Nga Namir Lapardhaja
Sali Berisha bën sikur votëbesohet, shtatë muaj pas humbjes së zgjedhjeve, që premtoi se do t’i fitonte të tëra dhe i humbi me turp të gjitha, në një formacion apolitik, ilegal, që nuk ka emër të regjistruar, nuk ka vulë e stemë, ka logo të manipuluar, seli të zaptuar, legalizuar me vjedhjen 7501;
nuk ka ligj që e njeh, rregullore që e zbaton, gjykatë që e legalizon, institucion që i hap dyert, partnerë ndërkombëtar që e presin, e dëgjojnë apo tek të cilët të shkojë dhe të ankohet;
madje, të vetmin italian anonim që ka sot në krah, e ka si pazar të çmimit të heshtjes, të qepjes së gojës, për marrëveshjen Rama-Meloni; që vetë flet e vulos, vetë kërcënon, jep verdikte, pretenca, vendime e dënime;
dymbëdhjetë vjet filani, shtatë fistani e tetë fistëku, thotë përditë Saliu, që në mëngjes shfaqet si Ali, në mbrëmje shndërrohet në Kadi, në një shtëpi pa çati, ku të gjithë “fëmijët” i ngjajnë çuditërisht në vese e huqe babait hajdut, pa shpresë, pa të ardhme, pa të shkuar e të tashme, pa ideale, parime e besim, veç pazare, Kulla në këmbim të shitjes së zgjedhjeve, hidrocentrale, TEC-e e HEC-e në këmbim të tymit dhe flakës; përditë thirrje për revolucion, për protesta, mosbindje civile, marshime oqeanike e njerëz lumë, por oqeani i vetëm atyre anëve ka mbytur shtatë pashë nën tokë shpresat te Revolucioni, e lumi i vetëm atyre brigjeve ka lagur “barutin” pa ndezur, fitilin pa marrë, gurin e strallit pa shkëndijën e parë;
askush nuk e dëgjon, askush nuk e ndjek, askush nuk i përgjigjet, askush nuk e shikon; tallje me demokratët për të negociuar fatin e tij penal, për shkak të mos ikjes kur duhej në shtëpi, por të marrjes së udhëve si kalorës i vrerosur në pleqëri, hipur mbi një Rosinant gërdallë dhe për nder të Zonjës së Zezë, Marrëzi;
që nuk bind me askënd, që është më i vjetër se e vjetra dhe më i tripsur se çdo rreckë e grisur; nuk i shkon prapa askush me dy pare mend, veç pazarexhinjsh të vegjël me ambicie të mëdha, që shpresojnë që Saliu të bjerë nga Kali e, në mos kalit, t’i hipin mushkës a gomarit që do ngelë prej atij, si Sanço Panço që ndiqte në marrëzi zotërinë e tij, por Saliu nuk është Sojliu, ai i di, i njeh, i tall dhe përçmon, veç currila e ujit të shkojë në brazdën e tij, sepse pastaj ai ua rregullon, sapo t’i jepet mundësia, nëse do ketë mundësi për të dhe për ta, ngase këtë askush s’e di;
siç ka bërë 32 vite me radhë, të luajë me shpresat e njerëzve që me rrena i ushqen dhe mban; duke rritur, shumëfishuar, filiza të gënjeshtërt, në gjenezë, pa dritën e së të vërtetës në fotosintezë, aq e nevojshme për të menduarin njerëzor, si çdo frymor njerëzor.
BRAVOOOOOOOOOOOOOOOO Namir!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ja ke thena te gjitha Sali shtrembsit ne gjithshka!!!!!!!!!!!!!! Shkrim i shkelqyer!!!!!!!!!!!!!!
Namir Lapardhaja - respekte, por duhet të bëni me shumë. E djathta e vërtetë shqipetarë duhet të bashkohet, të marrë drejtimin e PD-se, të shporrë Saliun me kopenë e tij te debilëve, dhe t'i kepusë nje shkelm bytheve atij lolos, Lul Bashës, që është bere me keq nga Shpat Kasapi, per të reformuar te djathtën ne një forcë politike serioze bashkuese, demokratike, dhe jo perjashtuese. Nje force qe të mos shohë armiq tek partia tjeter, si Komunisti Sali, por të shohë vetem kundershtare politikë. Të mos shohë armiq tek votuesit socialistë, por të shohë votuesit potencialë te saj, se ndryshe nuk vihet ne pushtet. Nuk vihet ne pushtet me një turmë debilesh qe ngrene dy gishta lart si palestineze, dhe as nuk e dinë se çfare simbolizojne ato dy gishta. Vetem u shkelqejne syte sikur kane dale nga spitali 5, nga qejfi qe do hane nje sufllaqe mbas protestes. Ata votues kurre mos e votofshin PD-në. Kafshët nuk duhen lejuar të votojne. PD-ja e reformuar do gjejë vota plot tek elektorati gri, tek ata qe nuk votojne sot, sepse nuk kane per ke votojne, ose tek ata qe votojne Ramen vetem si e vetmja alternative sot per sot. Vetem kështu hidhet Salizmi.ne kosh të plehrave dhe pastrohet Parlamenti nga dallkaukët qe shohim sot.
Shkruani o kalemxhinj, po ky Sali i duhet mazhorances ne pushtet.
E gjeta, me ne fund ... Nadir Lapardhaja nuk ekziston. Eshte pseudonim i Inteligjences artificiale. Se vetem nje IA mun te shkruaje nje fjali kaq te gjate e te na e ndaje ne 7 paragrafe. I sfidò te gjithe ta lexojne me ze te gjate e te Martin fryme vetem kur te aprirne ke pika finale. O redaksia, shkrime te tilla jane nje turperim i mesimit te gjuhes,, i logjikes, komunikimit. Lexojini o njerez shkrimet para se t I nxirrni per botim se beheni qesharake "Sali Berisha bën sikur votëbesohet, shtatë muaj pas humbjes së zgjedhjeve, që premtoi se do t’i fitonte të tëra dhe i humbi me turp të gjitha, në një formacion apolitik, ilegal, që nuk ka emër të regjistruar, nuk ka vulë e stemë, ka logo të manipuluar, seli të zaptuar, legalizuar me vjedhjen 7501;nuk ka ligj që e njeh, rregullore që e zbaton, gjykatë që e legalizon, institucion që i hap dyert, partnerë ndërkombëtar që e presin, e dëgjojnë apo tek të cilët të shkojë dhe të ankohet;madje, të vetmin italian anonim që ka sot në krah, e ka si pazar të çmimit të heshtjes, të qepjes së gojës, për marrëveshjen Rama-Meloni; që vetë flet e vulos, vetë kërcënon, jep verdikte, pretenca, vendime e dënime; dymbëdhjetë vjet filani, shtatë fistani e tetë fistëku, thotë përditë Saliu, që në mëngjes shfaqet si Ali, në mbrëmje shndërrohet në Kadi, në një shtëpi pa çati, ku të gjithë “fëmijët” i ngjajnë çuditërisht në vese e huqe babait hajdut, pa shpresë, pa të ardhme, pa të shkuar e të tashme, pa ideale, parime e besim, veç pazare, Kulla në këmbim të shitjes së zgjedhjeve, hidrocentrale, TEC-e e HEC-e në këmbim të tymit dhe flakës; përditë thirrje për revolucion, për protesta, mosbindje civile, marshime oqeanike e njerëz lumë, por oqeani i vetëm atyre anëve ka mbytur shtatë pashë nën tokë shpresat te Revolucioni, e lumi i vetëm atyre brigjeve ka lagur “barutin” pa ndezur, fitilin pa marrë, gurin e strallit pa shkëndijën e parë; askush nuk e dëgjon, askush nuk e ndjek, askush nuk i përgjigjet, askush nuk e shikon; tallje me demokratët për të negociuar fatin e tij penal, për shkak të mos ikjes kur duhej në shtëpi, por të marrjes së udhëve si kalorës i vrerosur në pleqëri, hipur mbi një Rosinant gërdallë dhe për nder të Zonjës së Zezë, Marrëzi; që nuk bind me askënd, që është më i vjetër se e vjetra dhe më i tripsur se çdo rreckë e grisur; nuk i shkon prapa askush me dy pare mend, veç pazarexhinjsh të vegjël me ambicie të mëdha, që shpresojnë që Saliu të bjerë nga Kali e, në mos kalit, t’i hipin mushkës a gomarit që do ngelë prej atij, si Sanço Panço që ndiqte në marrëzi zotërinë e tij, por Saliu nuk është Sojliu, ai i di, i njeh, i tall dhe përçmon, veç currila e ujit të shkojë në brazdën e tij, sepse pastaj ai ua rregullon, sapo t’i jepet mundësia, nëse do ketë mundësi për të dhe për ta, ngase këtë askush s’e di; siç ka bërë 32 vite me radhë, të luajë me shpresat e njerëzve që me rrena i ushqen dhe mban; duke rritur, shumëfishuar, filiza të gënjeshtërt, në gjenezë, pa dritën e së të vërtetës në fotosintezë, aq e nevojshme për të menduarin njerëzor, si çdo frymor njerëzor." Ky qyqari duhet te kthehet prape ne klasen e Tete te mesoje si ndertohen fjalite.
Eheeej. Mos u lodh kot, gjuha shqipe është drejt shkatërrimit krejt me këta pseudo intelektualë, gazetarë, mësues, e gjithë llumi që mbahet për të ditur e që shkruajnë paçavure. Duhet nxjerrë ligj për mbrojtjen e gjuhës, ashtu siç e ka Franca.
Eheeeej,para ca ditësh,i bëra pyetje Mero Qelushit.Mero a ke në redaksi lektor, korigjues, redaktor?Mbeta pa përgjigje! Urgjentisht duhet veting në arsim prej ciklit të ulët deri te cikli i lartë universitar (1). Po ashtu kam një propozim për ministrinë e arsimit që nga viti i ardhshëm, në fakultetet ku do të mësojnë arsimtarët (pedagogët), të ketë provim pranues!Të drejtë konkurrimi të kenë vetëm nxënësit ekselentë dhe me të drejtë punësimi të menjëhershme e me rogë 2000(dy mijë) euro. Normalisht këta duhet të jenë nën vëzhgim të inspektoratit të arsimit.
Bravo zoti Laperdhaja. Shkrim brilant. Te lumt mendja.
Ke pat kundershtare komunisti antikomunist i thekur ,ne kete gare,pas humbjes spektakolare ne zgjedhjet e pushtetit lokal!?
Festivalin ne Foltore e fiton Saliu
Nuk jam dakord që ju i qani hallin " demokratëve"! Zoti të jep mendt e kokës,nëse dikush shkon sot pas Saliut nuk e ka fajin Saliu,po ai që nuk ka tru! Vajti Gaz kurva me idenë se Saliu do t'a bënte kryetar të PD kur t'i vijë ngordhja,por sot ai nxori në dritë kryetaren e ardhshme, të bijën. Kush vete pas Saliut është për të ardhur keq për trutë e tij... Budallait nuk ja qan hallin askush!