Pse e hoqi Berisha 29 nëntorin në 1992-in?

29 Nëntor 2023, 17:54Politika TEMA
Pse e hoqi Berisha 29 nëntorin në 1992-in?

Nga Ylli Pata

Me daljen e dokumenteve gjermane, por edhe britanike, sot nuk ka asnjë dilemë për ditën e fundit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Materialet e publikuara prej vitesh nga historiani Mareglen Kasmi, nga arkivat gjermane janë pasuruar edhe me të tjera burime.

Historiani Romeo Gurakuqi, publikoi një material të gjatë në faqen e tij në Facebook, i cili është i marrë nga arkivat britanike.

Profesor Gurakuqi, i cili në qëndrimet e tij ka qenë mjaft kritik ndaj Luftës Nacional Çlirimtare dhe rolit të PKSH-së, gjithsesi thekson se Shkodra u çlirua më 29 nëntor 1944 dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim tashmë.

Në fakt nuk ka pasur asnjëherë një dyshim real historik. Edhe Padër Zef Pëllumbi në librin e tij epic “Rrno për me tregue” thekson se më 29 nëntor në Shkodër erdhën forcat partizane.

Po përse atëherë në Shqipëri kemi 33 vjet që zhvillohet një debat i pambarimtë mbi ikjen e gjermanit të fundit? Kjo sepse PD-ja sapo erdhi në pushtet më 22 mars 1992, ndër vendimet e para që mori ishte shfuqizimi i 29 nëntorit si Dita e Çlirimit dhe caktimi i datës 28 nëntor, si festë e përbashkët edhe e pavarësisë dhe e Çlirimit.

Një kaos që solli një ndarje të madhe në shoqëri, e natyrisht politizoi të gjithë historinë e vendit. Duke futur në një amulli të gjithë mendimin shkencor dhe qëndrimin logjik mbi një nga zhvillimet më të rëndësishme siç ishte lufta antifashiste.

Europa e sotme, e jo vetëm ajo, është krijuar nga fryma antifashiste e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, pjesë e të cilës ishte edhe Shqipëria.

Heqja e 29 nëntorit nga ana e pushtetit të Sali Berishës nuk se u bë duke u konsultuar dhe gjetur një zgjidhje akademike të çështjes, meqë bëhej fjalë për një vulë shkencore.

Njerëzit që dolën kundër datës 29 nuk ishin gjë tjetër veçse politikanë të PD-së, ose personazhe që më pas u quajtën historianë thjesht sepse u emëruan nga partia në akrivat e shtetit, apo studiues autodidaktë, si doktorët që shërojnë kancerin me fara e gjethe në studion e Çanit.

Mbrëmë, në Shkup, në televizionin Alsat Maqedonia, dha një intervistë profesor Neritan Ceka, i cili në më pak se 50 minuta sqaroi thjeshtë e saktë të gjitha dilemat historike që ka në Maqedoni në lidhje me Ilirët, sllavët, por edhe historinë e re të shqiptarëve.

Me argumente të betonuara në punën e tij shumëvjeçare në arkeologji, prof Ceka dha një nga intervistat më të mira, që asnjë televizion i Tiranës nuk ja ka kërkuar.

Pasi këtu në vend që të thërrasin njerëzit që kanë një jetë që merren me shkencën e historisë, thërriten arkivistë e qeflinj arkivash, të cilët këtë punë e kanë me mide, e madje marrin përsipër të quajnë banditë e kaçakë figura të rëndësishme historike, për të cilët nuk kanë folur në të njëjtën mënyrë ata që kanë një jetë mbi dokumente e materiale arkeologjike e arkivore.

Megjithatë, kjo është tjetër gjë. Sepse thelbi qëndron pikërisht tek politika. Pse e hoqi pushteti i Berishës 29 nëntorin?

Kur një pjesë e rëndësishme e pjesëmarrësve në Luftën Nacionalçlirimtare ishin edhe përkrahësit e parë të Partisë Demokratike. Kishte edhe partizanë që u bënë anëtarë dhe përfaqësues forumesh të PD-së.

Heqja e datës së çlirimit, krijoi një përçarje të madhe në vend. Sa u kthye edhe në kauzë politike. PS mbrojti fort 29 nëntorin, e organizata e veteranëve u kthye një strukturë gati politike pranë PS-së siç është edhe sot.

Edhe pse PD vendosi 28 nëntorin si datë çlirimi, gjatë pushtetit të saj, dita e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe luftës së kryer nga partizanët pothuajse humbi çdo kuptim e përkujtim. Duke e zëvendësuar me përvjetoret dhe dekorimet e personazheve që kishin qenë në krahun e pushtetit fashist dhe nazist në Shqipëri.

Ideja ishte e qartë, që me 29 nëntorin, të hiqej një simbolikë politike e së majtës në vend, e kështu politika të zëvendësonte atë simbolikë me të tjera. Por kjo nuk kryhet me urdhër, apo vendim politik, siç nuk bëhet me dekorime politike rivlerësimi i figurave të diskutueshme në histori.

Në vende të civilizuara, këtë debat e kryejnë akademikët dhe intelektualët. Gabriele D'Annunzio, shkrimtari e poeti i madh Italian jo vetëm që ishte një përkrahës i fashizmit, por edhe pjesë e rëndësishme e strukturave politike nën 20 vjeçarin që drejtoi Musolini. Po ashtu edhe poeti i njohur amerikan Ezra Paund etj etj. Vlerësimin e tyre nuk e ka bërë pushteti politik antifashist i ardhur pas Luftës së Dytë Botërore në Itali, por njerëzit e shkencës dhe të letrave. 

Sot në Itali, kryeministre është kryetarja e një partie që origjinën e ka nga neofashistët e Movimento Sociale Italiane. Si Giorgia Meloni, ashtu edhe drejtuesit e partisë së saj nuk marrin pjesë në festimet e 25 prillit, ditën e Çlirimit të vendit nga fashizmi. Madje këtë e thonë hapur, duke mbajtur qëndrimin e tyre kritik ndaj 25 prillit, atyre që e mbështesin dhe bëhet një debat i zjarrtë në mediat italiane. Por nuk i ka shkuar asnjëherë në mendje partisë së Melonit që të heqë me vendim parlamenti Ditën e Çlirimit. 

Edhe në Shqipëri, do të ketë gjithmonë një pjesë që e sheh me sy krejt tjetër, madje edhe të ashpër çlirimin e Shqipërisë nga nazizmi, partizanët, pushtetin që erdhi më pas etj etj. Ky debat sipas të gjitha gjasave nuk do të përfundojë ndonjëherë. Palët janë të ndara, siç u nda bota me thikë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. E në Shqipëri, pasojat ishin edhe më tragjike, e ka logjikë një ndarje e madhe. Pushteti që erdhi pas rrëzimit të komunizmit, detyrën e kishte që të pajtonte e zbuste traumat e diktaturës, e jo të hapte të tjera.

Siç dhe ndodhi, por që politikisht humbi PD e Sali Berisha. Të cilët bënë kundër edhe të gjithë ata pjesëtarë të Luftës Nacional Çlirimtare që ju bashkuan opozitës, me shpresën e një pushteti demokratik. Elektoralisht, PD, me heqjen e 29 nëntorit i dhuroi të majtës një komunitet politik që thuajse nuk ka ndryshuar prej atëherë.

43 Komente

  1. K
    Kapterri

    Berisha ju hoqi trurin debilave e jo datat historike.

    1. V
      Vezet Rehas

      EHoqi ,se Partizani Jugosllav i Shkerdheu Nanen dhe polli Kete Bastard Ordiner Serb.

      1. R
        Raimond vlonjati

        Berisha e hoqi daten 29 Nendor sepse ne 29 Nendor eshte edhe dita e Clirimit te Jugosllavise . Por nuk kishte drejte sepse, edhe nje ditar i Komandantit te forcave Gjermane botuar ne gazeten Panorama thote qe " u larguam nga Shkodra me date 29 Nendor ". ___Por cudia eshte se ne ate kohe ne 1944 edhe vete udhehqeja e Partizaneve vendosen daten 28 Nentor si dite clirimi meqe kombinonte me diten e ngritjes se Flamurit .___Mirepo pas nje viti e nderruan e bene 29 Nendor duke e cuar ne daten e sakte , ndoshta ngaqe ishin ne miqesi me Jugosllavine, por qe ajo date 29 eshte data e vertete e Clirimit, pavaresisht se edhe Jugosllavia ka ate date si date clirimi Nga ana tjeter tani edhe Jugosllavia nuk ekziston me, keshtu qe 29 Nnedori nuk festohet me ne ish Jugosllavi

    2. C
      Columbo

      Nga 1 ditë pushim në 1992 për festat e Nëntorit, jemi në tre në vitin 2023 nga Rama.e hënë 27,28 dhe 29 nëntor.Bota po përpiqet që nga 40 orë në javë të punohet 30 ( temps partiel), ku i jep mundësi uljes së papunësis.

      1. B
        Byrektore SHQUP-i

        Nëse ka një fjalë të urtë që justifikon plotësisht sociopatin Sali Sheqere Karaxhiç Berisha është: Një budalla hedh një gur në lumë dhe ngrihen gjithë të zgjuarit për t'a gjetur.

        1. S
          Sali Beeerrrshiqi

          Sali Berisha si njeri problematik dhe armik i kombit tone, nen orjentimet jugosllave me kete veprim goditi si 28 ashtu dhe 29 Nentorin, duke bere lemsh momentet epokale shqiptare…

          1. R
            Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

            PATA ! Do ishte me sakte pyetja : Pse Lexhenda shkaterroi SHQIPERINE. Çashtu on Pate.

            1. Roberto

              Ore pse cuditeni?? Po te kesh ne krye nje KAFSHE si Sali Berisha mund te besh c'te duash bile edhe shtepine ku u ngrit flamuri ne Vlore mund ta marre dhe te thote qe flamuri u ngrit ne Tropoje. Do e kuptoni edhe njehere qe Sali Ram Berisha ka patur kartelen e skizofrenit ne spitalin piqiatrik ne Tirane??? Dr. Ulvi Vebiu e ka kuruar dhe u largua per ne Shba pasi Saliu e kishte futur ne listen e zeze te eleminimit.

              1. L
                Ladi

                Eshte e vertete qe partizanet ne Shkoder hyne ne dt 29, por nderkohe gjermanet ishin largur qysh me dt 28. Frika nga thashethemi se qyteti ishte minuar, vonoj hyrjen e partizaneve me dt. 28 - ashtu sic ishte dhe vendimi i KANÇ-it : - qe data 28 Nendor te ishte dita e çlirimit te Shqiperise nga nazistet ne respekt te ngritjes se flamurit ne Vlore dhe Skenderbeut ne Kruje, qe kjo date te ishte nje simbol i ndritshem ne historine e popullit tone.. Kaq e vertete eshte kjo sa qe ne 1945-en dita e çlirimit u festua me dt 28. Ne 1946, per here te pare u festua dita e çlirimit me dt 29, si rezultat i ndikimit te forte jugosllav. Por kjo nuk do te thote qe partia e S. Berishes, ka te drejten qe te ndryshoje daten e vendosur nga çlirimtaret, qe me gjakun, sakrificat dhe ne konteksin e kohes, vendosen per daten 29 Nendor.

                1. V
                  Vranakonti

                  Bravo,shume bukur e kini theksuar ne shkrimin tuaj se,qellimi i Sali Berishes per heqien e dates 29 Nentorit, si dita e vertete e çlirimit te shqiperise nga Nazifashistet dhe vendosja e 28 nentorit, ishte heqja e simbolit politik se majtes dhe venia ne ate te djathtes. Kjo eshte e verteta. Qellimi djallezor i Sali Berishes, e ketij djalli me brir.

                  1. B
                    Bureto

                    @Vranakont dmth, alternimi i datave 28 me 29 dhe anasjelltas, bëhet për qëllime politike dhe jo si ç'duhet të jetë nga dhe vetëm për arsye historike. Pikërisht se ka futur hundët politika, ky lëmsh nuk do të shkokolepset ndonjëherë. Datën 29 e vendosi një vit më pas Enver Hoxha për ta unifikuar atë me AVNOJ-n e jugosllavisë së Titos, kur vetë përmes një parade, në Tiranën e çliruar hyri me qeverinë e tij, në 28 nëntor. Është qesharake që data e çlirimit të jetë ajo kur iku (nëse) gjermani i fundit nga Hani i Hotit, por ashtu siç dhe llogjika e pranon, që duhet të jetë 17 nëntori, dita e çlirimit të Tieanës, kryeqytetit të Shqipërisë. Siç thua dhe vetë o Vrana, dhe ky është thelbi i vërtetë i debatit, 29-ta mbrohet nga të majtët, se qenka simboli i saj (!), që nuk duhet të jetë hiç kështu. Pavarësisht se për mua në Shqipëri nuk ka patur dhe as ka të djathtë (gabimisht antikomunistët quhen të djathtë, siç komunistët vetquhen të majtë, dmth socialistë), por le ta pranojmë se ka, aq sa ka të djathtë (liberalë, konservatorë, etj), atëhere për këta duhet të ketë një ditë tjetër çlirimi?! Budallallëk më të madh nuk mund të ketë dhe kjo e ka blrë këtë debat qesharak. Për mua historinë, pavarësisht rrethanave si e kur ajo ka ndodhur, nuk duhet ta bëjnë "fitimtarët", edhe pse thuhet dhe kështu!! Mu për këto arsye pir jo të vetmet, unë e ti deri ditën që do kemi jetë, debati kështu do vazhdojë dhe në nëntorët që do pasojnë. Më tej......!

                  2. a
                    agushkari

                    Ndryshimi I kesaj date solli dhe rrenimin e Partise se salihi gerdecit karaxhiçit qe qiu shiqeren prej viqidoli

                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                      Shqipëria nuk ka datë "çlirimi" sa të jetë gjallë dhe në pushtet Berisha!

                      1. S
                        Sali edepsezi.

                        Dythundraku I Vicidolit me emrin Sali arriti ti bej deme vendit me shume se pushtuesit.Ai nuk la nje fabriek ne kembe i leshoj njerezit si bagetia qe te rrembenin gjithcka.Prishi administraten dhe vendin e intelektualeve e zune gomaret the krijoj plepat e drejtesise. Po shkollat qe shiteshin diplomat si patate. Te gjithe shikojme sot sec ka ndodhur ne ate vend.Kujto albetrolin menjehere del emri i Saliut ehe Lirise e shoqate me zagarin Taci kalo tek Chez del Zeni e Sali shko ne porto romano del Gita si cita shko ne Gerdec del Zeni po komleksi partizani e sume te tjera.Fakti qe SHqiperia u pushtua dhe u clirua nuk e fshin dot edhe Sheqerja te ngrihet nga varri.Datat e pushtimit the clirimit nuk fshihen dot.Ishin bij nenash ata qe luftuan

                        1. u
                          u shofshin zagaret e Lexhendes

                          koment teper i sakte . respekt

                        2. S
                          Sheqeri

                          Superfshatar, floket me vije ne mes Karikature karagjozkatrankk Fundi me sekonda

                          1. Liri popullit nga Berishizmi

                            Bo bo akoma merren me Sali Bishen anti shqipetarin me te madh te te gjitha koherave , ai maskara me siguri eshte dora e agjentures Serbe qe nuk ka pasur te ndalur ne krimet qe i ka bete ketij vendi , se nuk ka si shpjegohet qe kudo qe ka vene dore ai maskara ka prekur ndjenjat e popullit shqiptar .

                            1. J
                              Jamserb Malltezi

                              Saliu rrenoj cdo gje ne Shqiperine post komuniste, e cfare e kishte ky kriminel te ndryshonte edhe daten e e clirimit te Shqiperise nga nazistet gjermane, e dinte veten te paprekshem, por sot ka kapur fundin dhe e pret burgu familjarisht.

                              1. U
                                UÇK

                                Sali Karagjiç Krimineli hajni dhe vrasesi i Shqiptarve Ky është profili i Sali Ram Viçidolit

                                1. Z
                                  Zot na fal cfare ke krijuar !

                                  Rrnofte Shkaterruesi Shqiperise. U shofshin zagaret e tij. Zoti marrte hak.

                                  1. S
                                    Shaqiri

                                    Po pse car mund te presim nga saliu, ai eshte qenia njerezore me e peshtire, qe ka pjell e shkreta Sheqere, ta dinte e shkreta se car do pillte e kish hequr me kohe.

                                    1. N
                                      Nikla

                                      Prit prit o byrazeri se atij i ka ardh mortja,po shife edhe vejm bast sa te duash qe do ta bojn hero e do i ngrejne lapidar,me bast po nuk shkoji kshu me ket pis hale legen qe ja qifte Africa pragun!

                                    2. P
                                      Pensionisti

                                      Po Vicitoli kur eshte cliruar!?

                                      1. s
                                        shqiptari

                                        Lali Loku gjithmone ka prodhuar konflikt per te shmangur vemendjen nga problemet reale te Shqiperise, por ne te njejten kohe ka bere qoka te ata shqiptare qe kane urrryer LANÇ. Lali Lokut i ka ardhur fundi.

                                        1. x
                                          xheJ.eN.Bi

                                          Kur shkruan .."Pushteti që erdhi pas rrëzimit të komunizmit,"nuk e di nëse e thonë nga padituria ,apo naiviteti.Komunizmi është sistem si Kapitalizmi dhe Socializmi.E kur Shqipëria ka qënë në Sistemin Komunist ??? Ka qënë në Socializëm e drejtuar nga një parti Komuniste.Shumë e thjesht ,po përse e " ngtrojnë"??

                                          1. B
                                            Bejkush

                                            Z. Pata,dhe compagnia cantante! Asnjë vend në Europë nuk ka datë çlirimi. Përderisa një vend quhet i pushtuar kur bie kryeqyteti ( më 7 prill 1939 italianët morën Tiranën kurse në Skrapar arritën më pas , sidoqoftë ne 7 prillin mbajmë si datë pushtimi),në mënyrë analoge Shqipëria është çliruar më 17 Nëntor 1944! Data 29 nëntor 1943 është data e festës të Federatës Jugosllave, si dita e AVNOJ, prandaj Hoxha "u kujtua "për datën kur u çlirua Shkodra ,për t'ju referuar bashkimit me Titon që kishte ndërmend ! Mos na çani më veshët me diskutime të tilla,se jemi bërë gaz i botës( 29 ishte,ajo le të mbetet). P.S. Komunisti Sali ka ngatërruar dynjanë që nga shfaqja e tij në politikë,atij mos ju referoni për asgjë se e pësoni. Fatkeqësisht, as politika, as media ,as akademikët në këtë vend nuk kanë respekt për këtë popull.

                                            1. r
                                              rrofte Lexhenda dhe zagaret

                                              sakte Bejkush ! Pushtimi dhe Çlirimi i Kryeqyteteve jane data historije ...jo kur iku pushtuesi i fundit nga kufiri.

                                            2. A
                                              Antikomunisti

                                              29 Nentori mund te jete vertet dita e largimit te gjermanit te fundit e per rrjedhoje dita e clirimit te vendit. Por, nese dita e perfundimit te luftes solli begati e perforcoi demokracine ne vendet perendimore, kjo dite tek ne perkon me diten me fatkeqe per vendin: instalimin e sistemit monopartiak, te ekonomise se centralizuar dhe diktaturen me te eger. E, prandaj une bashkohem me qendrimin per te mos e festuar kete dite te nemur

                                              1. L
                                                Li

                                                Po ata qe luftuan per kete çlirim e dhan jeten ku ti çojm o i paudhe. Neqofte se je nga ata qe eterit kan perkrahur pushtusin ta kuptoj hallin. Po m@ti nuk lahet me sh@re

                                              2. A
                                                Accidentally_genius

                                                Per te gjithe ju plehrat e komunizmit, ju pjella e se keqes, ju mutrat qe doni me cdo cmim te sillni komunizmin, ju slleverit qe se njihni lirine por gjeni qetesi vetem duke qene vasale te serbise, ju mbeturinat e kombit, harrojeni se do ja arrini...ka akoma shqiptare qe do jua shtype koken si te gjarprit perfundimisht, ditet tuaja o pjelle e se keqes jane ne count down..dr.berisha jua ka dhene pergjigjen mbi baze historike pse diktatori me i eger i botes vendosi dt 29 si clirim te shqiperise, sepse donte ta bente shqiperine republike te shtate te serbise..duke qene se jeni shurre serbi shkoni e jetoni atje mos u perzieni me kombin tone..te djall vafshi dhe dite te zeza pafshi..ne fund,, JU QIFSHA MOTRAT

                                                1. E
                                                  E.v

                                                  Na kenaqet, meloni po ju thote :une si Itali do te vazhdoj te fus hundet e mia ne punet e Libise dhe te Etiopise dhe kurre nuk do heqim dore nga endrrat e vjedhjes se ketyre vendeve prandaj merrni libianet e etiopianet emigrante ne Lesh apo Lezhe,sepse keshtu duam dhe Pike. Karten e shqiptareve te mos guxojne ta perdorin as italianet es greket te cilet 46 vjet komunizem e pane si perdridheshin shqiptaret nga hallet si gjarpri ne gure dhe sus pus se hapnin gojen deri priftat i lane te kalbeshin ne burgje per 46 vjet dhe nuk ben asgje ti shpetojne,shifet se kur ju do prapanica..se cfare bejne.Prandaj me parate qe fitojne nga kto vende le ti mbajne kampet e veta.Nuk bo Shqipnia lufte ,bejne italia e greqia lufte. Sala o si puna dopjo gjashtes qe ju ka ngel ne dore edhe edit. Bofshi qef tu i nxjerr syte njoni tjetrit,e lejini shqiptaret te hajne nje cape buke rehat ne vendin e vet,qe kane 80 vjet qe nuk po e hane dot.

                                                  1. E
                                                    ENTSOE

                                                    Berisha komunisti dhe lengaraqi donte te lante mutin me shurre, duke prishur CDO gje qe ishte bere ne komunizem, absurdi ishte qe ai arriti deri Tek prishja e festive, si vete komunizmi me festat fetare, pra nje model, aq komunist I lig ishte dhe eshte, kultura e tij sociale eshte zero.

                                                    1. s
                                                      spata

                                                      Kush e pjerdh Saliun te vendosi se cila eshte dita e clirimit .Saliu dihet kush eshte .Ai ka punuar e punon per padronet e tij te agjentures serbe . Sic dhe shkruajne Akademiket serb ,detyra jone eshte ,qe ti mohojne histortine shqiptarve .Duke u mohuar historine shqiptarve, ne jo vetem dalim mbi ta, ne trojet ku jemi ,por i veme dhe ne grindje te zihen e te vrasin njeri tjetrin .Keto synime te serbve ,ne Shqiperi e kudo ku ka shqiptare, i ka bere dhe i bene Saliu me politkat qe ndjek .Po nuk u cfaros fara e ketij tradhtari nuk shpeton Shqiperija dhe shqiptaret.

                                                      1. S
                                                        Sali qeni

                                                        Pse e hoqi? Sepse eshte bir kurve dhe kelysh udb.

                                                        1. P
                                                          Plaku pa dhambe

                                                          Nuk ishte clirim por largim i gjermaneve .qellimi i partizaneve ishte jo ti perzinin gjermanet por ti mbanin sa me shume ne token tone ne menyre qe tu lehtesohej barra aleateve ne frontin e lindjes.gjithsej u vrane 2400 gjermane pjesa derrmuese nga sulmet e aviacionit britanik.gjithashtu ndihmuan edhe ushtaret italiane si profesioniste .kontributi i shqiperise ishte teper modest ne WWII ,armet e paret e britanikeve partizanet shqiptare i perdoren me teper ne luften per pushtet kunder shqiptareve te tjere .

                                                          1. D
                                                            D.Didani

                                                            Me sa di une ,Gjermanet iken nga Shkodra me 28. Ama nje Gjerman frikacak ishte fshehur ne nje katua te lopeve dhe kur pa qe erdhen partizanet ne qytet,mendoj se ata do ta gjenin dhe si te uritur qe ishin...... do ta benin shishqebap ....dhe ja mbathi....drejt Gjermanise. Ndofta akoma vrapon....o ju rente pika!

                                                            1. k
                                                              koment

                                                              28 nëntori dita e flamurit fullstop , 29 nëntori dita antifashiste e çlirimit fullstop...këto dy data janë të shënjta për shqipërinë dhe jo lojna politike....

                                                              1. B
                                                                Besi

                                                                Njeriu i UDB dhe Asfalise greke, shkaterrues i vlerave dhe perçares i kombit shqiptar. Mbeturine qe n'a e lane peshqesh qarqet agjenturore ne 1991.

                                                                1. D
                                                                  Dukagjinasi

                                                                  Duhet te kthjelleni ju te Shqipnise londineze dhe te kutponi se pjatelepiresi serbosllav enveri e beri 29 nentorin si fest, sepse ndjehej kopile i komunsiteve sllave. Shume mire qe terreoristet komunist (i tille eshte sali rama, madje edhe me i piste sepse eshte islamiko-komunist nuk e njellosen 28 NANDORIT e ne shqiptareve!

                                                                  1. A
                                                                    Askusha

                                                                    Mire e ka ""koha per sakrifice". Po, mire mor dadush, perse duhet qe ne te sakrifikojme, per ty? shumica mire e ndjejne veten, megjithese kane edhe pakenaqesi te medha. Po, per ty te sakrifikojme :)

