Berisha shpërfilli sërish gjykatën, Fatos Klosi: Ka bërë zullume të mëdha në këtë vend! Kjo dosje nuk është asgjë

5 Dhjetor 2023, 09:44Politika TEMA
Berisha shpërfilli sërish gjykatën, Fatos Klosi: Ka

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë (SHIK), Fatos Klosi foli për veprimet e Sali Berishës, i cili për herë të tretë nuk shkoi në gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë për dosjen “Partizani”.

Ai theksoi se kjo nuk është një gjë e re, pasi Berisha i është shmangur gjithmonë drejtësisë dhe institucioneve shqiptare.

Sipas Klosit, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë zullume të mëdha në Shqipëri, duke theksuar se dosja aktuale për të cilën akuzohet, nuk është asgjë, në krahasim me veprimet e tij përgjatë viteve të shkuara.

“E ka shkelur gjithë jetën ai dhe nuk është gjë e re që t’i shkel këto rregulla. Gjithmonë i është shmangur. Ai do të hiqet mbi prokurorinë dhe mbi të gjitha pushtetet në këtë vend. Pas kësaj mund të jetë arrest shtëpie dhe nuk mund të dalë dot.

Sillet kështu për aq kohë se ka bindje se nuk I bën njeri gjë. Tani nuk është ajo kohë që s’i bën njeri gjë. Berisha ka bërë shumë zullume të mëdha në këtë vend, kjo dosje nuk është asgjë”, tha ai i ftuar në “Ora e fundit” . 

Gjithsesi, Klosi thotë se Berisha do të trembet me siguri pasi Prokuroria do të tregohet e fortë në hetimin dhe veprimtarinë e saj.

“Do trembet dhe tani nëse prokuroria speciale do të tregohet e fortë dhe unë shpresoj që do të tregohet e fortë, sepse gjërat kanë ndryshuar shumë”, tha ai.

Ai komentoi edhe vrasjet e 21 janarit, ndërsa tha se urdhëruesi i këtij krimi është ish-kryeministri Sali Berisha pasi asnjeri tjetër nuk mund ta bënte dot pa urdhër nga lart.

“Është urdhëruese, asnjëri tjetër nuk e bënte. Nuk e bënte askush, ata njerëz që qëlluan e dinë shumë mirë rregulloren, që nëse gjuan mbi turmën është gafë e rëndë dhe dënohesh rëndë.

Berisha këtë plan kishte. Protesta po mbaronte, në kohën që janë bërë qitjet. Garda qëlloi me urdhër të Berishës. Berisha e ka planifikuar atë vrasje, e ka urdhëruar atë vrasje”, tha ai.

2 Komente

  1. D
    Demokrati idealist

    Po ai qen malok i ka duart e lara me gjak shqiptarësh.Ai duhet të përgjigjet për krimet e tij monstruoze kundër popullit shqiptar.Ai ka mbi kurriz zgjedhjet e 26 Majit 1996,firmat piramidale ku shumë njerëz shitën çfarë kishin bile dhe shtëpit.Për 3000 vrasjet e vitit të zi 1997,për hapjen e depove të armatimit,për rrëmbimin dhe vrasjen e patriotit shqiptar Remzi Hoxha,për furnizimin me naftë të ushtrisë së Millosheviçit që vriste boshnjakët dhe kroatët kur OKB i kish vendosur embargo regjimit fashist sërb.Ai qen maloku duhet të përgjigjet për vrasjet në bulevard të 4 demostruesve dhe plagosjen e shumë të tjerëve kur protesta sapo kish mbaruar.Ai duhet të përgjigjet për vdekjen e 26 qytetarëve në Gërdec së bashku me sypeshkaqenin shkëlzen berisha dhe për shumë krime të tjera.

    1. S
      Skraparliu

      Une o zoti Mero kam nje koment per kreun e SPAK ALTIN DUMANI n.q s. do isha une nje qytetar i thjeshte dhe nuk do shkoja te paraqitsha ne gjykate n.q.s. e lexon z.ALTIN DUMANI TI DHE GJYKATA DO ME KISHIT BERE SYNET PER SE DYTI,Kjo eshte drejtesia qe ne duam duhet te keshe PARA PUSHTET.

      Lini një Përgjigje