“Një fazë e një procesi të nisur shumë kohë më përpara.” Kështu e ka cilësuar Gazment Bardhi Kuvendin e 2 dhjetorit, të mbajtur nga grupi i “Rithemelimit” të shtunën.
I pyetur nga gazetarët për një përgjigje më konkrete, Bardhi theksoi se për këtë çështje ka folur më herët dhe se nuk do të përsërisë vetën.
Uniteti brenda sallës së Kuvendit, duket se nuk qëndron mes dy grupeve jashtë sallës së Parlamentit. I pyetur nga gazetarët për mungesën e Bardhit dhe deputetëve të tij në Kuvendin Kombëtar, edhe Sali Berisha refuzoi që të përgjigjej.
Megjithatë, Gazment Bardhi theksoi se bashkimi i partisë, është në agjendën e përbashkët e opozitës dhe një proces që vijon “brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit.”
Sa i përket kaosit të sotëm në Kuvend, Bardhi theksoi se aksioni do të vijojë derisa mazhoranca të reflektojë.
Lini një Përgjigje