Basha: Futja e vendeve të Ballkanit në BE, zgjidhja e problemeve 100-vjeçare! Të rinjtë të angazhohen në politikë

1 Dhjetor 2023, 11:53Politika TEMA
Basha: Futja e vendeve të Ballkanit në BE, zgjidhja e problemeve

Kryedemokrati, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me studente dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike, ku iu parashtroi atyre projektin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në bashkëpunim me aleatët strategjikë, për të ndërtuar të ardhmen në vend.

Ai tha se futja e vendeve të Ballkanit në BE, është zgjidhja e problemeve 100-vjeçare.

“Ne jemi një parti që e konsiderojmë futjen në BE si interesin më të lartë kombëtar, për Shqipërinë dhe për Kosovën.

Zgjidhja përfundimtare e të gjithë problemeve 100 vjeçare të Kombit shqiptar, në vizionin tonë, është futja e të gjithë vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian.

Dhe në kuadër të kësaj kemi edhe këto propozime. Në fund të fundit, çfarë janë?

Plotësimi i kritereve të Bashkimit Europian për kapitujt e rendit dhe sigurisë dhe të drejtësisë, të konkurrencës, të drejtave politike, luftës kundër korrupsionit. Si mund të na ndihmoni? Me angazhim politik.”, – u shpreh Basha.

2 Komente

  1. L
    Luli eshte gjeni haa

    Po c'thua o i marr pse duhet te pranoje k.e. kur nuk ke te njejtat vlera . Po beni lufte vrituni kujt i plasi trapi ooo gomar deti .

    1. K
      Komi

      Me thene te drejten eshte nder te vetmit qe artikulon vertet nevojat qe ka vendi dhe cfare duhet te behet per te kaluar ne nje nivel tjeter. Te ndahemi nga llumi politik qe vetem dem sjell ne kurriz te njerezve te thjeshte. Llum qe perbehet nga politikane, oligarke e media te felliqura me ne krye ramen berishen veliajn meten e shume te tjere

      Lini një Përgjigje