Basha 'thumbon' Berishën nga SHBA: Sulmet e politikës ndaj SPAK të papranueshme

5 Dhjetor 2023, 15:19Politika TEMA
Basha 'thumbon' Berishën nga SHBA: Sulmet e politikës ndaj

Nga SHBA ku ndodhet për vizitë, Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar aksionin e deputetëve të Berishës dhe Bardhit me skenar kaosi në Kuvend teksa pjesë e këtij skenari është edhe një person subjekt i SPAK që është ish-kryeministri Sali Berisha.


Basha në takimin me Robert Benjamin drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të “Institutit Demokratik Amerikan” (NDI) i quajti të papranueshme sulmet e politikës ndaj sistemit të drejtësisë, veçanërisht ndaj SPAK kur vijnë nga subjekte që i ka në hetim apo tendencën për të politizuar SPAK përmes tentativës për të përvetësuar punën e tij nga aktorë politikë.

“Lufta kundër korrupsionit, pastrimi i politikës nga politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar, zgjedhjet e lira e të ndershme janë prioritetet e PD-së.”

Basha ka shpalosur nismat e PD-së që janë, tashmë, në Kuvend, si vetting-u i politikanëve, përmes të cilit synohet pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit, listat e hapura, ku deputetët zgjidhen drejtpërdrejt me votën e qytetarëve, organizimin në një zonë zgjedhore, që krijon barazinë e votës së qytetarëve duke eliminuar difererencat ndërmjet qyteteve të ndryshme dhe mundësimin e votës se diasporës.

Basha ka bërë të ditur se për këto nisma është konsultuar paraprakisht me qytetarët dhe kanë një mbështetje maksimale. Tashmë, pritet vota e deputetëve për t’u shndërruar në detyrime ligjore.

Basha foli dhe për vëmendjen e veçantë që PD-ja po i kushtohet përfshirjes së sa më shumë grave dhe të rinjve gjatë procesit të riorganizimit të Partisë Demokratike dhe projektin e Aleancës Qytetare për Demokracinë, koalicioni që do të kthejë shpresën e shqiptarëve, për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet që presin shqiptarët.

Basha ka shprehur bindjen se me ndihmën e SHBA dhe partnerëve të tjerë, Shqipëria do të arrijë të rikthejë vlerat demokratike.

2 Komente

  1. D
    Dyri

    O budalla rob. O koqe kandari. Po c fryhesh si gjel kot. Po kush te beson e te ndjek prapa ty o idiot. Po ti nuk ke tru e mend as sa nje gjimnazist.

    1. M
      Me avash shoqe

      Basha kokrra e hajdutit i zhytur ne mutin e korrupsionit dhe te krimit deri ne fyt, takon ndonje perfaqesues te Institutit Demokratik dhe na e paraqet sikur ndodhet i ftuar ne Shtepine e Bardhe. O toc, perfaqesuesit e ketyre Instituteve presin cdo dite me dhjetra kerkues qe u lepihen per te bere nje foto dhe vetem kaq. Keta perfaqesues kane ne dore vetem celsat e kashtes.

      Lini një Përgjigje