                                                                    1. k
                                                                      km

                                                                      Injoranca nuk Ka kufi,madje Edhe kur Ka kostum "profesor doktor.Edhe pse mbiemri eshte i degjuar,vlerat e tij Jane antishqiptare.Gjirhsesi,shyqyr qe pranon se fundmi ,29 Nentorin,si dite te clieimit te "Republikes se pavarur te shkodres",krijim i Gurakeqit. Clirimin e Shqiperise e dine mire protogonistet-pushtuesit ne largim dhepartizanet fitimtare.Dikush e lidh me clirimin e Beogradit .Kjo i rrit vlerat Enverit,i jep ate qe nuk i takon,komandimin e Ushtrise se kuqe,sepse Beogradin e cliroi ,Jo Tito dhe Avnoi,por ushteia e kuqe e Stalinit,krimit i madh i te ciles eshte se shpeton Europen nga gjuha zyrtare gjermane Shkodren e dine mire kur u clirua vete partizanet qe cliruan shkodren,me 29 nentorDeshira ,Edhe ne shtabin e Pergjithshem te UNC ishte 28 Nentorin.Gurakeqi te lexoje cthine dokumentat e shtabit te pergjithshem te UNC.Jane te boruara,mjafton te shkojne ne biblioteke ,Jo ne Arkiv.Vetem Nese ne shkodres Jane djegur ndryshon puna .Por ne lufte nuk Ke gjithecka ne d'ore.Jane dhe kundershtaret Gjermano-Balliste qe luftuan me "trimeri"per mbrojtjen e shkodres,gjysma e te ciles ishte minuar per tu mbrojtur.Jane kurthe qe kundershtari nuk i di,i dine vetem autoret,trimat naziste dhe Balliste.Ndaj dhe "tradhetaret komuniste" nuk e realizuan deshiren,clirimin ne 28 nentor.Fitore e madhe balliste,me te cilen deri pardje mburrej historiani Rumao Gurakeqi.Nje partizan i Br.22 s,komandant batalioni ne ate kohe,ne kujtimet e tij thote "Ne 29 nentor,kur hyme ne qender te shkodres,pershendeta fitoren me nje karikator te automatikut Tim Beretta te shkrehur ne ajer."Ky automatik i eshte dhuruar muzeut te Pezes.Pra,Thelbi:-besoini ATA qe bene vepren,clliruan Shkodren dhe Shqiperine me mundin gjakun dhe sakeificat e partizaneve dhe popullit qe i mbeshteti.Poshte neonazistet,neofashistet dhe neoballistet qe Duan ti mohojne keto sakrifica.

                                                                      1. B
                                                                        Bureto

                                                                        @km! Kur shkruan se "nje partizan i Br.22, komandant batalioni ne ate kohe, ne kujtimet e tij thote 'Ne 29 nentor,kur hyme ne qender te Shkodres, pershendeta fitoren me nje karikator te automatikut tim Beretta te shkrehur ne ajer. në Shkoder dhe shtive me automatik'; ndaj pyes ai 'komandanti', pse shtiu? Gjeti aty ndonje gjerman, apo ata nga frika para se te vinin 'çlirimtaret' ua kishin mbathur? Nuk na thua Shkodren kush e çliroi, ata? Apo ju lajmeruan qe gjermanet iken dhe ata u versulet te mbushnin 'vakumin' dhe prej aty te fillonin spastrimin e Malsise nga 'reaksioni' antikomunist?! U be fare qesharake kjo pune, o 'km'. Gjermanet iken nga Shqiperia dhe vendi, le ta quajme si te duam, u boshatis prej tyre. Në Tirane u be ca lufte, u vrane dhe njerez nga te dy palet, keshtu në 17 nentor ajo u 'çlirua'. A nuk do duhej te ishte kjo date dhe data e çlirimit te Shqiperise?! Dhe keshtu mbyllej fare debati?

                                                                        1. T
                                                                          TAFIL TERFILI

                                                                          berisha donte te ndryshonte historine...lopcari i vidicolit...historia o shkence ekzakte si matematika...vertet qe kemi te njejten date clirimi me jugosllavine...por ne u cliruam ne 44 ...me forcat tona...kurse ata ne 45 me ndihmen e ushtrise ruse...nuk mund te perdhosesh o fshatar vicidoli sakrificen e nje populli te tere,edhe pse ideologjia ishte ajo qe ishte.rane deshmore ajka,te rinj ,te reja..idealiste ok...po dhane jeten per ket vend qe edhe ne vicidolin ten ...nje dite te dilte nje valixhe derrase e te vinte ne tirane,te behej komunist, mjek,dhe pastaj te na dilte demokrat dhe fashist i oreve te para.dhe te na sillte te gjithe katunarine ne vende kyce..ta kthente tironen dhe shqiperine si dragobia...me gjithe respektin se ajo zone ka nxjerre burra .yyyyyyyy lopcar...29 nentori eshte dita e clirimit.

                                                                          Lini një Përgjigje