Arben Meçe: Berisha po luan viktimën! Me ekspozimin e Argitës i tregojë demokratëve testamentin e vdekjes politike

4 Dhjetor 2023, 14:23Politika TEMA
Arben Meçe: Berisha po luan viktimën!  Me ekspozimin e Argitës

Këtë të hënë Sali Berisha ka shkelur për herë të tretë vendimin e gjykatës dhe nuk është paraqitur para SPAK në zbatim të vendimit të gjykatës.

I ftuar në “Tirana Live”, analisti Arben Meçe ka deklaruar ai nuk do të paraqitet asnjëherë përpara prokurorëve, pasi po konsumon procedurat. Sipas Meçes, Berisha nuk ka më forcë politike dhe po bën rolin e viktimës.

“Fakti që Berisha nuk ka forcë politike të grumbullojë njerëz është bumerangu vetë. Në këtë rast, Berisha po luan me skemën e viktimës dhe si status politikë ka dështuar.

Nuk do vej Berisha sepse në psikologjinë e tij, thyerja e hundës është një hap shumë i rëndë. Kot nuk ka dal edhe ajo shprehja ‘Jam Sali Berisha unë o budallenj’. Kështu Sali Berisha nuk do të paraqitet para ptokurorëve. Ai po konsumon procedurat, u konsumua e para, e dyta, e treta, do konsumohet e katërta që është ‘arresti në shtëpi’.

Të gjithë deputetët, ministrat, kryeministrat, e kanë për detyrë të paraqiten kur i thërret Gjykata e Posaçme. Ai thjesht e ka bërë detyrë te merret në pyetje, është çështje hetimi”, tha ai.

Më tej, Meçe theksoi se me daljen e Argita Berishës në Kuvendin e Partisë Demokratike, Berisha ekspozojë trashëgimtarin e vetë. Sipas analistit, ai i tregoi demokratëve testamentin e vdekjes së tij politike.

“Vetëm Kim Youngu në Kore sot paraqitet me motrën, pavarësisht se ai është lideri suprem, ai paraqitet me motrën. Tani çfarë na ndodhi, në kuvend ai paraqiti vajzën. Atëherë ekzpozimi i Argitës në një instancë të lartë, do të thotë që i tregoj demokratëve testamentin e vdekjes politike.

Në një farë mënyre ekspozojë trashëgimtarin e vetë. Madje, kam dëgjuar që Berishën do ta arrestojnë, por jo nuk arrestohet. Ai mund të ketë një masë arresti në shtëpi dhe ketë do ta thyej, jam i bindur”, përfundoi Meçe.

1 Komente

  1. U
    U tremb SPAK nga non grata

    Berrisha eshte frikacak , shume frikacak por e ka kuptuar qe prokiroret e SPAK jane me frikacak se ai . S.Gjici ne burge per nje gojore e dhendri Berrishes me 19 kulla ne shtepi haaa kjo eshte drejtesia vetem drejtesi mos thoni.

    Lini një Përgjigje