Zbulohet drafti: Kufizime për opozitën dhe mbyllje dyersh për komisionet hetimore

30 Nëntor 2023, 18:25Politika TEMA
Zbulohet drafti: Kufizime për opozitën dhe mbyllje dyersh për

Qeveria shqiptare parashikon që të kufizojë të drejtat e opozitës për ngritjen, objektin dhe mënyrën e zhvillimit të komisioneve hetimore parlamentare, përmes një projektligji të depozituar të enjten në Kuvend nga deputetja socialiste, Ermonela Felaj.

Drafti i siguruar nga BIRN parashikon gjithashtu që të mbyllë dyert e këtyre komisioneve për publikun përmes interpretimeve evazive për mbrojtjen e të dhënave personale të dëshmitarëve, mbrojtjen e sekretit tregtar, atij shtetëror apo mosdëmtimin e “moralit shoqëror”.

Sipas ligjit aktual “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, mjafton kërkesa e 35 deputetëve dhe “Kuvendi është i detyruar ta miratojë ngritjen e komisionit”.

Por sipas draftit të Felajt, Kuvendi është i detyruar ta ngrejë komisionin në varësi të objektit të tij; kur çështja duhet të ketë të bëjë me funksionin ligjvënës dhe funksione të tjera të Kuvendit, kur objekti fokusohet në çështje dhe subjekte konkrete dhe kur ekzistojnë të dhëna dhe indicie të mjaftueshme për ekzistencën e çështjes.

Përcaktimi i objektit ka qenë në vijimësi mollë sherri mes opozitës dhe mazhorancës, e cila i ka cilësuar kërkesat për komisione hetimore të opozitës si tentativa për të hetuar individë dhe jo çështje që kishin të bënin me zbatimin e ligjit.

Ndonëse komisionet hetimore janë vlerësuar si një mekanizëm në duart e minorancës për të ofruar transparencë, drafti i dorëzuar në Kuvend parashikon një seri rrethanash për mbylljen e dyerve të këtyre komisioneve.

Mbledhje të mbyllura parashikohen gjatë dëshmive në komision, me arsyetimin se publiciteti mund të dëmtojë dëshmitarët ose të dhënat që paraqiten në komision.

Ky propozim vjen në dy variante.

Në variantin e parë, publiku përjashtohet nga mbledhjet me vendim të ndërmjetëm në rastet kur përfshihet jeta personale e dëshmitarëve, kur rrezikohet jeta e tyre ose kur bëhen referenca që lidhen me sekretin e biznesit/ tregtar apo me sekretin shtetëror.

Në variantin e dytë, drafti parashikon mbylljen e dyerve në rastet kur “publiciteti mund të dëmtojë moralin shoqëror ose mund të sjellë përhapjen e të dhënave që duhet të mbahen sekret në interes të shtetit”.

Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe vetëm nëse komisioni e gjykon të nevojshme. Gjithashtu, ligji i ri detyron  të gjithë anëtarët e komisionit që të mbajnë konfidenciale informacionet që dalin në këto mbledhje të mbyllura.

Duke mbrojtur këto propozime, deputetja Ermonela Felaj tha të enjten për mediat se dëshmitarët nuk mund të trajtohen si të akuzuar. Sipas saj, deputetët që bëhen anëtarë të këtyre komisione mund të shkelin Kodin Penal, sepse nuk e njohin dhe mund ta shndërrojnë komisionin në një organ që nuk është.

“Në Bundestagun gjerman nuk ndodh që të thirren dëshmitarë që janë të akuzës penale pa marrë lejen e prokurorit, ndërkohë në ligjin tonë nuk gjejmë garanci për dëshmitarin,” theksoi Felaj.

Por propozimi i saj kundërshtohet nga opozita.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, që drejtoi komisionin e fundit hetimor parlamentar për aferën e inceneratorëve, i tha BIRN se, dëshmitë nuk kanë pse të mbahen me dyer të mbyllura, as duke iu referuar rastit gjerman.

“Mund të ketë mbledhje të komisioneve me dyer të mbyllura kur shqyrtohet dokumentacion me natyrë sensitive, por ne në rastin tonë, nuk kemi pasur sepse qeveria nuk na dha informacione të tilla,” tha Tabaku.

Propozimet e tjera kanë të bëjnë me kërkesën për prova, që me ligjin aktual ishte e drejtë e çdo anëtari të komisionit.

“Vendimarrja e lidhur me provat, realizohet me vendim të ndërmjetëm dhe si e tillë ajo i nënshtrohet shumicës që kërkon kjo lloj vendimmarrje,” propozon Felaj. E njëjta gjë parashikohet të ndodhë dhe me kërkesën për dëshmitarët.

Që pas komisionit të bujshëm për aferën e inceneratorëve, mazhoranca ka refuzuar çdo kërkesë tjetër të opozitës, duke mohuar të drejtën kushtetuese për të kontrolluar qeverisjen, me pretendimin se ligji në fuqi ka nevojë për rregullime. Rrëzimi i kërkesave për komisionet hetimore parlamentare e ka shtyrë opozitën e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha që të radikalizojë qëndrimin e vet në Kuvend.

8 Komente

  1. D
    Dani USA

    Ne Shqiperi S,ka opzit po ka nje grup terrorit me ne krye Sali ka bere mire parlamenti me kufizimet nuk do degjoim brockullat e Sali kriminelit…….,,,,

    1. a
      alphazeta

      Në rast se opozita i ka pasur 35 deputetë dhe shumica nuk ka lejuar ngritjen e komisioneve, këtu kemi të bëjmë thjesht me shkelje të kushtetutës dhe të demokracisë.

      1. P
        Pensionisti i varfer

        Te hiqen fare komisionet parlamentare ,se keta funderina duhan sa me shume komisionne qe te paguhen plus rroges se deputetit ,jane para nga taksapaguesit ,keto para te komisioneve tu jepen pensionisteve

        1. E
          Establishmenti

          Dhe me keto ndryshime, xhaxhi edvin ram hoxha mund te beje ca i do trapi dhe mos te ndihet dot kush. Perballe ka sali plakun qe eshte mese i kenaqur ne fakt me ndryshimet pasi ka cfare te thote edhe per sa vite do te jete ne kete bote, ndersa rama mbtreteron.

          1. K
            Kur karrigia fillon dhe ndihet si pjese e trupit

            Duket katerciperisht,qe Rama, po e perdor karrigen e vet,per tja thyer ne koke te gjithe armiqve te jashtem dhe te brendshem te partise,duke e cvendosur bllokun e dikurshem tani ne Surrel.I eshte mbushur mendja,nga nje tru qe po i atrofizohet gjithnje e me shume,nga qendrimi ne pushtet dhe nga lloji i genit qe trshegon,se po ben pune te medha dhe i duhet dhe nje kohe e pacaktuar,qe ta perfundoje kete ´´veper madheshtore´´.Dhe nuk do te shikoje apo te degjoje se si e percepton dhe e ndjen personin e tij,nje qytetar i thjeshte,qe kerkon te beje nje jete normale ne vendin e vet ku e ka teper te veshtire te gjeje pune,me nje rroge normale,me kushte dhe maredhenie pune njerzore,kur aparati shteteror i tij qe duhet ti dirigjoje dhe zbatoje ligjet e reformes,, vec paaftesise mbart dhe nje epidemi korruptive.Dhe Rama,vazhdon pa fund qe asgje te mos ekspozoje,nga keto dhimbje te medha te ketij vendi,por vec te ekspozoje kartolina suksesesh,sikur te gjithe shqiptaret kane standartin e tij te jeteses. Vendi vazhdon te degradoje me tej nga qendrimi i tij ne ate karrige,qe e ka shndrruar ne nje karrige sunduse blloku. Vendi do te kish ndryshuar dhe mund te ndryshoje shume nqse ne ate karrige do te ulej nje personalitet si Veliaj,i ri i guximshem, me vizion te gjere dhe te vertet perendimor dhe shume pragmatist.

            1. A
              Arbeni

              Thashë se do ulje sali malokun në atë karrige.

            2. K
              Komisione për ritjen e mirëqënies të deputetëve .

              Gjynah për deputetët marin pak , s’ju dalin paratë për t’ë mbyllur muajin me rogën që marin , me dietat kur shkojnë në bazë që qajnë hallet e popullit , qiratë , karburantet e telefonat , verini gishtin kokës , j’u priten bonuset e komisioneve hetimore këtyre ??? Turp i madh për ne si popull t’ë trajtohen këta kështu , t’u hiqet kafshorja nga goja . Pushimet me ç’farë t’i bëjnë , po fundjavët , po ndonjë skedinë nuk do mbushin , po tymuset , shashkat , molotovët me çfarë t’i blejnë ?!

              1. R
                Real

                Te gjitha keto ndryshime behen per te mbuluar hajnat e ripjelljes, por do jene bumerang per kete mazhorance kur te kaloj ne opozite,ashtu sic eshte sot ndryshumet kushtetuese te vitit 2007 per Saliun. Krye hajni i ripjelljes kujton se do jete ne pushtet gjithe jeten. Kjo eshte semundja e diktatoreve.

                Lini një Përgjigje