"Mazhoranca s'ka shpëtim nga ngritja e komisioneve hetimore", Klosi - Xhaferajt: Shkruajini korrekt dy letra dhe u pranohen!

5 Dhjetor 2023, 10:19Politika TEMA
"Mazhoranca s'ka shpëtim nga ngritja e komisioneve

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi dhe deputeti i opozitës Ferdinand Xhaferaj u vunë përballë në emisionin "5Pyetjet nga Babaramo" në Report Tv për të diskutuar për kaosin e Rithemelimit në Kuvend dhe 8 kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore.


Klosi deklaroi se PS nuk është kundër ngritjes së komisioneve hetimore, por sipas tij kërkesat e opozitës nuk kanë qenë specifike.

“Ligji është i qartë”. Kështu tha deputeti i opozitës Ferdinand Xhaferaj në lidhje me kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore. 

“Gjykata Kushtetuese thotë se ngritja e komisioneve hetimore është e detyrueshme dhe se objekti edhe mund të negociohet. Ja porti i Durrësit. Nuk është investim strategjik, por korrupsion strategjik. Pse nuk e pranoni korrupsionin? Jeni në kundërshtim me ligjin. Hoqe 800 metra katror tokë qytetarëve të Durrësit. Kam paraqitur tetë fakte që duhet të hetohen”.


Ngritja e komisioneve hetimore Xhaferaj nënvizoi se nuk është kërkesë e Berishës, ndërsa citoi dhe progres raportin e KE në të cilin përmendej rrëzimi i kërkesave të opozitës.

“Po i them zotit Klosi që problemi i të drejtave të opozitës në Kuvend nuk është as problem i Sali Berishës dhe as i përplasjes së Berishës në Kuvend është i Kushtetueses. Këtu do jemi. Është problem kushtetues. Është një betejë e humbur, e lexove progres raportin.

Thoshte se mazhoranca i hodhi poshtë kërkesat për ngritjen e komisioneve pavarësisht se garantohet në kushtetutë. Kur të fusësh ligjin e ri mos i mirato këto kërkesa. Jashtë Berishës jashtë opozitës jashtë partive politike, ka tentuar Fatos Nano, ka tentuar Sali Berishën dhe po tenton edhe Edi Rama e kanë të humbur. Këtu do jemi se ç’do ndodhë me komisionet hetimore”, tha Xhaferaj. 

"Kërkesa për Portin për shmbull është konkrete. Edhe për rrjedhjen e të dhënave. Nuk keni shpëtim komisionet do i ngrini. E patë si shkoi çështja e inceneratorëve e morët faturën. Akoma s’ka rënë temperatura e inceneratorëve, e rraskapitët SPAK ia morët frymën... Mbaje mend Klosi komisionet hetimore do ngrihen. Kushtetuesja thotë se ngritja e komisioneve është i detyrueshëm, objekti mund të diskutohet ”, shtoi Xhaferaj.


Debati te “5 pyetjet”:

Klosi: Ngriji komisionet, por shkruaji more, siç e do kushtetuta. Sot ju mendoni se bëni opozitë. S’kam asgjë të keqe ishalla është kështu.

Xhaferaj: Pse ju mendoni se ju po  qeverisni? Vetëm skandale keni...

Klosi: Këtu po ndizni fishekzjarre, komisionet do ngrihen jo se bërtet ti por kur ti shkruani si duhet. Nëse doni të keni sukses shkruajini si duhet komisionet.

Xhaferaj: Tani s’ka më ti bëni gjërat siç do qeveria. Kanë për t’i ngritur siç do opozita... E kemi bërë kërkesën. Mirë thotë se për investitorët strategjikë janë shumë po për Portin e Durrësit pse nuk e ngre. Është një aferë që opozita mendon se ka elementë korruptues. Ta hetojmë.

Xhaferaj: Ka filluar tërheqja. Nuk do ketë fare nevojë për grevë urie sepse e kërkon kushtetuta. Pas progres raportit do fillojë të flasë trupi demokratik. Është 100 me 0. Nuk është raste që Rama me makinacionet e veta mund ta kthejë. Jeni të kapur. E keni parë progres raportin...

Opozita edhe këtë seancë plenare, e cila zgjati vetëm 14 minuta nuk e kurseu kaosin. Deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit ndezën flakadanë në sallë, tentuan t’i vënë flakën karrigeve dhe u përplasën me Gardën. Flamur Noka u përjashtua nga seanca, ndërsa Edi Paloka tentoi të godasë deputetin socialist Petro Koçin.

2 Komente

  1. E
    E regullove cilesin e diellit ? .

    - Drejtohuni gjykates kushtetuese nese pretendoni qe ju shkelen te drejtat ?. - Kjo rremuje behet per te mbrojtur familjen kriminale Berrisha nga drejtesia

    1. U
      Ushtari.

      O Blendi ca thua more por ai eshte aq i ditur sa do ta beje edhe diellin te shkelqeje me shume.Yhy yhy sa lart eshte ferdi por ti " se kupton dote. "Po me ca meresh o Blendi me ata duhet te kesh dy bythe nje ta cash e nje ta mbash.A e di ckeni ju gjeni ca hapje"ilace" dhe jepjani me detyrim atyre se nuk vijne ne terezi ata.Ata jane si ata ne mes te oqeanit qe i ka zene fortuna e nuk dine ca bejne.

      Lini një Përgjigje