''Greqia nën presionin e BE-së për bllokadën ndaj Shqipërisë'', Kathimerini: Jo vetëm Scholz, edhe presidenca spanjolle e acaruar me Athinën

29 Nëntor 2023, 09:02Politika TEMA
''Greqia nën presionin e BE-së për bllokadën ndaj

Greqia po përballet me presionin e Bashkimit Europian për bllokadën që ka vendosur t'i bëjë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Gazeta greke 'Kathimerini' shkruante në një shkrim të publikuar vonë me titull: 'Greqia nën presionin e BE-së për Shqipërinë' se konsultimet intensive diplomatike po zhvillohen me Greqinë me qëllim që të pranojë të dërgojë një letër në emër të Këshillit Evropian në Tiranë, në mënyrë që Shqipëria të hapë negociatat për tre grup-kapitujt e parë.

Diskutimi përkatës pritet të zhvillohet në takimin e përfaqësuesve të përhershëm në BE (Coreper) të mërkurën ( pra sot, 29 nëntor), pasi Shqipëria përfundoi me sukses fazën e parë të negociatave të anëtarësimit në BE (procesin e screening) të premten e kaluar pas 14 muajsh konsultime.

Nuk është sekret se Athinës i është bërë presion, shkruan Kathimerini, duke cituar burime diplomatike evropiane të cilat i kanë thënë se kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar përmes kanaleve diplomatike se procesi i anëtarësimit nuk duhet të jetë një çështje dypalëshe. Madje, sipas një zyrtari evropian, edhe presidenca spanjolle e BE-së shfaqet veçanërisht e acaruar me qëndrimin e palës greke, shkruan gazeta greke Kathimerini.

Në këtë sfond, Greqia nuk mundet, thanë burime diplomatike, të vazhdojë bllokimin e letrës në fjalë për një kohë të gjatë pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të Shqipërisë. Për shkak të kësaj, dhe në rast se përfundimisht vendos të dërgojë letrën e lartpërmendur nga Këshilli Evropian, Athina po shqyrton hapësirën për "bllokimin" e fazës tjetër të procesit përkatës, i cili përfshin një raport që përshkruan të gjitha standardet për atë që tashmë ose duhet të ishte përmbushur nga Tirana (raporti i përhershëm i anëtarësimit), si dhe thirrja e një konference ndërqeveritare përkatëse.

Greqia është zotuar të bllokojë aspiratat e Tiranës për në BE për sa kohë nuk zgjidhet çështja e kryebashkiakut të zgjedhur etnik grek Fredi Beleri, i burgosur që prej muajit maj, në Shqipëri, duke theksuar se të drejtat e tij të njeriut po shkelen.

Në përgjigje të akuzave që synojnë Greqinë për ta bërë çështjen dypalëshe, ministri i shtetit Stavros Papastavrou theksoi se qëndrimi i Athinës ka të bëjë me mbrojtjen e parimeve evropiane.

“Çështja Beleri është thellësisht evropiane, nuk është dypalëshe. Ka të bëjë me respektimin e shtetit të së drejtës,” tha Papastavrou.
Ndërkohë qeveria shqiptare është deklararuar e prerë se cështja Beleri është në dorë të drejtësisë dhe nuk do të ndërhyjë.

Çfarë po ndodh?

Komisioni Evropian ka rekomanduar fillimin e bisedimeve  për tre grup-kapitujt e deri në fund të vitit 2023. Këta kapituj janë nga më të rëndësishmit pasi kanë të bëjnë me demokracinë, funksionimin e institucioneve demokratike dhe prokurorimet publike. Që bisedimet të hapen duhet mbështetja unanime e 27 vendeve në Këshillin Europian të shteteve anëtare të BE.

Më 11 nëntor 2023 Greqia vendosi të mos i bashkohet shteteve të tjera antare të BE-së për të plotësuar kërkesën e komisionit Evropian drejtuar Këshillit Evropian për hapjen e negociatave për tre grup-kapitujt e parë.

