“S’mund të futemi si derr në thes”, Edmond Spaho: Jemi për zgjedhje të parakohshme, por duam garanci

4 Dhjetor 2023, 21:37Politika TEMA
“S’mund të futemi si derr në thes”, Edmond Spaho:

“Është në interesin e qytetarëve që opozita të ushtrojë funksionin e saj në parlament, të kontrollojë mazhorancën. Ne po përpiqemi për interesat e qytetarëve. Ata duan të dinë sesi harxhohen taksat e tyre. Nëse ne pretendojmë se Rama ka harxhuar miliona me fluturime, kjo është në interes direkt të qytetarëve”.

Kështu u shpreh deputeti demokrat Edmond Spaho i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN teksa foli për zhvillimet më të fundit në Parlament, ku seancat e fundit janë karakterizuar nga tymuese e flakadanë.

Më tej, ai u pyet edhe për idenë e zgjedhjeve të parakohshme. Spaho theksoi se sigurisht që opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, por sipas tij duhet të bëhet një reformë e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që mundësia për vjedhje të zvogëlohet sa më shumë.

“Ne jemi të interesuar për zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme gjithmonë janë në favor të opozitës. Një mazhorancë që detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, do të thotë se është në vështirësi. Por ne nuk mund të lejojmë... këtu nuk është çështje që ne do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme apo jo.

Ne duam garanci që zgjedhjet të mos vidhen, të mos grabiten. Ne po kërkojmë të reformojmë kodin zgjedhor që të zvogëlojmë hapësirat për manipulime. Do t’i gjejmë të gjitha zgjedhjet. Ne kemi thënë se do të vijmë në pushtet me zgjedhje, por ne nuk mund të futemi në zgjedhje si derr në thes dhe t’i lejojmë Ramës që të bëjë ato që na ka bërë edhe herë të tjera”, tha Spaho.

7 Komente

  1. N
    Noci

    Ju nuk keni asgje ne dore,te gjitha i ka Rama brenda dhe jashtë parlamentit dhe i ka dhurata nga Berisha.Rama nuk i vjedh zgjedhjet se nuk ka nevoje pasi i fiton,sepse nuk ka kundershtare.Kundershtaret e Rames jane te gjithe qe populli i hodhi ne pleh ne 2013 dhe nuk i voton askush me.E vetmja qe mund te quhet vjedhje vote eshte ai deputet qe ka para dhe paguan por nuk jane veç socialistet por edhe ju.Ju jeni kategoria me e padashur per shqiptaret se çdo gje e keqe qe i ka ndodhur shqiptareve keto 33 vjet nga ju i ka ardhur.Nuk e kuptoj guximin e kerkeses per zgjedhje te parakoheshme nga nje grupim qe u shpartallua para 7 muajsh dhe u perserit ne dy bashki ku doli me keq,por kryesorja ju nuk keni dhe nuk donte keni asnje lloj lidhje me partneret nderkombetare qe ua kane mbyllur te gjitha dyert

    1. V
      Vranakonti

      Asnjehere Nuk i jane vjedhur votat partise se riithemelimit,por e gjithe opozita eshte bojkotuar, baza,populli demokrat nuk e voton se nuk e do Sali Berishen,kete person qe eshte i shpallur si njeri i padeshirueshem. Na vodhi votat Edi Rama esht alibi,mbroçkulla,prrall me nastradin. keto i bene Saliu nga frika e elektoratit te tij se mos i sulen dhe ja çajne barkun.

      1. A
        Aron

        "Garanci" per keta horrat e PD'se eshte t'u jepet ndonje kocke ne tavoline, se e dine nga populli do marrin vec majen e karit, se jane bere bajat.

        1. C
          Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI

          'Joooooooo more idjot ! Ju nuk kerkoni te ktheheni ne pushtet me vote , por doni pushtet ne tavoline . A nuk e ka thene me mijra here shtaza kerme e Vicidolit se Edi Ramen nuk e rrezojme dot me vote ?! Atehere pse ha m...t kot ? Ke kerkon te mashtrosh ti plehre ? Nuk ka as me te voglen arsye per zgjedhje te parakoheshme . Ju kerkoni vetem kaos dhe antishtet . ZGJEDHJET DO TE BEHEN NE VITIN E ZGJEDHJEVE TE RADHES 2025 , edhe sikur te kini plasur te tere nga frika e marazi .

          1. S
            SALEHU

            hajduti thote duam garanci te mos vidhen zgjedhjet po kush j uperkrah juve morrave me?

            1. Y
              Yllka

              Ky mondi është një koqe gomari. Ky i ka brekët të grisura akoma. Nuk dijë të ngrejë brekët e veta, por ka qenë nëpunësi më i korruptuar dhe më dpiuni kur drejtonte ministrinë e turizmit. Njerëzit trashaluq dhe të rrumbullakët sa gjlrë e gjatë nuk kanë tru dhe janë budallenj. Këtë duhet ta dijë mirë edhe e shoqja që është psikologe. Është personi më servil në Shqipëri. Talleshin të gjithë ish punonjësit e tij, madje edhe akoma më keq kur e konsideroi veten president të futbollit shqiptar. O vulëhumburi i PD të sali cjapit plak matuf serb.

              1. B
                Broja

                Po qysh jau vjedhi Rama more tok mak. Po a ishi ju ne pushtet deri ne vitin 2013, ku e kishi ne dore te gjihe, me Kuvend, qeveri, president,te gjithe gjyqet, Kushtetuten, ministrat, drejtoret,ushtrine, policine, ambasadoret, financat, parate e vjedhura, ishi te lillur me hajna, mafioza, kishi ne dore drogen me profitime deri ne 5 miliard dollar ne vjete, me tenedere qe i keni vjedhur dhe jeni pasuruar, sidomos familja e me te mallit kriminel qe e ka Europa plaku Salih. Bej pyetje, si opozita ne at ko pa kurgja ne dore i manipuloje dhe i vjedhi zgjedhjete. Kete me se miri i dine plaku hajn, Salihu i cili ishte miku i shtepise te Enver Hoxhes.

                Lini një Përgjigje