FOTOT/ Rama pret homologun portugez: Diskutuam modelet e Inteligjencës Artificiale dhe për programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale

3 Dhjetor 2023, 16:13Politika TEMA

FOTOT/ Rama pret homologun portugez: Diskutuam modelet e Inteligjencës

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të diel homologun e Portugalisë, Antonio Costa. Ata kanë diskutuar për projektet inovative digjitale dhe modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë dy qeveritë.

Ka qenë Rama që i ka zbuluar këto detaje përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se një ndër pikat që folën ishte programi transformues i qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojnë një ekip ekspertësh në Portugali


''Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali'',- shkruan kreu i qeverisë.

3 Komente

  1. f
    foshnja

    Ku ku moj nene, paska diskutuar per inteligjencen artificiale KM yne. Eshte lajm humoristik ky? Ne Shiperi te mbyt injoranca dhe hajduteria, te gjithe te rinjte dhe te shkolluarit po ikin jashte. Ky KM po kthehet ne nje dordolec cdo vit qe plaket, por i dhet te vjedhi dhe ca se e ka cunin e vogel

    1. K
      Kulla

      Sa per kuriozitet. A e pyeti lideri global z.A.Kosta ne lidhje me doreheqjen e tij per shkak te hetimeve te bashkepunetoreve te tij ne qeveri, ne lidhje me aferat korruptive? Si ja beri kryeministri portugez per dardhat qe haheshin pas kurrizit te tij? Mund te jepte pervojen e tij te pasur ne keto raste dhe z.A.Kosta te mos largohej nga politika, por te kalonte nga fitorja ne fitore.

      1. V
        Vranakonti

        Ky sikur dha doreheqjen...si i korruptuar...se dinte Meroja.....dhe me pas takohet me Liderin Global!lol...qe Portugalia te mesoje nga inteligjenca artificiale e ketij Gamori.......

        Lini një Përgjigje