Lëvizja e Berishës me Argitën, është një “lëvizje bosh”

5 Dhjetor 2023, 17:49Politika TEMA
Lëvizja e Berishës me Argitën, është një

Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit, i thirrur me shumë bujë nga Sali Berisha, në fakt u kthye në një Kuvend për Argita Berishën.

Një lloj testi, se a do pranohet ajo si pasardhëse e Sali Berishës.

Por për gazetarin Habjon Hasani, lëvizja e Berishës me Argitën, është një “lëvizje bosh”.

“Ne shah ka nje levizje qe quhet "leviz bosh".

Pra ti mjafton qe te besh nje levizje koti, s'ka rendesi ushtar apo nje nga figurat, vetem e vetem qe te kalosh radhen e levizjes te kundershtari.

Sepse pasi ti leviz bosh, cilado levizje e kundershtarit do i kushtoje shtrenjte atij.

Keshtu e kuptoj dhe levizjen e amerikaneve dhe SPAK-ut me Abi Malltezin. Levizje bosh.

Kunder-levizja e Berishes me te bijen, me duket teper e dobet.

Sepse ajo eshte markuar me kohe qe me shpalljen non-grata te familjes biologjike.

Ti nuk mund te çash rrethimin me figura te markuara, ose nese do ta besh kete gje, duhet me se pari te zhbesh markimin, pastaj t'i perdoresh keto figura per kundersulm”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje