Federata e opozitës me “Republika Srbska”

28 Nëntor 2023, 19:20Politika TEMA
Federata e opozitës me “Republika Srbska”

Nga Ylli Pata

Që debati publik në Tiranë  është kthyer në një skenë e një teatri absurd nuk ka ditë e emision që të mos tregohet.

Ku shpallet hartat e Ballkanit dhe Europës pas vitit të ri, luftrat e kataklizmat e reja së bashku me adhamudhët që luftojnë kancerin me spec djegës, avokatë që shpallin jashtë procedurave jo vetëm SPAK, por edhe EUROPOL-in e policinë francize me përgjimet e aplikacionit Sky.

Po ka edhe më; muxhahidinët iranianë të strehuar në Manëz, pas blitzit të verës që u bëri policia janë mbledhur dhe kanë xhiruar një klip “Rrjedh në Këngë e Ligjërime” version Farsi, ku refreni “Po ku ka si ti o Shqipëria Ime” binjakëzohet me “Ohhh, Ohhh Irannn!”.

Po kjo nuk është e gjitha! Ka ditë që po në panele po bëhet një debat i nxjehtë mbi “Federatën e Opozitës” që shpalli Fatmir Mediu.

E kjo ishte një nga ato teoritë konspiracioniste më të mëdha që konkurron fort Rrethin Katror të së djelës, ku thuhen të mëdha pa fund.

E në fakt, e thotë një kryetar i një partie, i cili e mori nga Sabri Godo si një forcë politike në mos kundërshtare, alternative në opozitë, e që prej vitit 2005, e dha me konçension te doctor Berisha me skëmën e Megadushkut. E prej asaj dite, Partia Republikane nuk është më realitet as politik as numerik, madje as publik. 

Si PR-ja e Mediut, edhe partitë e tjera janë thjesht fantazma të së shkuarës së emrit të tyre. PBDNJ-ja tashmë është kthyer në një grupim që kërkon Asocacionin në Himarë me “martirin” Beleri, pasi në zonat ku ka minoritarë grekë nuk merr asnjë kokërr vote.

Partia e Dash Shehit, e cila ka qenë gjithmonë një entitet politik që është e emëruar me kreun e saj, e cila në çdo zgjedhje ku ka konkurruar i ka shkaktuar një humbje të fortë Sali Berishës. Duke treguar sadopak diferencën që një elektorat i moderuar mendon dhe e koncepton krejt ndryshe të djathtën.

Ndërkaq, Partia Agrare e Agron Dukës, nuk ka mundur asnjëherë që të garojë realisht në një palë zgjedhje, pasi është margjinalizuar prej lëvizjeve që kanë ardhur nga SHQUP-i.

Në thelb, siç thotë Aleks Xinxat e filmi Vendimi, këto parti kanë vetëm kryetarët, pasi bazën ua ka marrë “Enver Hoxha” i së djathtës.

Ndërkaq, qëndrimi politik në lidhje me çështjen kryesore që ka opozita sot: ç’do të bëjë me Sali Berishën, ata janë më fluid se Gaz Bardhi.

Sipas tyre ata pranojnë që në federatë të hyjnë të gjithë ata që janë kundër kësaj qeverie dhe janë gati për të luftuar regjimin aktual. Pra, të ketë edhe grekë edhe çamë që kanë inat Edi Ramën.

E krahasuar me një realitet paksa afër nesh, duket si Federata e Bosnjës që ka pranuar me zor nga Fuqitë e Mëdha, një shtet të përbashkët me Republika Srbska të Milorad Dodikut. E cila prej 30 vjetësh duket një realitet që nuk funksionon. Prite këto ditë, kur edhe Gazmend Bardhi të shpallë: “Shtetet e Bashkuara të deputetëve të opozitës”…

18 Komente

  1. r
    robi

    kjo federate e partickave do te quhet: Federata opozitare ballkanike e Baz Gardhit.

    1. N
      Nard Ndoka Injoranti

      Një shoortë me karavidhe nuk mund të vijë në pushtet. A mos vallë i din për budallenj shqiptarët keta. Çfar te mire i kan sjellë Shqiperisë këta b..lëpirës.

      1. A
        Anonim

        Edhe vllehet qe kemi ne ketu ne shqiperi si republika serbska jane. Nuk tregojne qe jane vlleh por i kupton se me antishqiptare se ata s ka.

        1. E
          Erdogan

          Keta jane qesharake si gjeneralet e ushtrise se vdekur!

          1. B
            Boston

            Shume e sakte …. komenti juaj “Erdogan” Keta flasin per demokraci kur kane mbi 25 vjet qe qendrojne kryetarë pa anetare……. Vegla te shemtuar te Sali kriminelit dhe hajdutit….

          2. 1
            100parti 100qylaxhinj

            Vetëm kur shikon këta katër qylaxhinj,nuk të bëhet të qëndrosh në Shqipëri. Njerzit ropaten në punë dhe mezi mbijetojnë,këta maskarenj i janë qepur hales Sali dhe marin miliona duke bërë llogje e servilosur

            1. V
              Visi

              Te nderuar! Keta zoterinj (te mire vetem per bythen e tyre) ia kane pare hajrin hajduterise ne emer te popullit. Kjo eshte puna e tyre e perditeshme dhe askush nuk do te mbetet pa pune. Prandaj cdo pyetje qe ka ne thelb "Po keta cfare k...n duan?", ka pergjigjen e mesiperme. Fatkeqesi per ne qe kemi te tille zorra me vule ne xhep, qe as veten nuk nxjerrin dot deputet ne zgjedhje. Sa te jene keta verdalle, nuk ka nderrim te forces politike - keta as te q..ne dhe as te leshojne! Mire do ishte te deklaronin se me cfare jetojne (sidomos Nard Ndoka qe e ka shtepine (njeren prej tyre) tek Ambasadori ) duke qene se ka shume kohe qe nuk eshte deputet. P. S. Mungon ne foto korifeu i Inxhinierise se ndertimit dhe kryetar i Partise me te rendesishme ne 30 vjet pluralizem, Z. Artur Roshi - shume gabim fotografi qe nuk e ka mberthyer edhe ate ne kete mbledhje solemne ne asfalt.

              1. S
                Shefqet Çela

                Do të doja të linja një përgjigje pooor a ja vlen për këtë çorbë partish që dinë vetëm të bëjnë sherre midis tyre dhe gjullurdi në parlament; në vëndqë të thonë fjalën e tyre?

                1. s
                  s'bohet Federata ne Shkerdhata !

                  Kta funerina duhet te zhduken nga Politika se e treguan tashme se per cfar jane ne Politike . Ka plote shqiptare qe mundet por edhe jan te afte ti japin shume ktij vendi .

                  1. K
                    Kafja e madhe

                    Ju as ne kafe te madhe ne shkoder nuk ju lan me hi se prishni panoramen jo ma vota

                    1. E
                      Emiljano

                      Jane qesharake me keto federata opozitare apo bashkimi opozitar,njesoj si vitet 90 kur ne kinema kishte vetem nje film gjithe javes vetem sa i ndryshonte titullin, njeher Tigri karates pastaj Luani karates e kshu me rradhe.Nuk e di a ka ngel njeri qe beson keta palaco cirku qe hidhen sa me nje cep me nje cep tjeter

                      1. a
                        ardit

                        Qylaxhinjte pa vota..

                        1. S
                          Shpendi

                          Te gjithe keta te ashtu quajtur kryetare mini partish , qe kerkojne krijimin e federates , aktualisht jane lojtare rezerve ne parlament . Ka dhe nga ata si Nard Noka , Arian Starova e disa te tjere qe nuk i dihet as emeri i tyre e as i partise qe perfaqsojne , jane lojtare qe nuk kane vend as ne stolin e rezervave por ne shkallet e stadiumit . Keta jane si ata ultrasit qe bertasin mbas portes per ekipin e tyre dhe nuk u a ndjen fare per rezultatin e ndeshjes . Ndersa lojtaret rezerve si Mediu i cili ka thyer kemben ne Gerdec dhe nuk eshte rikuperuar ende , Duka i krimit te Saliut , nuk eshte aktivizuar asnje here dhe stervitet per tu relaksuar , Dule greku eshte vene ne ndjekje te menaxherit dhe sponsorit te tij burgaxhi qe e ka braktisur bashke me fansat , ndersa Dashi me mjeker e mustaqe , mundohet te rrise performacen politike me doping . Keta kerkojne federaten e re , se tani e ndjejne qe po braktisen nga trainieri dhe do ngelin fare pa ekip. Vetem qejfi i tyre per te qene ne politike , i mban gjalle per te enderuar variante te reja organizimi federatash.

                          1. J
                            Juliano

                            Këta janë ordinierë me mandat hajdutësh. Nuk ka ligj e nuk ka shtet, që këta të vjelin nga shteti taksat tona. Duhet një ligj ku nëse nuk mer votat e elektoratit tënd me një përqindje të caktuar, këta duhen hequr buxheti që marin nga shteti. Të katër që shohim në foto, nuk kanë elektorat, mbledhjet dhe takimet i bëjnë me qoka, sot tek mua beser tek ty që të duket se kanë antsre. Jemi vetë ne që jemi përdorur për këta rrugeçër, ku vjedhjen që na bëjnë, shkojnë e luajnë nëpër kszino apo me dashnoret nëpër motelet e seminareve që u thonë familjeve të tyre. Hiqua karramanen, prandaj bëjnë konfederata e sparkada se tallin bythën me taksat tona.

                            1. S
                              Shqiptar

                              Cfare foto e flliqur ????????

                              1. J
                                Jaçja nga Kirgistani

                                Merrni dhe Armando Dukën në Federatën Tuaj pë të bërë një ndeshje me skuadrën e Gaz Bardhit. O ju shpëlaftë mortja të gjithë juve.

                                1. I
                                  Iliri

                                  Por Si mund te lihet bosh qelia e medi vrasesit ,Si mund te mbetet tufa e derrave pa cobanin ndoka ,po beleri pa dulen, po qoftet pa dashin, po pedet pa gazin, po ndertimi pa turin e ballit kazanit ?!?!?!?! O dallkauke ,o felliqesira ,o hajdute ,o dallaverexhinj ,o vrases ,o gomere qe keni 33 vjet qe vidhni dhe vrisni shqiptaret duke mos u lene hapsire te rinjeve dhe te rejave ,te cojne perpara kete vend, ,akoma doni te qendroni ne krye te ketyre partickave me vetem krye.,aret sic jeni ju?!?!? Keni akoma para te vjedhura dhe beni jete sheikesh ,shushunja!!! !!Por CDO gje ka nje fund ,fundrina, dhe fundi Juajka ardhur........

                                  1. I
                                    Iliri

                                    Por Si mund te lihet bosh qelia e medi vrasesit ,Si mund te mbetet tufa e derrave pa cobanin ndoka ,po beleri pa dulen, po qoftet pa dashin, po pedet pa gazin, po ndertimi pa turin e ballit kazanit ?!?!?!?! O dallkauke ,o felliqesira ,o hajdute ,o dallaverexhinj ,o vrases ,o gomere qe keni 33 vjet qe vidhni dhe vrisni shqiptaret duke mos u lene hapsire te rinjeve dhe te rejave ,te cojne perpara kete vend, ,akoma doni te qendroni ne krye te ketyre partickave me vetem krye.,aret sic jeni ju?!?!? Keni akoma para te vjedhura dhe beni jete sheikesh ,shushunja!!! !!Por CDO gje ka nje fund ,fundrina, dhe fundi Juajka ardhur........

                                    Lini një Përgjigje