Frrok Çupi: Kërcënimi grek, përrallë e së shkuarës, Shqipëria i ka plotësuar kriteret për në BE

30 Nëntor 2023, 09:49Politika TEMA
Frrok Çupi: Kërcënimi grek, përrallë e së

Analisti Frrok Çupi ka komentuar qëndrimin e Athinës ndaj Shqipërisë në BE për shkak të çështjes Beleri. Çupi tha se presioni grek ndaj Shqipërisë për integrimin në BE, është një përrallë e së shkuarës. 

Çupi shtoi se Shqipëria i ka plotësuar kriteret për në BE. 

“Qëndrimi i Greqisë ndaj Shqipërisë për çështjen Beleri, dhe sidomos qëndrimi bllokues për në Bashkimin Europian, është para së gjithash jashtë kohe. Këto taktika janë përdorur nga shtetet, janë grindur, por ka ndryshuar koha.

Trendi tashmë është ky që BE, Europa domosdoshmerit do të zgjerohet, do ketë në radhë të parë Shqipërinë që realisht ka zënë radhën për të qenë e para. Ka plotësuar tërë kriteret.

Kjo e Greqisë, është jashtë kohës, e pamundur, nuk duhet ta bente. I dimë arsyet pse ndodh në Greqi. Ndodh me Greqine sepse gabimisht qeveria greke është kompozuar me disa organizata ekstremiste, terroriste antishqiptare, antiturke dhe antieuropiane dhe kjo është arsyeja që ata e kanë marrë zvarrë qeverinë dhe e cojnë në këto shtigje shumë të errëta.


Qendrimi i Gjermanisë dhe Spanjes përfaqëson Europën edhe në sensin simbolik. Gjermania është themeluese e BE, së bashku me Francën. Spanja është pjesa mesdhetare e BE, ku ka kapërcyer qindra probleme shumë më të rënda nacionaliste se sa vetë Greqia.

Është një përrallë e së shkuarës. Pyetja është: Do lejohet Europa të mundet nga luftrat e Lindjes apo do pranohet Shqipëria në BE?'', - tha Çupi në studion e Tirana Live në ABC News.

2 Komente

  1. K
    Klimax

    Mirë do ishte të keni një pasqyrë para surratit para se të lëshoni këto xhevahire për të parë në sy realitetin e të qënit demokraci shqiptare, drejtësi shqiptare, korrupsionin shqiptar, kriminalitetin shqiptar, nacional-shovinizmin shqiptar, otomanizmin shqiptar, islamizmin shqiptar, anti europianizmin shqiptar.

    Përgjigjjuni
    1. A
      AI

      O Qup....po ata e thane cope...o spiun Grek

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje