''O Edi o njish, shyqyr që ke fitu!'' - Shkodranët e mirëpresin, Rama: Shyqyr që erdhi dita

5 Dhjetor 2023, 11:55Politika TEMA
''O Edi o njish, shyqyr që ke fitu!'' - Shkodranët

Me shtrëngime duarsh, apo ftesa për kafe, shkodranët kanë ndaluar kryeministrin Edi Rama për ta falenderuar për ardhjen e tij në Shkodër dhe atë çfarë ka bërë deri tani.

Gjatë inspektimit përgjatë bulevardit kryesor të Shkodrës ku aktualisht po realizohet projekti për rikonstruksionin e fasadës së 55 pallate kanë qenë shumë qytetarë të cilët I kanë dalë para për ta takuar. Nuk kanë munguar as batutat e kryeministrit.

"O zotni kryetar na e sill pak kryeministrin ti qesim një kafe”,- tha një qytetar. 

"Keni shumë kafe me më qit por tani jam i zënë”, - i tha Rama. 

Një grua tjetër e ndaloi dhe i tha:  Na keni shpëtuar me këtë (I referohet kryetarit të bashkisë, Benet Beci), për sytë e ballit. Djali im në Holandë të adhuron”. 

“Se nuk më njeh mirë prandaj” tha Rama duke shkaktuar të qeshura.

''O Edi Rama njish. Shyqyr që ke fitu”, tha nje tjeter. 

''Jo shyqyr që kam fituar unë, shyqyr që keni fituar ju'', ia ktheu. 

“Shyqyr që erdhi dita të më japësh dorën”, i tha Rama një shkodrani.

Madje videoja e publikuar në facebook nga kryeministri Edi Rama mbyllet  me urimin e një shkodrani për kryeministrin “Të rujt Zoti!”

21 Komente

  1. S
    Shkodra ka qene e manipuluar per 30 vite

    Normale , Rama eshte shkodran nipi Zef Kolombi piktor . Per 30 vite Shkodra eshte perdorur pe keq . Nje katundar Tropoje qe per ta kuptuar duhet perkethyes shqip - shqip i ka manipuluar turp per qytetin e shkodres . Shpresoje qe Shkodra te eci krah Vlores ne zhvillim.

    1. P
      Pjata

      Shyqyr qe na solle afrikanet..

      1. K
        Kinezi

        Po marrsh nga ditet tona ???!!! Se ska kuptim pa kete shprehje. A ju qift kina

    2. L
      Landi

      Duhet syri i artistit gjithesesi. Shpresoj qe Shkodra ta ndjeje doren e ndryshimit te pushtetit, ndersa bizneset dhe qytetaret te bejne pjesen e vete per ta zhvilluar me tej. Eshte qytet i bukur, por duhet te behet atraksion turistik, njejte si Korça qe eshte bere destinacion i kerkuar dimer e vere.

      1. a
        astriti

        e more dhe shkodren vlla edi .ogur i mire per ta .falu dashuri dhe zhvillim shkodres se e meritojne per cka jane .me se fundi do te kuptojne se e keqja i kish mberthyer per 30 vite me rradhe .me se fundi do te kuptojne sa e kane uryer shkodren ata qe e kane udhehequr per 30 vite me rradhe .kane plackitur ,shkateruar ,sa kane mundur .me se fundi erdhi dhe dita e shkodres te ndricoje .

        1. s
          sapa

          Sidomos kur punon ne pune shteterore ose kur ke familjare qe punojne aty atehere je patjeter tifoz.I thone 10 vite te rruash para neper zyrat e hajduteve nuk flas per rrogen se ate nuk e shohin me sy por te tjerat!

          1. U
            Uto

            Me shtrengime duarsh te stisura si ne kohen e regjimit. Si nuk arriti te pakten ky ram ordineri ta kaloje kete kompleks?! Ky po rezulton autokrat me i etur dhe me egoist se paraardhesit e tij.

            1. D
              Detari

              sykur sykur jallah ramazon gyzel skipfolsa

              1. O
                Oni

                Sa e ka pagur Rama kete plaken valle qe te aktroje? Apo dhe ato qe gjoja e paskan ftuar per kafe?

                1. V
                  Vranakonti

                  Oni! Per ty dhe soj e sorollopin tende ashtu ju duket shterngim duaresh te stisura dhe te shitura,sepse keshtu jini edukuar ju nga kryekrimineli Sali Mortja.

                  1. O
                    Oni

                    Vranakonti ore idiot clidhje ka komenti im me Salen.

                2. s
                  spata

                  Do ishte shume here me mire qe shkodranet te perfaqsonin krahune e Djathte.Nuk duhej qe shkodranet te manipuloheshin nga nje shpellar i Vicidolit .Kjo ka qene fatkeqsija dhe sabotimi me i madh i demokracise shqiptare . Shkodranve u duhet shume te arrijne ate qe meritojne . Por kam dyshim se Shkodra do pesoje fatin e Vlores.Shkelqimi mund te shuhet shume shpejt sic po shuhet ne Vlore .

                  1. e
                    enter""

                    Enveri nr 2

                    1. D
                      Dikur shoke

                      Oni si duket e ditke mire punen e pageses ,ti ne Grewi u jepshe leke klienteve me te bere qejfin e sumes tate ,si dhe te ka treguar motra per pagesen qe merte te llampat e kuqe

                      1. S
                        Shkodra Qytet Turistik ne te ardhmen !

                        Bo Bo sa legena keta qe komentojne kundra Punes qe behet kudo ne Shqiperi.. Mesiguri keta qe komentojne kundra z. Edi , nuk ka fjale , nuk mund te jene shqiptare ! Po ha keni sy more legena qe kudo ne shqiperi z. Edi ka pastruar tere shqiperine se mbante era perc , se laheni nje here ne muaj...Pastaj ha ka me njeri te paster dhe te ndergjegjshem se Kryetari i Shkodres z.Benet Beci ku shumica e Shkodres kane nje Respekt te vecante.. Duroni juve qe shkruani kundra ! se Shkodra do te behet shume shpejte nje Qytet si shume Qytetet e tjera Turistike ...ku nga Turistet e huja Vizitore do te ritet edhe te ardhurat nga Bizneset e ndryshme qe ka Shkodra...

                        1. G
                          Gurabardhi

                          Më në fund, edhe Shkodra, djepi i kulturës së kombit, u çlirua nga sundimtari viçidolas dhe iu bashkua kombit tonë. Urime të përzemërta! Bravo Rama, je më i miri! Me Becin ke gjetuar njeriun që i duhet Shkodrës dhe kombit.

                          1. A
                            Aleko

                            Shkodranet jan njeres te beers she inteligjent

                          2. S
                            Sokrati

                            Siç janë ndërtuar dhe ndërtohen pallatet shumë katësh, sheshet, bulevardet, rruget e reja, portet detare, çerdhe, kopshte, shkolla etj etj, ashtu duhet të ndërtohen edhe zemrat e njerëzve... Vendi ka nevojë urgjente të pastrohet nga krimi dhe ne radhë të parë nga KRIMI POLITIK, qe po e çnderon dhe po e shkatërron këtë popull. Pa shkatërruar këtë krim të shëtuar, si mund të shkatërrohet krimi dhe korrupsioni i maskuar?! Pa siguri publike, pa qetësi shpirtërore, pa drejtësi vendi shkon atje ku ka shkuar saliu dhe familja e tij sëbashku me bandën, që në emër të ''demokracise'' në gojën e tyre të ndyrë, e kanë bërë vendin pothuajse të pabanueshëm, të ndarë në klane, të përçarë dhe në prag të plakjes dhe të vdekjes... Vendi po lëngon për DREJTESI.

                            1. C
                              Columbo

                              I ka zbrit valutat e huaja aq shumë., saqë asnjë turist nuk i intereson të vizitoj vëndin tonë.Nuk e di nëse inteligjenca artificiale apo një kokshkrepje e tijë bën që dhe qytetarëve tanë që jetojn në emigracion, t' ju duket vëndlindja planet mars.Ata që kthehen, i kërcënojn me burg.Racizëm artificial

                              1. D
                                Demokrati idealist

                                Shkodra dhe qytetarët e saj e urrenin regjimin e E Hoxhës.Ata si antikomunist ja kanë dhënë votat që nga 1992 malokut të vçit që doli,por ai sa merrte pushtetin as i shkonte ndërmend të investonte për qytetin bastion të demokracisë.E Rama sa erdhi në pushtet ndërtoi stadiumin e ri dhe tani po investon në projekte të shumta për të cilat ka nevojë një qytet si Shkodra.

                                1. Q
                                  Qytetar i zakonshem

                                  Shkodra meriton respekt dhe nderim maksimal per ate qe perfaqson ne historine e Shqiperise . Emri "shkodran" nderon cilindo qe e ka . Por ata qe e kane drejtuar Shkodren deri dje nuk kane menduar qe te japin kontribut per qytetin por vetem te marrin votat. Nuk kane patur ide zhvilluese qe t'a benin qytetin e tyre shembull per t'i treguar gjithe shqiptareve "ja si do ta bejem Shqiperine po na votuat ne " . T'i tregonin se sa mire dime te punojme "ne" . Fatkeqsisht kane mare votat dhe ja kane futur "gjumit". Beneti nuk po flë gjume . Mbeshtetjen e Rames e ka prandaj une besoj qe "Shkodër locja" do behet atraksion turistik , Ajo ka se çfar t'i ofroje turizmit duke filluar qysh nga lashtesia me legjenden e ROZAFËS, historine e saje te mesjetes ,artistet e saje nder breza piktore , poete, shkrimtare , kompzitore , sportiste, mikpritjen per te cilen i "heq kpelen" e gjithe Shqipria dialekti i bukur i veçante plot humor . Une besoj se ka ardhur "ora " e sajë . E uroj kete me gjithe zemer.

                                  Lini një Përgjigje