Ja sa kushtoi heshtja e Berishës për marrëveshjen Rama-Meloni!

2 Dhjetor 2023, 11:58Politika TEMA
Ja sa kushtoi heshtja e Berishës për marrëveshjen Rama-Meloni!

Që Sali Berisha është pa ideale dhe pa parime në politikë, kjo është e vjetër, tashmë.

Që ai i ndryshon ato që thotë në mëngjes me ato që thotë në mbrëmje, pa mbajtur përgjegjësi, edhe kjo nuk çudit më askënd.

Që ai të bën vrasës, peng, të shitur, dhe pastaj të “dekoron” si politikan vizionar, nuk ka nevojë për koment, sepse mjafton të shohësh marrëdhënien e tij të fundit me Gaz Bardhin.

Që ai bën si idealist i madh dhe shndërrohet në pazarexhi të vogël, edhe kjo nuk do koment për ta zgjatur.

Që ai bën si mbrojtës i dinjitetit, pastaj shndërrohet në shkelës me këmbë të çdo dinjiteti të njerëzve të zakonshëm, thjesht hidhi një sy karrierës së tij politke dhe e kupton.

Që Sali Berisha është pengu më i madh i Edi Ramës, kjo u vërtetua në Kullën që mbiu në mes të Tiranës.

Që Sali Berisha heshti dhe nuk foli për marrëveshjen Rama-Meloni, siç kishte premtuar se do të bënte protesta, kjo u kuptua sot, ku për shkak të heshtjes iu dërgua një deputet anonim nga Italia, për t’i dhënë pak “oksigjen” Revolucionit dhe për t’i gënjyer njerëzit me shpresa të kota.

Ky shpërblim për Berishën është një deputet anonim i Forca Italia, Alessandro Battilocchio, i cili është dërguar nga Tajani pas bisedës telefonike me Berishën, në një situatë kur ai vetë dhe e gjithë familja gjendet nën hetim intesiv nga SPAK për pasurim të paligjshëm.

Saliu nuk lufton për dinjitet, por në baltën e së përditshmes zhgryet për të arritur të mbijetojë.

Ai e di që nuk fiton, që shpresa nuk ka, por pazare të vogla edhe mund të bëjë.

Sigurisht, në kurriz të opozitës dhe të shqiptarëve.

8 Komente

  1. D
    Doktor Mortja

    Prostituta Kombetare sali!

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zylo

      Sa të rrojë Saliu mendërisht dhe politikisht Edi Rama nuk ka për të lëvizur nga pushteti.

      Përgjigjjuni
      1. 2
        2 ndyresira

        Te dy plehra muti qe shesin Shqiperine, njeri te greku tjetri te italiani

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saliu ne Rec sa me pare

          Se c’fare haleje eshte Saliu shumica e shqiptarve e kane kuptuar qysh kur doli ne mejdan ne 91 se duket nga surrati c’a muti eshte po puna eshte per ca qorra e ca mender profesora qe e ndjekin pas se qe do kishte cs qe i ka ushqyer kjo dihej .

          Përgjigjjuni
          1. H
            Humoristi

            Gjyshi vetem veten pranon opozite te pyshtetit,dhe amerikaneve.Te tjeret sipas tij jane te shitur te dreqiimallkum!?

            Përgjigjjuni
            1. V
              Viktori

              Per keto traplliqe qe ka shkruar ka te drejte ai/ajo qe nuk e ve emrin poshte tyre!

              Përgjigjjuni
              1. j
                joel shkodra

                Z. Viktor, kur nuk ka emer duhet ta dish se eshte vete Z. Mero.

                Përgjigjjuni
              2. C
                Columbo

                Zezakët që do vijn në Lezhë,pas identifikimit empreint digital nga autoritetet Italiane, do bredhin nëpër Shqipëri dhe ballkan., vetëm e vetëm të mos riatdhesohen.Shpresojm të mos rikthehen gomonet nga ana emigrantëve në brigjet tona ( si dikur në 1996)

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje