Injorimi italian ndaj Sali Berishës

3 Dhjetor 2023, 18:58Politika TEMA

Injorimi italian ndaj Sali Berishës

Dëshpërimi i Sali Berishës sa vjen e bëhet më i madh. I ndodhur në një izolim apsolut ndërkombëtar dhe nën hetim nga drejtësia, ai përpiqet të shesë si njohje e mbështetje nga Italia takimin me Alessandro Battilocchio, deputet i Forza Italia .

Ka tre momente që e bëjnë qesharak Berishën dhe tregojnë injorimin ndaj tij nga italiani deputet dhe mediat italiane.

Së pari, ajo që bie në sy është që vetë deputeti italian nuk e ka pasqyruar në asnjë media sociale të tijën takimin me Berishën. Përkundrazi ai poston në rrjetet e tij sociale foto nga Tirana e Kruja me simbole pozitive (shih fotot në fund)

Së dyti, mediat italiane (shin linqet në fund) pasqyrojnë aktivitetin dhe takimet e deputetit italian në Tiranë e Lezhë, por jo atë me Berishën. Sepse ndoshta vetë deputeti ka kërkuar ose ka dërguar komunikatën duke lënë jashtë takimeve të tij me rëndësi, atë me një ‘non grata’. Ose vetë mediat atje nuk i pasqyrojnë non gratat, por kjo nuk ndryshom asgjë. Berisha nuk llogaritet  as nga deputeti, as nga mediat italiane.

“...Deputetët e Forza Italia, Alessandro Battilocchio, kreu i Imigracionit të lëvizjes blu dhe Erika Mazzetti, udhëtuan drejt Shqipërisë të premten 1 dhe të shtunën 2 dhjetor. Gjatë qëndrimit të tyre u organizuan takime dypalëshe me deputetë dhe autoritete administrative vendore, ndërsa të premten në orën 17:00 në Ambasadën Italiane pati një takim me ambasadorin Fabrizio Bucci. Gjithashtu është planifikuar një vizitë në Shenjin dhe Gjader, ku do të ndërtohen qendrat e përfshira në protokollin dypalësh me Italinë.”, shkruajnë mediat italiane, duke mos e zënë në gojë në asnjë moment Sali Berishën.

Sikur të mos mjaftonte kjo vjen momenti i tretë ku deputeti italian ne Kuvendin e Berishës flet me fjalë të mira për Shqipërinë dhe Tiranën, ndryshe nga Berisha që e trajton si ferr e hedh baltë çdo ditë

Të trija këto fakte tregojnë dështimin e radhës nga ana e Berishës për të gënjyer shqiptarët se Italia e njeh atë.

Por vetes duket se  ja ka bërë qejfin duke e nxjerrë në Facebook dhe tek televizioni i fjalit, e  sëbashku me një grup besimtarësh që shkojnë pas tij po e shijojnë këtë fitore të madhe../f.m/ Lexo.al

Fotot në rrjete sociale ku injoron komplet Berishën dhe nuk poston asgje nga takimi me të, por promovon Shqipërinë:

Linqet e lajmeve ku nuk përmendet askund Berisha:

https://tg24.sky.it/politica/2023/12/03/battilocchio-albania-incontra-ambasciatore-bucci

https://www.politicanews.it/politica-italiana/esteri-battilocchio-in-albania-incontra-ambasciatore-bucci-121406

7 Komente

  1. V
    Vranakonti

    MIre ja ka bere deputeti Italian Sali kermes qe nuk e e ka takuar,nuk i ka hedhur syt fare duke e injoruar ate si njeri i shpallur non frata.

    1. H
      Heretiku

      Dimri i vetmise se madhe.

      1. S
        Svetllana

        Deputeti italain i ka takuar Sali dhe Argita Berishen, pasi ruset po vine ne Shqiperi te investojne ne Shengjin.

        1. D
          Diamond

          Jo linqet or trim, se e dhjete fare gjuhen shqipe....Linket ...nuk eshte me bukur?

          1. P
            Patriot

            Diamond po kerkon shume. Diplome kristali te blere e ka, prandaje quhen dhe kazan. Mero po bythe lepirea ngele gjithe jeten mbase "pushtavetareve". Ky italiani ka ardhure te shofi fushat e kampeve ku token do ta marre per falas, ndersa ne pronareve nuk kane ndermend te japin ndonje gje, dhe te beje planet sa dhe si munde te vjedhi fondet. Me sa dime ne leket e Katarit per futbollin nga Italiano dhe grekja u moren. Keshtu qe nuk eshte ndonje risi propoganda per kete fare projekti nga pipinot.

            1. G
              Gita

              Fakti është se deputeti italian e ka takuar Berishën, madje i ka shkuar dhe ka folur edhe në kuvend. Kaq i inteteson Saliut. Çështja shtrohet që çdo ky palo deputet që takon një non grata dhe një person nën hetim nga prokuroria për korrupsion?!

              1. k
                kola

                jan cu maloket nkom duke duartokrit. sali enver jemi gati kurdoher, edhe 2 gishtat lart, dru me pre sekti sali kriminelit, spiunit serb e grek.

                Lini një Përgjigje