Federatë opozitare? Minxhozi: Një komedi. Berisha kërcënime boshe, nuk ka mbështetje popullore

30 Nëntor 2023, 17:42Politika TEMA
Federatë opozitare? Minxhozi: Një komedi. Berisha kërcënime

Analisti Skënder Minxhozi e cilëson një komedi idenë e disa partive opozitare për të formuar një federatë të opozitës.

Në një intervistë për ABC News, Minxhozi u shpreh se Sali Berisha po bën kërcënime boshe dhe shtoi se nuk e ka mbështetjen popullore.

“Ngado që ta kapësh, ndodhemi në kuadrin e një komedie, janë dy komedi faktikisht. Jemi në minutazh analize dhe jo humori, por sinqerisht, të vjen të bëesh edhe humor. Zoti Berisha është një politikan i cili ka jetuar me sheshet, me turmat, me atë frymë populiste që e ka marrë të tijën.

Mendoni se zoti Berisha e ka nga pas popullin e opozitës, por ai preferon taktikisht për momentin, që këta protestues t’i lërë në shtëpi dhe ta bëjë vetën lojën dhe ta bëjë vetë protestën dhe t’i djegëv etë karriget dhe t’i thotë të gjithëve, qëndroni në shtëpi se do të dilni kur t’iu them unë?


Zoti Berisha, që nga maji i vitit 2021 që është shpallur “non grata”, ka pasur mundësi që popullin e opozitës, në mbështetje të kauzës së tij, por edhe më vonë kur u fut në hetimet e SPAK, ai të nxirrte dhjetëra here në sheshe, t’ia çonte Edi Ramës në zyrën e tij, por ironikisht, ne mbajmë mend që të fundit protesta masive, kanë qenë ato të Lulzim Bashës, nga shkurti në maj të vitit 2019, 4 vite larg. Zoti Berisha po kërcënon në ajër, në vakum, nuk ka prodhuar se po krijon dot mbështetje.

Ai ka një problem të madh me shtetin më të madh të botës, dhe me drejtësinë shqioptare, Për të dy këto probleme, nuk po gjen dot suport popullor. Thirrjet e tij dhe turet e tij nuk po prodhojnë frymë, kjo është e lexueshme.

Kjo shakaja e Berishës që këtej e tutje do shikoni atë që nuk ua merr mendja, mbetet një kërcënim bosh. Sa i përket federatës, kohët e fundit, e vetmja federatë e suksseshme është ajo e futbollit”, theksoi ai.

1 Komente

  1. r
    robi

    nuk eshte dhe fare bosh o Minxhoz, ka mbeshtetje naziskinet trushplare te mamurrasit qe dogjen deren e kryeministrise me molotov para 3 vitesh nen komanden e kryevagabondit Muli horri, ka dhe uniformat kafe nen komanden e Belo krricit qe dogjen bunkerin ne Tirane para 5 vitesh, ka dhe lristat erotiko-naziskine te haremit te Jales nen komanden e Floida surratalienes, kerpaces, sharebajges se Jales. Po ashtu ka dhe Sali Lushen me diagac, dhe Lefqen hunderr Maliq kokexhufken, ideatorin e revolucionit nafijedybekobaxhelljan.

    Lini një Përgjigje