“Integrimi”, blofi i preferuar i Greqisë

1 Dhjetor 2023, 20:00Politika TEMA
“Integrimi”, blofi i preferuar i Greqisë

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë, gjatë këtyre muajve të fundit janë krisur.

Retorika politike që prej arrestimit të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, ka marrë tone kërcënuese, pasi Athina zyrtare po kërkon me ngulm bërjen e betimit dhe lirimin e menjëhershëm të kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, që përfaqëson minoritetin grek.

Kërcënimet kanë arritur deri aty sa qeveria Mitsotakis, po përmend integrimin. Një shantazh i hapur ndaj një vendi që aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe që krijon precedentë në të ardhmen, pasi Greqia, ashtu si dhe në të kaluarën, vetëm kërkon dhe asnjëherë nuk zbaton.

Pronat e minoritetit mbeten në fokus të deklaratave të lëshuara nga Athina. Edhe pse pa asnjë bazë ligjore, të mbështetur në ligjin ndërkombëtar, grekët ia kanë dalë që t’i japin “shuplaka” Shqipërisë duke i shkaktuar probleme në rrugën e anëtarësimit në BE. Pesha që ky vend ka në arenën ndërkombëtare është bërë shkak, që të bëhet pengese dhe për vende të tjera, përmend këtu Maqedoninë e veriut, që u detyrua të ndryshojë emrin.

Por edhe kësaj here, kur Shqipëria, e cila ia ka dalë të mbledh krerët e të gjithë vendeve europiane dhe të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, si dhe të shndërrohet në një aktor me ndikim në ndërtimin e politikave të paqes e stabilitetit në arenën ndërkombëtare dhe atë rajonale, fqinjët tanë grekë, në pamundësi për të imponuar kërkesat e tyre mbi qeverinë shqiptare, po përdorin edhe njëherë “kalin e trojës”, duke hedhur në tavolinë kartën e tyre më të fuqishme: integrimin.

Kjo “lojë e pisët” duhet të marrë fund. Sepse ligjet shqiptare nuk duhet të ndryshojnë, shkelen apo përdhosen sipas interesave të fqinjit tonë të dashur, Greqisë, që ende ka në fuqi “Ligjin e Luftës”. Madje kur bëhet fjalë dhe për të drejtat e emigrantëve shqiptarë por dhe çështjes Çame, mbledh supet dhe nuk pranon që të ulet të negociojë.

Tashmë ka ardhur koha, që dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian, jo vetëm Gjermania, t’i tregojnë vendin Greqisë dhe të mos e lejojnë që të vijojë të luajë të njëjtën lojë sa herë bëhet fjalë për çështje që i takojnë ligjit shqiptar për t’u gjykuar. Kjo pasi një vend që tashmë ka nisur hapjen e kapitujve të BE, dhe që aspiron të anëtarësohet në union, nuk mund të mbahet nën presion më për këtë çështje. (TCH)

14 Komente

  1. L
    Ladi

    Jemi ne momentin me te mire te historise tone integruese ne BE - dhe Greqia, per fatin tone te madh, po diskretitohet çdo dite e me shume, ne syte e gjithe botes demokratike...

    1. j
      janulles me rock kokes

      U eshte bere faqia sholle kepucesh ....nuk u ben pershtypje ...lloji i kafshes

    2. a
      american23al

      Shqiperia duhet te ulet ne tavoline me Greqine vetem ne kushte te barabarta dhe jo si fakire.. Greqia duhet te njohi ceshtjen came nqs do miqesi te sinqerte, ndryshe ajo me sjelljet e saj primitive duhet konsideruar armik strategjik dhe jo partner strategjik, shteti shqipetare duhet te mbroje ceshjen kombetare me dinjitet dhe jo te zvarritet gjithmone, …..

      1. S
        Sabaudini

        Turqit e shqiperise i do evropa me shum se kauret bythzinj grek ,,haha

        1. k
          kola

          Per 300 evro, cheap

        2. S
          Salivirusi ppsh

          Meruni me plehren , nongraten Berrisha dhendri Serbis qe i krijone vendit probleme te qellimeshme duke kandiduar nje kriminel . - Greqia dhe Miçotaqis jane te fundit ne kete histori

          1. K
            Kaq e thjeshte.....

            Greqia dhe Micokkkk...nuk jane te "fundit" ne kete histori...ne te tilla meselesh kundrejt Shqiperise....ato nuk kane qene kurre ndonjehere...te fundit....por perkundrazi...ne krye....Saliu ka ditur ku te "falet"...sigurisht,,,,,,me nje gure dy zogj,,,,,,edhe Greqise i ben nje sherbim te vyer....edhe vete ja arrit qellimit me krizen politike qe shkaktoj....qe eshte edhe qellimi i tij ne kete histori....per ti bere karshillik SHBA.....e BM....thjeshte dy poshtersira jane bere bashke....Saliu dhe Greqia.....

          2. D
            Doda

            Po Greqia kunder ka qene zakonisht studioni historine 30 viteve te fundit dhe do te merrni se gjithmone Greqia ka kerkuar dicka me kushte per integrim te vendit tone ne BE.A nuk ishte marrveshje e detin nje nder to kushte varrezat ne Mezhgoran ne Bularat dhe qe jane turpet e qeverive Shqiptare ndaj kombit tone

            1. S
              Shkupi

              Pas kaq kohe heshtje, sot po pexoj nje artijull ku permendet çeshtja çame. Lit per Çameri, ndeshkom per organizuesit dhe ekzekutoret greqire te gjenocidit ndaj çamve!

              1. C
                Ceni

                Mjafte me Greqine, duhet reaguar forte. Nuk pranojme poshterim dhe futjen e tyre ne ceshtje te drejtesiae.

                1. P
                  Patrioti

                  Greqia apendisiti i Europes, një shtet karagjoz, që duket se nuk kanë punë tjeter por si zagarë, njëri pas tjetrit na çanë rondelen për një psikopat nga Progonati. Fuck you, politikë shkërdhatë greke.

                  1. S
                    Sali Berisha

                    Mut i jati, mut i biri, mut ai që bëri t’anë. Micotaqisi i Ri është fëmijë dobiç. Pyesni në Greqi, se ja u thonë se i biri kujt është. Atë e ka lindur e motra e tij formale që ishte dashnorja e një personaliteti te artit në greqi. Të fala satëme mut muti. Ti nuk i bën dot gjë Shqiperise, se je skuth.

                    1. D
                      Demokrati idealist

                      Greku i pabesë Me thikën në brez Ngrihet në mëngjez Grekët këta lapanjoz të Europës që në lashtësi janë njohur për pabesinë e tyre.Ata janë kali i Trojës në gjirin e Europës.Me paturpësin dhe megallonin e tyre ata i japin të drejtë vetes të ndërhyjnë në punët e drejtësisë shqipëtare,por a do të pranonin ata vet që qeveria shqipëtare të ndërhynte në punët e drejtësisë greke !?Kurrsesi jo,ndërsa ata evgjitër ja atribuojnë vetes këtë ndërhyrje.Dhionis muti është kapur në flagrancë nga prokuroria dhe policia së bashku me bashkpunëtorët e tij duke bler vota.Por Beleri nuk ka shumë faj,sepse fajin për kandidimin e këtij vrasësi e kanë sali muti dhe ilir muti,dy antishqiptar kriminel e të korruptuar.Por unë mendoj se korofillakët me Micotaqisin do të dështojnë në politikën e tyre antishqiptare.

                      1. Çim.ça.ko..!

                        Të përkëdhelurit e Evropës! Pengesa shekullore e Shqipërisë dhe shqiptarëve...!

                        Lini një Përgjigje