Artur Zheji: Më mirë Argita Berisha se Bardhi. Nazarko: Ajo përfaqëson një pol të fuqishëm ekonomiko-politik, të lidhur me nderet!

4 Dhjetor 2023, 22:00Politika TEMA
Artur Zheji: Më mirë Argita Berisha se Bardhi. Nazarko: Ajo

Analisti Artur Zheji në emisionin “Real Story” në ABC komentoi Kuvendin e Foltores të zhvilluar më 2 dhjetor, ku e pranishme ishte edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila mori jo pak vëmendje. Duke analizuar qëndrimin dhe fjalimin e Argita Berishës, Zheji tha se do të ishte më mirë që të opozita të kishte një figurë si Argita Berisha, dhe jo një si Gazment Bardhi.

Ndërsa analisti Mentor Nazarko e vlerësoi praninë e Argita Berishës si një shfaqje më moderne se sa i ati, duke shtuar se  ajo përfaqëson një pol të fuqishëm ekonomiko-politik që është i lidhur me nderet.

Zheji: Më mirë Argita Berisha, sesa Gaz Bardhi, veprimet që bëri doktori nuk ishin emëërues apo zgjedhës, por testues dhe testimi u bë. Gazi dhe grupimi i tij nuk erdhën. Ata e dinin që Berisha do të rikonfirmohej, ishte një Kongres fars, si vaki dëshpërimi. Mendoj që kandidatura e Argitës shumë më e mirë se rivalet potenciale, si formim apo komunikim publik, jo vetëm se është vajza e doktorit. Është profesioniste. Këta të tjerët janë një radhë bosh dhe aventuerierë politik të kapin çfarë të kapin. Teza që kishte, aliteracioni ishte ku gabuam dhe një reflektim shumë më modern se i babait të saj. Ishte një fjalë reflektive. Unë nuk besoj asnjë politikan. Ajo tha ‘ku gabuam ne’, ky ishte lapsusi i vetëm që bëri. Po të mos fliste në shumës, mund të ishte më ndryshe.

Skënder Minxhozi: Në një kohë tjetër thuhej sektarizmi është i dëmshëm, por liberalizmi akoma më i dëmshme.

Nazarko: Duhet të gjente një alibi përse ishte aty, ndaj edhe kishte atë fjalim, paralelizonte rrezikon e shoqërisë shqiptare me atë të ’91. Ajo donte të tregonte që ishte një rrezik i madh që e kishte detyruar të ishte aty.

Zheji: Në ADN e saj është e njëjta arrogancë që ka babai, unë do të thoja krenari.

Nazarko: Ajo kishte mesazhet e koduara me siguri, por familja Berisha ka zgjedhur të ketë role rreptësisht të përcaktuar. Berisha ka zgjedhur të bëjë agresivin, Argita Berisha nuk ishte agresive, dhe megjithatë tregoi njëlloj frikë. Por një shfaqje e saj është më moderne se sa i ati, dhe ajo përfaqëson një pol të fuqishëm ekonomiko-politik që është i lidhur me nderet. Nëse është e vërtetë akuza në kurriz të familjes, bashkëshortit të saj apo babait, atëherë ka pjesën në gjithë vendimmarrjen e rëndësishme si kryeministër që ka prodhuar mirëqenie në gjithë familjen.

10 Komente

  1. Y
    Ylli

    Filluan keta rrockat e paguar.

    1. Z
      Zot na fal cfare ke krijuar ! Alalmutiste

      Fiĺluan te vjellin Mutin qe kane ngrene ne vite.

    2. k
      kacidhja

      Hajde analist hajde.Arsyetime pa lidhje me realpolitiken.Njeri gozhdes tjetri patkoit.PD po shkon drejt fundit pikerisht prej llojit Brisha keta thone se nje berish tjeter mund ta reformoj.Harrojne se non grata eshte gjithe familja Berisha pra pa asnje te ardhme.Tjerrin llafe kot si analollapazan qe jane.

      1. G
        Gimi

        Ka dalë të përzihet pak me politikë, që kur ti vijë burgu te dera siç i erdhi të shoqit të ketë ç'të dërdëllisë si e persekutuar politike...Plehrë e fëlliqur

        1. !
          !!!

          Une theme te ja veme Lirise me mire ne krye te partise, pastaj Argita, si thua ti Zhej? Te jeni kaq idiote dhe akoma mendoni se partia e Saliut eshte parti demokratike?! Nuk e shikoni apo jeni njerez medioker qe e prute edhe ju Shqiperine ne kete gjendje politike.

          1. P
            Parruca

            Pu pu pu, sa e shemtuar. Me kujton Leporelen. Jo mor Zheji, mundohuni sa te doni, natyrisht sipas pageses, por ti dorezohet PD-ja kesaj mashtrueses, nuk i shkon kush mbrapa. Kjo paraqitje e saj ne kete event, tregon se edhe kesaj po i kercasin prangat. Bravo socialisteve qe si gjithnje jane gjithnje te preferuarit e shumices se shqiptareve pikerisht se nuk tallen me elektoratin dhe ne teresi me shqiptaret.

            1. T
              Trylyly

              Sikur eshte non grata m'duket.Ketu fillon e mbaron Argita si politikane e se ardhmes, gjoja.Nuk e discutojne fare ne arnautistan kete,qe kjo eshte e vdekur politikisht,por si gjithmone,grijne sallate.

              1. A
                Asd

                Shqiperise nuk i duhen më qelbesirat. Argita eshte Nongrata per shqiptaret. Perzgjedhja e saj i sherben vetem klases qe e ka vjedhur Shqiperine deri tani dhe qe ka qellim ta vjedhe edhe ne te ardhmen.

                1. A
                  Arbeni

                  Mut i ati,mut i biri mut edhe ai që bëri tan.

                  1. L
                    Lukunia e hajduteve

                    Femijet e Sali edepsezit me mire te shkojne andej nga kane ardhur te ruajne dhite se para kane me bollek me djersen e Saliut die pasurine e Sheqeres.Keta gazetaret ose jane te pire ose e vine nga ndonje planet tjeter.Keta jane per ne BURG se kane bere kerdine.Ne nje shtet normal me ligje do te ishin me kose brenda dhe pasuria e sekuestruar.Po te ishte regjimi meparshem do i varroste per se gjalli.Mjaft i pame keta ne tv e gazeta se jane te neveritshem e te shemtuar.

                    Lini një Përgjigje