-shit ndaj dyshes Rama-Veliaj (në 33 vjet nuk kishte ndodhur që një parti të fitonte 89% të garave bashkiake dhe që dikush të fitonte në Tiranë me 60 mijë vota epërsi).
Në qoftë se, larg qoftë, Sali Berisha vdes, një Berishë do të jetë me gjasa kryetari ose kryeatarja reale e PD-së, pavarsisht se cili do të jetë kryeatri formal i saj. Dhe nga ç’ka ndodhur në këta 33 vjet, dhe nga ç’tregojnë sondazhet periodikë që zhvilloj, nuk shoh ndonjë perspektivë të rikthimit në pushtet të Berishajve.
Vetëm një forcë e re politike, me një grup drejtues të pandikuar nga saga e gjatë Berisha vs. Alia-Nano-Rama-Veliaj, mund të hapë një horizont të ri politik në Shqipëri. Por deri më sot, kemi parë vetëm xhuxha përrreth Borëbardhës…
Berisha më kujton kryetarin honorifik të frontit nacional në francë Jean Marie Le Pen.Ka shumë arsye vetjake që këmbngul në vazhdimin e politikës primitive të tijë.
Diferenca eshte se Berisha nuk eshte i korruptuar s keta compania e hajduteve
Ore derdimen, ku jeton ti vallë, në hënë, mars a ku dreqin je se mbase nuk të ka ardhur sinjali. Sali Muti është plehra më e korruptuar në këtë vënd or taj..
Ike plaku Mere me gjith TESPIJE .Te fala Sateme .
Ta quash ramen pasardhes europian i nanos eshte turp e faqe zeze. Me europian se nano per hir te se vertetes ska shance te jete jo rama, por as veliaj. Keta jane aktore per mos te thene klloune te mire. Si mund te jesh europian kur s’ke gare brenda forces politike qe i perket?! Kur s’ke gare per pushtet, por vjedh zgjedhjet dhe angazhon dhe inkriminon gjithe parlamentin dhe bashkite?! Kur je pale me kriminelet dhe i ben investitore strategjike ata qe porosisin vrasjet si pizza?! Kur s’ka gare as per tendera as per koncesione as per vende pune?! Kur vjedh edhe fondet e BE-se?! Kur korrupton dhe blen cdo media?! Kur blen edhe agjetet e huaj?! Lista nuk ka fund…
Te shkruash kunder atyre rreshtave qe ke shkruar ti Zoti Lista e zeze, eshte humbje kohe........njeriu ka sy e veshe.......per mendimin tim, ty ato nuk te funksionojne......mbec me shendet Z. Lista e zeze......
S’ke cfare shkruan kundra, pasi jane te gjitha te verteta, edhe kur ke sy e veshe, dhe s’do as te shikosh e as te degjosh