Më 14 nëntor në një konferencë të përbashkët, në Berlin, me kryeministrin grek Kyriakos Micotaqis,Kancelari gjerman Olaf Scholz u shpreh kundër bilateralizimit të procesit të zgjerimit të BE.

"Në të kaluarën, jam angazhuar shumë me vende të ndryshme për të siguruar që të mos ketë asnjë bilateralizim që do të pengonte përparimin e këtij procesi dhe po punojmë që kjo të vazhdojë të jetë e mundur në të ardhmen” theksoi kancelari socialdemokrat.

Scholz tha se është e nevojshme të shkohet drejt afrimit të mëtejshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilave iu dha premtimi për anëtarësim pikërisht 20 vjet më parë në Samitin e Selanikut 2003.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama është shprehur disa herë se nuk e besonte se Greqia do bllokonte Shqipërinë

‘Do të ishte shumë jo serioze që Shqipëria që njihet botërisht si një vend krejt ndryshe nga ai që ishte, qoftë nga opinioni ndërkombëtar i përgjithshëm që është kthyer në një vend që nuk mungon në asnjë nga top listat e destinacioneve më të preferuara turistike, qoftë nga opinioni i institucioneve ndërkombëtare, e patë progres raportin për Shqipërinë, të bllokohet për një çështje që s’është fare një çështje e Bashkimit Europian, s’është fare një çështje e integrimit europian, s’është fare një çështje e kornizës negociuese të Shqipërisë me Bashkimin Europian, por është një çështje që dhe në aspektin bilateral, sipas meje është minore në raport me çështjet e rëndësishme të interesit të përbashkët strategjik mes nesh dhe Greqisë', - deklaroi Rama në një konferencë për median më 24 nëntor 2023.

14 Komente

  1. a
    armand

    Nje vend europian qe s'njeh minorancat etnike bllokon nje vend qe nuk "respekton" te drejtat per keto minoranca. Ky eshte niveli i diplomacise helaqe qe kerkon te shese pallavra demokratike ne perendim. Nje vend qe eshte bere delja e zeze per Amnesty International ne keqtrajtimin e emigranteve i jep leksione Europes...........Ju nxorri nga shinat Edi duke ju lavderuar dhe ngritur buste dhe nga krahu tjeter kushedi c'barsaleta ju tregon europianeve per "helaqet e lashte"

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Nuk na u ndane armiqte e jashtem...lol = Al banistani te trajtohet si Afghanistan, si keshtu?!!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Fajin me te madh e ka gjykata shqipetare qe zvarrit denimin e Fredi Belerit. Po ta kishte denuar Belerin nuk kizbte pretendime greqia

        Përgjigjjuni
      2. P
        Presheva

        Kjo e gjitha peshqesh i non gratës saliviçidollit, tradhtarit të kombit shqiptarë ndër shekuj që se ka çiftin. S’më kujtohet kush e ka thënë po më se e vërtet, ne jemi e keqja vetëvetes. salinongrataviçidolli pa pikë turpi dhe guxon e shkonë në Vlorën e Ismail Qemalit, tradhtari që ka për krushq serbët dhe njihet botërisht tashmë me nofkën e udb serbe si Penicilina, akuzon kryeministrinë dhe partinë Socialiste të Shqipërisë, njeriu që kishte për këshilltarë serbin Fazlliç kur ishte vet kryeministër e po ky është fundi se nuk mbanë më. Haram i qoftë atyre që i japin atë copë vote, mos paçin hajrë kurrë në shtëpit e tyre.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Cfare te presesh nga Hale-Helensistani vetem pengesa,gracka,kercenime,palacolleqe... Po keta plehrat nuk kane force te kundershtojn Gjermanine qe i mban me lemosha. Kane 450miliard euro borxh pa paguar.....

          Përgjigjjuni
          1. a
            astriti

            kushedi sa do merzitet saliu per ndehyrjen e be .pale ai burgaxhiu .patjeter qe ata jane te koruptuar se ska mundesi te reagojne ndaj greqise qe e do kaq shume shqiperine .dashurine e saj e ka treguar ne te shumtin e heres .dhe prandaj saliu e do bejlerin se ate e do greqia .ajo greqi qe vdes nga dashuria per shqiperine e shqiptaret .por dhe ne e duam shume greqine po sidomos greket e bukura .dhe do ti duam me shume ne te ardhmen.dora qe skafshohet puthet .kjo do ndodhe me greket ne te ardhmen .e sigurte qe bejleri nuk do behet kryetar ,greqia do ta shese me se fundi dhe do vazhdoje te na puthe doren . keshtu rrokulliset historia ,nje here ma hype gjithe jeten do ta hyp .

            Përgjigjjuni
            1. G
              Greqia vetem mike s eshte.

              Prisni s e nuk kini pare gje akoma...Shqiperia nuk e kalon kete proces pa I dhene dicka greqise..nje status si serbet,definitely apo shpalljen e Korces minoritet(se Himara s diskutohet)....Preteksti nese s do jete Bejleri do jete Bollano,nese jo Bollano do jete Dule....Kush do te grinder e gjen shkakun(pse ne sheh shtrember)

              Përgjigjjuni
              1. r
                reti11

                Janullxhijt jarin do marrin. Fuck ciganët e anadollit.

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Erdogan

                  Cfare ti bej une fashisteve te Generalit Telinit qe donte ta shpinte Pashallekun Turk te Deputetit Osmane Ismail bej Vlores,Frashellinjve,Hasaneve,Tahsimeve ne Preveze se Greqia erdhi Tre here te clironte Epirotet nga Turkoallvanosat. Fashisteve te Italise qe ne 1912en moren Dhodhekanisen (12 Isujt Greke) me kapitullimin e Perandorise Osmane. Fashisteve te Romes qe pushtuan Magna Grecian e Arkimedit per te cilen Pirrua i Epirit luftoi per ta cliruar. Arnautet nuk kane per te bere kurrrrre State (shtet "shqip").

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hahahahaha....na mbyten hajvonet....

                    Hahahahaha....Greqise edhe Epirin e jugut ja dha...flota detare...anglo-franceze....se ushtrise greke i rane "ushkuret"....kishte 2 muaj qe lenin kockat ne tokat shqiptare te Camerise.....more kokrra e debilit qe librat e historise i lexon me koke-poshte.....

                    Përgjigjjuni
                    1. @
                      @

                      O t ë qiftë kina atë kurvën që të ka bërërracë e ndyrë

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shkodrani

                        Uou, uou, mbaji kuajt o karrocier se do te perplasesh! Ke pire dhe ke pire keq, je bere thumb fare. Titulli "Tondites" duhet te perdoret per gjendjen tende mendore. Ke nje konfusion dhe je me te vertete i shqetesuar. Nqs i ke mbaruar evrote gjermane qe te fali "jani" ta paguaj une viziten mendore kudo dhe sado qe te jete. Nuk dua te mi kthesh nuk jane borxh, dua vetem te te ndihmoj. Mbasi te kurohesh do te te gjej nje pune dinjitoze qe te mos kesh me nevoje te biesh ne kete gjendje dhe te behesh gazi i botes. Ne patriotet e tuaj kemi zemren e mire dhe meshire te vertete dhe nuk diskriminojme apo vrasim naten te te qajme diten. Nuk jemi as terroriste si beleri i organizates se quajtur shteti dhe kisha greke.

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Dembabadem

                        "Rames nuk ja pret mendja se Greqia do bllokoj Shqiperin " Tani ju mbush mendja?? Berja e busteve dhe jarget e lepirjeve vajten kot.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kathimerini

                          Po tja hapin letrat njehere Kyriakos Mitsotakis dhe qeverise se tij, leter shkembimet dhe arkivat qe faktojne oer pagesa nga 500 euro per berjen me letra greke te shqiptareve dhe fonde europianesh per te bere me letra greke shqiptaret, e te shkoj ne Gjykate te Hages te denohet si cdo veper penale europiane, pastaj ti tregoj europes sa te ndershem jane greket me shqiptaret.

                          Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje