Ibsen Elezi: Me shkatërrimin e PD-së, Berisha vërtetoi gjysmën e akuzës së SHBA-ve si minues i demokracisë, ambasada amerikane ndikim në jetën politike të vendit

1 Dhjetor 2023, 14:28Politika TEMA
Ibsen Elezi: Me shkatërrimin e PD-së, Berisha vërtetoi

Ish-kryetari i PD-së, Kukës, Ibsen Elezi ka thënë se ambasada amerikane ka një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën politike të vendit.

“Aktive për ndikimin politik ka qenë gjithmonë ambasada amerikane, sepse ata janë më të drejtpërdrejt në aktivitetin e tyre. Kanë rol edhe në jetën politike shqiptare.” – u shpreh Elezi i ftuar në FaxNews.

Gjithashtu, ai foli edhe për shpalljen “Non Grata” të Sali Berishës, duke thënë se nëpërmjet veprimeve të deritashme që kanë rezultuar me shkatërrimin e PD-së, Berisha ka vërtetuar gjysmën e akuzës së SHBA-ve në argumentin e tyre për shpalljen “Non Grata”.

“Ata e realizuan atë që deshën: ata u treguan shqiptarëve se gjysma e akuzës së Non Gratës, që ndërtuan për Sali Berishën, si një minues i demokracisë, i dha provat duke e trysnuar dhe e bërë të sillet në mënyrë antidemokratike dhe duke e shkatërruar PD-në. Këtë po bën Berisha. Po argumenton thjesht gjysmën e akuzës.” – u shpreh ai.

Elezi tha se pjesa tjetër e akuzave penale është pjesë e procesit dhe e drejtësisë, por gjysmën e ka verifikuar deri në këtë moment, si shkatërrimtar dhe minues i Partisë Demokratike.

“Të shkatërrosh Partinë Demokratike do të thotë të shkatërrosh demokracinë, sepse e lë pa baraspeshë politikën, e lë Edi Ramën të sundojë i vetëm në skenën politike, kështu që s’ka minim më të madh të demokracisë. Të vrasësh shpresën e demokratëve dhe të opozitarizmit, kjo është.” – përfundoi fjalën e tij ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.   

2 Komente

  1. r
    rita

    Atehere pse i vehesh mbrapa Sali Hallit??

    1. I
      Ibsen Kandidati .

      Nga HALLI .

    Lini një Përgjigje