Sali Berisha shfrenon fantazinë: Më propozuan të bashkëqeverisja me Ramën, por unë refuzova!

2 Dhjetor 2023, 13:10Politika TEMA

Sali Berisha shfrenon fantazinë: Më propozuan të

Sali Berisha nga mbledhje e Kuvendit te foltores tha se demokratët tashmë do të kthehen në luanë përballë disa çakenjve “që po qeverisin vendin”.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar demokracinë, pluralizmin dhe se ka rikthyer burgosjet politike të opozitës, ndërsa shtoi se ka patur një propozim për të bashkëqeverisur me këtë maxhorancë, të cilën ai e ka refuzuar dhe më pas është shpallur “non grata”.

“Së bashku ia thyem ëndrrën me bashkëqeverisjes me pseudo pozitë. A kishim kosto ne për këtë? Po!, nga dita që unë refuzova bashkëqeverisjen me Ramën. Kjo më ështëpropozuar nga kryekëshilltarët e Bashës. Pasi nuk pranova unë u ktheva në një non-grata. Sot kam një dhëndër të burgosur politik. Cfarë i mbeti Ramës? Tregoi së sytë e të gjithë botës se kush është ai”, tha Berisha.

Berisha u ndal edhe te Reforma në Drejtësi, e cila sipas tij ka përfunduar në prodhimin e asaj që ai e quan “SKAP”.

“Nuk kemi më gjykata popullore, por kemi SKAP-in dhe gjykatat e partisë, grupet e strukturuara kriminale, brenda të cilave përdoren për t’i dhënë grushte armiqve në opozitë. Interesin kombëtar ia kemi shitur Serbisë dhe Tiranën e kemi shndërruar në një Beograd të dytë. Popullsia është ulur me 35 përqind në 10 vite.

Me braktisjen masive dhe me dominimin e vdekjeve mbi lindjet, për herë të parë kombi ynë është një komb në vdekje, një gjë që as në komunizëm nuk ndodhi. Të gjitha këto dhe shumë të tjera, ashtu si në diktaturën staliniste, sërish ndodhin nën shëmbëllturën e një demoni që ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe që kërkon të mbajë pushtetin me forcë mandat pas mandati dhe ky demon është Edi Rama.

Sot, ne jemi përsëri në kushtet e një diktature të re, por jo ideologjike me burgje e kampe, por jemi në mobokraci, në narkodiktaturë, në të cilën njëlloj si në diktaturën ideologjike, pushtetet ndodhen në dorën e një njeriu. Ky njeri e ushtron pushtetin jo me ligje, jo me Kushtetutë, por me banda, me krime, me mafien e drogës. Ai kalon nga mandati në mandat sepse paratë e drogës, fuqia e krimit, shndërrohen në vota, kurse vota shndërrohet në krime, në grabitje të pasurive dhe fondeve publike, në vrasje, burgosje të kundërshtarëve, korrupsion transnacional për të shkatërruar opozitën”, tha Berisha. /vizionplus.tv

10 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Ti Sali gjithmone ke pasur nostalgji per bashkpunim me komunistet. = Si cdo komunist tjeter i ndershem edhe ti ti nuk pi uje po shampanje dhe nuk i je i varfer. Cudi! = Kush perfitoi me shume nga renia e komunizmit ne Shqiperi, kapitalistet qe nuk donin komunizmin apo komunistet qe urrenin kapitalizmin, si keshtu!...lol = Popujt do ngelen bageti dhe me tru te shplare perjete, fatkeqesisht. = Namik Dokle Ruci Rama Berisha Basha, Meta...etj keta komuniste bolshevike kane te perbashket qe jane milionera...me pune te ndershme komuniste....lol

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vonë vonë por e ke kuptuar si kalec

      Edhe ti brut Kaleci Saliut e njohte Saliun që jepje jetën për të

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vranakonti

      Bobo sa genjeshtar dhe mashtrues i madh eshte ky Sali Berisha. Edi Rama ka deklaruar publikisht se nuk do bashkepunoi kurre me non grata,Sali Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na pri o kriminel për Vitore të reja

        Fol Sali të lumtë haleja,mirë ti nuk do t'a kuptosh që ke pjerdhur nga trutë,po ata që të vijnë mbrapa,nuk po e kuptojnë që nuk kanë asnjë të ardhme..... Lushnjarëve ua nxorr lepurin nga barku dhe janë bërë luan si deputet shalqini

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Çfarë nevoje kishte Rama per nje figurë si Berisha qe ishte i pabotuar.Neqoftese do t'a bente ate gabim Rama ,PS do shkaterrohet per nje kohe te shkurter me keq se PD sot.Rama ka kohe qe tallet me t'a dhe me sa shihet do vazhdoje edhe ca kohe

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daullxhiu

            Frika e burgut te degradon.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dum baba

              Rama nuk fshi karin me ty o pampers i perdorur Sali spiuni serb

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shqiptari

                Komunist burracak,njeri pa karaktre dhe insteçor qe e ke mbajtur pushtetin me horra dhe me gjak!Rama mund te jete njeriu me i zi me planet,por ndryshe nga ti ai nuk vret.Nga ana tjeter ai jo vetem per karrigen,por dhe per koken e tji qe ti ia theve me leva hekuri,kure nuk do pranonte te qeveriste me nje horr si ti.Jane mjerane,interesaxhinje,perfitues dhe njerez te zhytur ne lllum ata qe vazhdojne te vijne pas koqeve te tua te varura.Ti ke mbaruar dhe te shpeton shurra ne breke tani dhe kerkon te nxisesh turma vandalesh per mosbindje civile! Pika qe nuk te bie ty dhe atyre pak horrave qe vazhdojne te rendin pas nje te marri te vdekur!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Saliu i PPSH

                  Sali Berrisha dhe Ujku Fierit jane njesoje ...

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokrati socialist

                    sali kaka e ngatërron me veten tënde Ramushin.Në kohën tënde qeverisej me banda kriminale rrugësh,por edhe në zyra shteti ku krimi i organizuar me në krye Kuliçët e Breçanët e Tropojës bënte ligjin.Shqipëtarët të njohin mirë se ti je një kriminel e vrasës i shqipëtarëve duke filluar nga 1997 me 3000 të vrarë,nga Gërdeci me 26 e 21 Janari me 4 të vrarë në sytë e gjithë shqiptarëve.sali je një kërmë,je një kancer në trupin plot plagë të Shqipërisë,prandaj zhduku qenbirqeni malok i ndyrë.Edhe qeveria socialiste është e korruptuar por jo vrasëse si qeverit e tua.Prandaj shqiptarët votojnë socialistët,sepse midis dy të këqiave ata zgjedhin më pak të keqen o sali muti.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje