Gërdeci, Fatmir Mediu: Akuzat ndaj meje, qesharake. Ç'lidhje kam unë?

2 Dhjetor 2023, 10:48Politika TEMA
Gërdeci, Fatmir Mediu: Akuzat ndaj meje, qesharake. Ç'lidhje

Pardje në ambientet e Gjykatës së Posaçme është mbajtur seanca e radhës në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ku dëshmoi edhe ish- ministri Fatmir Mediu.

Për të folur për këtë çështje Mediu ishte ftuar në emisionin Breaking me Fiori Dardhën në Top News.

Ai u pyet nga moderatorja në lidhje me anën disi qesharake të procesit, ku sipas SPAK ai në 2008 ka shkelur një ligj që ka hyrë në fuqi në 2009.

Nuk është çështje SPAK-u, sepse SPAK-u ka marrë dosjen e prokurorisë së asaj kohe. Prokuroria e asaj kohe, kur unë kam dhënë dorëheqjen, për interesa nga më të ndryshmet (sepse ishim para zgjedhjesh) është përpjekur të devijojë hetimin, duke nxitur idenë që nuk janë pyetur ushtarakët, që është gjëja më absurde. Sepse çdo shkrese që ka ardhur te ministri, çdo shënim është drejtuar te autoritet civile dhe ushtarake më të larta.

Kjo çështje tregon mungesën e thellimit sepse Marrëveshja e Stabilizim Asocimit hyn në fuqi në vitin 2009. Këta mendojnë se kur miratohet një ligj ai hyn automatikisht në fuqi. Në marrëveshjet ndërkombëtare kanë afatet e veta, sepse hyn në fuqi kur vendi i fundit e miraton dhe vendi i fundit që ka miratuar këtë marrëveshje është Greqia.

Ka dhe disa gjera të tjera, njëra është për shembull që kompania nuk ka pasur leje mjedisi, nuk ka pasur certifikatë konformiteti, apo që nuk ka qenë e regjistruar në tatime. Por ç’lidhje ka ministri me këto? Apo që ministri nuk ka zgjedhur kompaninë, asnjëherë ministri nuk zgjedh kompaninë, VKM ka përcaktuar procedurën se si zgjidhet kompania", tha Mediu.

7 Komente

  1. T
    Toni

    Po pra, ç'më duhet mua se ç'bëj unë!!!

    1. k
      k

      Na trego kush kishte punë me vrasjen e qytetarëve të varfër ? Uroj me dëshirë që ketij degjenerate ti bjerë në familje një ngjarje e njëjtë të shikojmë a do jetë kaq tolerant me ata që "kanë punë".

    2. K
      Kopliku

      Ku ka arrite pafytyresia e ketij palaço ? Po si nuk ju vjen turp ? Kaq dele na din NE popullin ky hajn me çizme ? Po ska faj ky birbo , faj ka ko popull qe nuk e merr zvarre . Po Spaku ku eshte qe e len te tallet hapur?

      1. V
        Vlonjati

        Ti cam qen bir qeni ke ndare parate dhe I harxhon ne amerike me te komprometuaret.Cfare panden ti se parate etarenI gjete ne rruge Disa me amerikanet disa ne kisha disa me kengetaren Kini vjedhur 2 miliard $ ja ktheni popullit ti dhe familja me e korruptuar e kombit Berisha

        1. K
          Kiri

          Po jo re Medo ,clidhje ke ti me depon e Predhave dhe Fishekeve.Ne fubd do dalesh i pafajshem se aty kishte vetem Domate dhe Kastraveca,dhe ti do dalesh qe ke qene Minister Bujqesie ne ate kohe.Ashtu eshte Medo,cpune je ti me Gjyqin,ti nuk ke qene Minister Mbrojtjes dhe as nuk e dije qe kishte nje Depo qe punonte per Amerikanet.Vazhdo Medo,ne kete vend te gjithe kane Lindur per Qyfyre.Te kujtohet Baca yt Sali per Vrasjen e te 4 ne Bulevard,u Vrane me Cadra me Pistolete tha Salka.Hec Medo mos e Rruje fare se je i Pafajshem.

          1. F
            Fatmir Gerdeci

            Ooo Fatmir burgu per burrat eshte , boll u qurravite si legen . Gjithe shefat e bandes nuk vrasin por fusin te tjere per te vrare nuk duhen denuar ? Experienca tregone qe kokat e krimit jane ata qe denohen me shume midis tyre dhe ti .

            1. V
              Veri

              Mediu mafjozi i ndershem. Edhe tallet zagari i Berishes. Turpi me i madh eshte i amerikaneve qe vazhdojne i japin vize ketij monstre te korruptuar.

              Lini një Përgjigje