Analisti Frrok Çupi komentoi edhe nismën e aleatëve të PD për një krijimin e një federate, me qëllim bashkimin e opozitës.
Çupi tha në studion e Tirana Live se është një nisëm që nuk do të funksionojë, pasi bashkimi ndodh mbi bazë të vlerave, dhe sot në opozitë tha ai vlerat mungojnë.
“Është e pamundur të bashkohet opozita në mënyra të tilla, mekanike. Federatat kanë luajtur rol propagandistik por s’ka funksionuar asnjëherë.
Tani shfaqet një fjalë e marrë nga historia por është e pavlerë. Që të federohesh, bashkohesh, në radhë të parë duhen vlerat. Në opozitë mungojnë vlerat, ka probleme me drejtësinë, korrupsionin, krimin.
Basha dhe Berisha ndodhen në dy parti, duhet të ishin të ndarë. Nëse bashkohen ai grupim shkrihet i tëri. Njohim qëndrimin e SHBA kush bashkohet me Berishën fatin në politikë e ka shumë të zymtë. Tani është koha për t’u ndarë nga Berisha'', tha Çupi.
foltorja eshte numri 0, cdo numer i shumezuar me 0 del zero
foltorja eshte numri 0, cdo numer i shumezuar me 0 del zero
Kesaj radhe do bashkohen dy forca opozitare shume te fuqishme, njera Frd ja e grabitur nga i papuni Sali Shehu dhe tjetra partia e Ballit te pulave te Artur Roshit. Dhe po u bashkuan keto dy forca gazbardhiste, lesheliste, folkloriste, marksiste, leniniste, atehere Edi Rama do ta kete vertete te veshtire ne 2025. Lere pastaj larg qofte po u bashkuan pulat e Ballit te Artur Roshit me pulat e Dukes se Shijakut atehere ne 2025 fitorja e levizjes cartiste, haxhiqamiliste te opozites bazgardhiste do kete shanse akoma me te medha dhe ne vitin 2057 e kane te sigurte fitoren e opozites gazbardhiste.