Kë do djegë zjarri që u ndez në mes të Parlamentit?

4 Dhjetor 2023, 18:12Politika TEMA
Kë do djegë zjarri që u ndez në mes të Parlamentit?

Nga Ylli Pata

Nuk ka akt më ekstrem sesa ndezja e zjarrit në Parlament. Deri tani, krahasuar me rajonin, e mbante vendin e parë opozita e Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt që përdorën bombat tymuese për një kohë të gjatë. Por ata kishin një objektiv për këtë ; të ndalonin që në Parlamentin e Kosovës të miratohej ligji për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Dhe e ndaluan, por që më pas, e pësoi edhe qeveria e Ramush Haradinajt, i cili u bë kryeministër falë bombave tymuese, por edhe ajo e Albin Kurtit, që gjithashtu u bë falë asaj mënyre agresive të opozitës guerilje.

Po si Ramush Haradinaj, ashtu edhe Albin Kurti, kanë miratuar të gjithë ato ligje, të cilat i bllokuan me forcë dhe me tym në Kuvendin e Kosovës. Ramushi miratoi demarkimin e kufirit me Malin e Zi, e sot Albini i tha OK Asociacionit të Komunave Serbe.

Pra e gjithë ajo luftë shkoi kot për njerëzit që mbështetën Ramushin e Albinit, përveç të dyve që morën spaletën e “Pashait të Kosovës”.

Megjithatë, guerrilja nuk shkoj përtej tymit, si ekstremitet. Zjarri në Parlament, është një përjashtim, madje ka vetëm një precedent. Atë të Rajshtagut gjerman, para nisjes së Luftës së Dytë Botërore. Ku paramilitarët e SS-ve dogjën parlamentin gjermane, e i vunë fajin komunistëve dhe socialdemokratëve gjermanë. Rast tjetër kur zjarri ka rënë në Parlament nuk ka.

Sepse ajo kurajo e madhe, kur me një shkrepse ndez letrën e më pas e vendos atë në turrën e karrikeve prej druri për të kthyer sallën e Kuvendit në një ferr ku të piqen kusht të mundet, është pikërisht akti i mos kthimit mbrapsht.

E me këtë akt, Sali Berisha, sipas të gjitha gjasave ka dashur të tregojë objektivin e tij politik. i cili tashmë është një rrugë e mos kthimit. Është një rrugë që si qëllim ka vetëm zjarrin e shkatërrimin e këtij pushtetit.

Pra është një betejë finale dhe fatale, ku siç u shpreh vetë Berisha: sot arriti sukses me ndezjen e zjarrit, nesër ky sukses do të quhet kur flakët do të gëlltisin pushtetin e Edi Ramës.

Në fjalë të thjeshta, doktori, kërkon të komunikojë me Edi Ramën, i cili deri tani e ka injoruar dhe vazhdon ta injorojë, duke mos e quajtur faktor politik. E një personi që nuk e dëgjon, doktori i ka treguar zjarrin.

I cili është akti final i një komunikimi ekstrem: zjarri njërin do të djegë. Ose zjarrvënësin, ose palën tjetër që nuk i hap rrugën zjarrvenësit. Në rastin e Rajshtagut, të gjithë i hapën rrugë të çmendurit Adolf, i cili i vuri zjarrin Europës më pas. Por çmimi ishte shumë i lartë.

20 Komente

  1. H
    Historia perseritet, njehere si tragjedi ,heren tj

    Mul Noka po djeg parlamentin si Van Der Lube Reischtagun. Na dhin tuj qesh.Kta as si naziste nuk i pranon njeri.

    1. V
      Vranakonti

      Kjo ngjarje e venies se zjarrit te parlamentit shqipetar,pas asaj qe beri Hitleri,eshte mburje per sali Berishen dhe i jep fuqi ati qe me vone t'i verin flaken gjithe shqiperise. Shqiperia do shpetoi nga Sali Berisha,vetem atehere kur ai te shkoi ne verin e semes,atje ku eshte sheqerja sot.

      1. B
        Bureto

        Sa-lehu nuk do mund te beje asgje më shume, dhe per pak kohë, se aa keto shashkat me Mulin dhe Albanen. "Shteti e zë lepirin me qerre!", na kumton urtesia popullore. Monstra ka prekur fundin dhe sot ky fund na vjen si ajo buçima e kohes se tij, kyr militantet e tij sokellinin shesheve dhe sallave per kundershtarin e kohes, Fatos Nano: "Fatos Nana ka marue ka marue!". E pra tash kohet per Shqipërine, kane ndryshuar shume dhe monstra tē cofura si "non grata", tash tē hane munë, (bisha e plagosur në grahmat e fundit rreket pa shprese te jete më agresive). Eshte i plagosur rende dhe fundi i tij, edhe mē i rende, do t'i vije shume shpejt. Pashmangshmerisht! Eshte si puna e atij guri te madh (shkemb), qe ka rene nga mali, ka zene rrugen dhe per ta hequr shkon me urgjence Fadroma (Ligji). Sepse, Karvani (Progresi), nuk duhet të ndalë.

      2. G
        Gjeli

        Kurse ne Salen do ta fusim ne burg bashke me nje zezak nga Ruanda

        1. A
          Arturo Ui

          Ore shumë shkrime bëni, por nuk e thoni, a është krim zjarrëvënia? Sepse fshatarët që pa dashje , duke djegur hambulloret, ju ikte zjarri nga kontrolli dhe kanë përfunduar në burg. ...... . Është arrestuar fshatari i shkretë, duke e marë zvarrë nga shtëpia, më mes të natën, pa ja hequr imunitetin e fshatarit............................................. . Ndërsa dikush i vë zjarrin parlamentin dhe askush nuk thotë se është kryer një krim....... ..................... . Dhe ligji thotë: - Deputeti arrestohet menjëherë, kur është duke kryer një krim......... . Përse nuk u arrestua Flamur Noka......... . Dhe më përmënd Reishtagun...... . Kushi dogji magazet...... Plaku Dogsboru'!?.....Xhivola'!? ..... Arturo Ui.

          1. m
            mergim tari

            Zjarrvenia qe pame ne parlament, eshte veper penale e kryer ne fragrance. Nuk e kuptoj se cfare do policia aty qe te mbledhe prova. Prova ishte flagranca. SPAK duhet te kerkonte arrest ne flagrance te atij qe vuri zjarrin, Flamur Nokes. Mosveprimi i SPAK eshte veprim kriminal anti shqiptar, ashtu sic po ben me heshtjen e turpshme qe mban ndaj mosparaqitjes se Sali Berishes 2 here ne muaj ne prokurorine e posacme.

          2. r
            raul

            Geringut te parlamentit shqiptar Muli kryevagabondit i duhet treguar vendi. Ai po sillet si Geringu i Rajhut te Trete ne 1933 kur i vuri zjarrin Rajshtagut dhe solli ne pushtet Fyrherin. Por ne Tirane Geringu i foltores Muli gangsteri nuk do mund te sjelle kurre ne pushtet perbindeshin e vicidolit qe e ka marre rrugen e mutit me 14 maj kur humbi ne menyre apokaliptike ne 92% te teritorit.

            1. A
              Asd

              Duheshin lene ti vinin zjarrin dhe me pas te arrestoheshin dhe sekuestroheshin nga te gjitha pronat.

              1. S
                Spinoza

                Zjarrvënësi i të 97-ës, Gërdecit, 21 Janarit , nuk ka limit. Zjarri i del nga koka e tij shpellare. Ai ka lindur nga diktatura . Mos e harroni këtë.Ai është psikologjia e dhunës Sa më shumë tym dhe flakë të ketë në Parlament, edhe në Spak mundësisht ai ngazëëllehet. Bishës kur i vjen fundi egërsohet dhe vjell flskë e zjarr. As duhet mbivlerësuar e as nënvlerësuar. Nga Zjarrvënësi i 97-ës çdo gjë mund të presësh . Mazhoranca ruan gjakftohtësinë që kokëndezurit të vetëdemaskohen. Dakord politikisht, por rendi dhe organet e akuzëz s’kanë pse të bëjnë sehir:” Sill dhe njëherë pa të shohësh” Ligji duhet të funksionojë si për të gjithë “Vatra e zjjarrit ku diktohet duhet të shuhet menjëherë. Sa Zjarrit nuk i zihet besë! Saliut nuk i zihet besë.! Kufomës Sali edhe një dhëmbë t’i mbesë në gojë me të rrezikon e të kafshon . Është bishë shpellare Pas meje Qameti- thotë Kokëndezuri Sali me zjarrvendësit që i venë nga pas dhe i urdhëron Boll! U mbush kupa! Drejtësia të ruaj tempullin ku bisha e egërsuar përpëlitet në agoni. Ka hesape për të larë ai. Toleranca me ligjin s’është demokraci.

                1. T
                  T

                  Vetem plumbi i bie hakut ktyre malokve .nuk marin vesh ndryshe kta jan race muti serbi .te ligj ne shpirt .

                  1. S
                    Sali qen bir qeni rrugëve do ngordhësh

                    Krimineli Sali i lumtur se qëllimi u arrit!!!!!!!në kohën ,kur ky komunist bastard hynte në bllok,ishte gati të pinte shurrën e Enverit nga epruveta që mbante në xhep,e sot na është bër trim si cub. Këtyre ju duhet një flakhedhse e ti djegëse si miu se marin me miliona dhe djegin Shqipërinë. Ose meqenëse po imitojnë djegien e raishtagut ca lëndë helmuse siç bënin nazistët dhe të shkojnë në të sëmës

                    1. L
                      Lapidar thenia e te ndierit Namik Hoti

                      O i nderuar Pata ai zjarr qe thua zotrote e qe duket ne parlament nuk eshte asgje para zjarrit qe i ka rene dhjertores me sakte Sali halese ne shtepi armikut te SHqiptarve , ai eshte zjarri i vertete . Ai zjarr eshte ndezur po nuk kuptohet pse hezitojne SPAKU qe ta arrestojne kriminelin Sali edhe Flamut Noken qe ben si i marre ne kuvend i duket vetja i pa prekshem e nder kohe thone qe Spaku ka shkelur kushtetuten per kriminelin Sali qen hale Berisha .

                      1. S
                        Spinoza

                        Institucioni quhet Kuvendi Popullor- pra është i Popullit, pronë fizike, konstitucionale, ligjvënëse shpirtërore e Sovranit! Deputetët i ka caktuar Populli aty Pra e kanë në përdorim: Me ç’të drejtë e përdhosin “ Logun e shenjtë të burrave” këta që vetëm burra s’janë ?! Kudh të vijë aty për ta mbrojtur Institucionin ? Populli? Tregouani vendin zjarrvënësve! Prokuroria, organi i akuzës, Kryesia e Kuvendit ka përgjegjësinë para Popullit t’i denoncojë zjarrvënësit para Prokurorisë , Prokuroria me vetëiniciativë ,Presidenti të formulojë akuzën, Në se deputetët kokëndezur kanë të drejtë t’i drejtohen Kushtetueses dhe po u shpreh ajo të përgjigjet para popullit ai që s’ka të drejtë. Që nga Presidenti të tërë sehirxhinj. Të gjithë lsrg B…. sime . Edhe zjarrvënësit më shumë i shtojnë flakët. Pyetje: kështu ndodh në Senatin Amerikan?! E keni harruar ç’u bë me trazirat e Trampit?! Lanë kokën brenda Senatit ata që hynë e përdorën forcën . Këtu sehir ! Shën Pjetri kruspull mbi mangallin mblidhet Po djeg mjekrën dhe përdridhet…. Dhe bandill këndezi këndon nga qymezi Flakën qymezit D m th : Stambolli digjet, dhe ajo … digjet Në se opozita ka të drejtë, jepuani të drejtën: Kryesia e Kuvendit, Kushtetuesja… Në se s’ka të drejtë me Kuvendin e Populliit s’ka të drejtë ts prekin as ata që e ndezin zjarrin dhe as ata që ngrohin duart Ç’ presin të vejë Populli t’ua mbrojë karriget? Aty të qendrojë kush ka besimin e popullit

                        1. S
                          Sllobodanka

                          Zjarri ne Parlamentin e Shqiperise do te djege te gjithe krimbat antisllave.

                          1. Z
                            Zani

                            Po nuke pate ide ke çakmak.

                            1. e
                              emigranti

                              SPAK u do fakte ALTIN DUMANI do fakte qe te arrestoj saliun me kompani , mbytuni tani o ASPAK O ALTIN DUMANI ne shurren e saliut me kompani

                              1. D
                                Dhimbie emdhes Popull!

                                Nuk Krim me te madh ANT ATDHEUT se pari sa po veprohet nga opozita ne Parlament. Ngjarie e jashtezakomshme jo vetwm Autoret e atij vetrimi Krimi sa TURP e shoqerise sone,DUHET DENUAR sa AUTORET te PERJASHTOHEN nga PARLAMENI sa me shpejt. Me Dhimbie shprehemi Ne Antare te org.*PASARDHESIT Veterane*.ne org e TORONTOS. ... Po e firmosim me siglen; DHIMBIA e MADHE- POPULL!! toronto-04 -12-2023

                                1. J
                                  Juliano

                                  Shtet i kalbur, shtet me institucione të pjerdhura, shtet që bëhet palë me shkatërruesit. Përse nuk protestojnë para drejtësise pala që pa dhe bën sehir për atë shkatërrim. PS do të fitojë opinjonin duke u mjaftuar për shkatërtimin dhe flakën, duke mos bërë asnjë kallzim, dhe ata që djegin as ju preket qimja, rrogat i marin, djetat, karburanti dhe digj e shkaterro se ka kush i pago. Shtet palë me shkatrruedin.

                                  1. B
                                    Bari Selisha

                                    Film i ri artistik serial ,transmetohet cdo te hene dhe te enjte ne TVSh.Titulli i filmit Berlin 1933-Tirane 1923..Ne rolin e Geringut,artisti i madh Nul Moka.Ne rolin e Himlerit ,Pakoqe Leshi.

                                    1. L
                                      Lashi

                                      Turp per faqe te zezè .te dalin gardistet jasht dhe byllini dyert qe mos dale asnje deputet .i lini te gjoth brenda se ne populli po i paguajme me lloj lloj taksash .90% e tyre jane anti shqiptare njohin vetem partine e lekut .lerini te 140 brenda tua shohim lekuren kur digjen anti shqipetareve te felliqur.

                                      Lini një Përgjigje