VIDEO/ "Ja çfarë bën Rama, frikacaku...'', momenti kur deputetët e Rithemelimit përleshen me gardistët

4 Dhjetor 2023, 09:40Politika TEMA
VIDEO/ "Ja çfarë bën Rama, frikacaku...'',

Edhe kjo seancë plenare duket se nuk do të jetë e qetë.

Pa nisur zyrtarisht Kuvendi, deputetët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë të parët në sallë, ndërkohë që janë hasur me rezistencën e Gardës, e cila ka ushtruar kontrolle në çantat e tyre.

Në videon e publikuar nga Sali Berisha, shihen pjesëtarët e Gardës që bëjnë kontroll ndaj deputetëve, teksa njërin prej tyre që dëgjohet të thotë se Flamur Noka “ka flakadan në xhep”.

Një ndër deputetët dëgjohet të thotë: "Ja çfarë bën Edi Rama, frikacaku me deputetët".



Lini një Përgjigje