"Çdo njeri tjetër do të merrej për leckash dhe të çohej në kokërr të burgut!" - Artan Hoxha flet për injorimin që i bën Berisha gjykatës

5 Dhjetor 2023, 09:18Politika TEMA
"Çdo njeri tjetër do të merrej për leckash dhe

Artan Hoxha ka folur për vendimin e gjykatës ndaj Sali Berishës, për t'u paraqitur para oficerit gjyqësor dy herë në muaj, vendim të cilin Berisha nuk po e zbaton duke mos e njohur fare. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha tha se çdo qytetar tjetër do të merrej "për leckash" nëse do të vepronte si Berisha dhe se ish kryeministri po e bën reformën në drejtësi të duket qesharake. 

"Berisha duhet të paraqitej në orën 10:00 para oficerit gjyqësor.  Kjo është hera e tretë që nuk paraqitet.

Ai nuk po paraqitet, cila është zgjidhja? Nëse një qytetar do të bënte këtë, do ta merrnin për leckash dhe do ta çonin në kokërr të burgut. As SPAK dhe as gjykata nuk po vepron.

Berisha po e teston dhe po jep edhe mesazh. Ai nuk po i bindet një vendimi. Fakti që nuk po paraqitet e ka vënë në ngërç. Prokuroria duhet të reagojë, nuk po ekzekutohet vendimi i gjykatës. Ai nuk po zbaton ligjin.

Ose gjykata duhet të heqë dorë nga kjo masë dhe mos na lodhin kot me këtë reformën që po bën namin… Ose pastaj të venë dhe të zbatojnë ligjin.

Berisha jo vetëm nuk shkon, por ju bën biografinë prokurorëve të SPAK-ut. Këta janë squkur atje…", tha Hoxha. 

9 Komente

  1. g
    golja

    Gjithkush e mbane mend kur Rama beri betimin e pare si Kryeminister duke bere nje udhetim pertej Atlantikut per te firmosur per disa persona qe nuk duhet te ndeshkohen asnjehere!Dhe koha e vertetoi kete!Te njejten gje beri edhe SPAK ku sejcili prej prekuroreve ka firmosur per mosndeshkim te tallavase shqipetare Sali Berishes sepse ai ka imunitet te perjetshem mbi kete toke sa te jete me fryme!Ndaj ai e di cakun se deri ku shkon drejtesia ,ndaj dhe livadhis e derdellis ç'fare te doje!Edhe ne rastin e zjarrit ne Parlamentin e Shqiperise edhe pse zjarrvenesit shkojne e konsultohen me te si organizator i trazirave ,do therritet Mul Noka duke kerkuar edhe heqjen e imunitetit te tij dhe Sali Berisha do mbaje pozicionin e tij per te barazpeshuar bemat e familjes hajduterore te tij !Ai eshte monument agjenturash dhe mbrohet nga "perandoria qe e montoi ne vitet 83!Rrofte dhjemokra -cia ,qe si ke ajo peralla e vjeter "kecat e quajne akoma se "ujku" eshte nena dhia"!

    1. K
      Kalec Dega

      kot harxhon frymen, ke te drejte ne fakt.. kjo pune zgjidhet lehte: si Berisha edhe Rama jane te gatuar ne nje kuzhine..... lol

      1. V
        Vranakonti

        Jemi shume dakord me komentin qe bene GOLJA. Ato qe ai tha,jane te pranueshme dhe te verteta.

      2. G
        Gazeta

        Rames i duhet Saliu ende verdalle. Duhet te jesh idiot fare mos te kuptosh qe e gjitha kjo eshte nje teater i Rames me Saliun. Eshte vertet teater i peshtire. Mjafton nje polic ti shkoj tek dera cdo mengjes ti dokumentoj dhe ti njoftoje shkeljen e ligjit. Nuk ka nevoj as per prokurori dhe as per SPAK. Por kjo nuk behet jo se kane frike nga nje dordolec plak i rrjedhur nga mendet e kokes, thjesht ju duhet edhe per pak kohe.

        1. s
          saliu duhet te shpallet terrorist

          Drejtesia apo spak aspaku ose skap sic e quan krimineli sali,eshte per te varferit e jo per kriminelat e pasur si sali komunisti e familja mafioze....... Ose ose eshte sic thote krimineli sali org kriminale dhe bp me dhjerokratet qe te heq qafe soc dhe edi ramen

          1. e
            emigranti

            SPAAK dhe altin dumani jane te blere nga saliu dhe bejne keto filma sa per te thene qe ne po punojme .SPAK dhe gjykata e shqiperise eshte eshte per te varferit

            1. G
              Gjeli

              Do ta futni ne burg koleren Sale apo populli ta marre ligjin ne dore e tja qime ropt mos na detyroni te behemi kriminela

              1. M
                Martin

                Mos e ngaterroni SHBA-ne ne kete problem. Hapi i pare qe kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Berisha te shkonte drejt togave te zeza te Drejtesise se Re duhej te hidhej nga mazhoranca politike ne Kuvendin e Shqiperise, e cila nuk e kishte fare problem per te miratuar ligjin se kush shpallet "Person Nongrata" nga aleatja e madhe SHBA, i hiqet automatikisht mandati i deputetit, si nje politikan i padenje per te perfaqesuar popullin ne institucionin me te larte ligjvenes ne vend. Po kush nuk e donte kete ligj? Mendja te shkon tek njeriu me i fuqishem ne keto 10 vjet ne Shqiperi-mbreti i pakurorezuar - Edi Rama. Aq i fuqishem eshte Edi Rama, sa e shmangu konfliktin me Berishen nga Kuvendi ne PD, duke perplasur Perbindeshin e Vicidolit me kryetarin e partise Lulzim Basha dhe ambasadoren e SHBA-se, Yuri Kim. Per kete fitore, njeri me i pasur ne SHQIPERI, Sali Vuk Karaxhich Berisha fitoi edhe nje kulle 64 kateshe ne mes te Tiranes nga... bashkepunetori i tij ne Marreveshjen Famekeqe qe shkaterroi Kushtetuten e Shqiperise ne prill te vitit 2008. Tashme Berisha u plak, por pushteti i Edi Rames do te kaloje tek e bija, Argita Sali Vuk Berisha Malltezi. Nese jeni te pakenaqur, merrnj shembull nga Departamenti i Shtetit i SHBA--shpallini Persona Nongrata shkaterruesit e Kushtetutes se Shqiperise dhe ndertoni nje Kushtetute te re me parimet baze sic i ka Kushtetuta e SHBA-se.

                1. C
                  Columbo

                  Rama nuk ka më frikë nga 600 000 gërmuqët e Berishës, ndaj i ka dhënë liri të plotë të veproj në selin blu, të flasi ç'të dojë për PS dhe qeverin e tijë, pasi e din që një ditë do niset në botën tjetër ., dhe s'do regret.

                  Lini një Përgjigje