Fabula e sforcuar e hyrjes së Argitës në politikë

5 Dhjetor 2023, 18:02Politika TEMA
Fabula e sforcuar e hyrjes së Argitës në politikë

Nga Ylli Pata

Debati i hapur që prej të shtunës kur u shfaq e bija Sali Berishës në podiumin e foltores, duket se po merr një qasje sipërfaqësore.

Pasi diskutimi po kap mundësinë dhe prognozën e një aktivizmi politik të Argita Malltezit, në një kohë të posaçme siç është kjo kohë për bashkëshortin e saj dhe familjen Berisha.

Në fakt, diskutimi, për këtë fenomen, nuk ka përse nis sot, e të merret si një zhvillim i veçuar apo sikur është një risi politike.

Sali Berisha, duket se ka të drejtë kur thotë se fëmijët e tij kanë qenë aktiv gjithë kohën si mbështetës dhe aktivistë të Partisë Demokratike në drejtimin e të atit.

Nëse ka një kohë, kur u fol për një katapultim fizik të Argita Berishës në politikë, ajo ishte pak vite kur PD-ja mori pushtetin në vitin 2005. Kryesisht në vitet 2006-2007, kur fuqia e saj potenciale në emërimet politike në qeverisjen e Sali Berishës ishte e madhe.

Aq e madhe, sa në mjediset e sallonet e pushtetit, flitej për dikasteret e drejtoritë e rëndësishme që ishin ndarë nga djali e vajza e Sali Berishës, si pasojë e influencës së njerëzve që kishin emëruar.

Ndërsa Argita ndikonte dhe adresonte personazhe të nivelit të lartë që nga zv.ministra e ministra të kabinetit, i biri i Berishës, Shkëlzeni, kishte atributet në agjenci të rëndësishme siç ishte Agjencia e Kthimit dhe Kompansimit të Pronave, e cila menjëherë sa erdhi PD në qeverisje u ndryshua komplet. Nga një Komision i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që varej nga Parlamenti, e me një përbërje pluraliste, ku kishin përfaqësues jo vetëm PS e PD, por edhe partitë e tjera të djathta, institucioni u kthye në një agjenci në varësi të kryeministrit. E Pikërisht nga kjo agjenci u bënë ndryshime e lëvizje pronash thuajse në të gjithë vendin, për të cilat është folur, shkruar, madje edhe hetuar. Një e tillë është edhe çështja e privatizimit të Klubit Partizani.

Përkatësisht, fëmijët e Sali Berishës kanë qenë shumë aktiv në politikën e Partisë Demokratike. Thjesht, ata nuk u përfshinë fizikisht në poste të larta në parti apo qeverisje.

Përfshirja, pavarësisht se do të kishte një imazh jo aq shumë modern për vetë Berishën, në thelb do të ishte një lëvizje më e ndershme. Pasi, do të kishin përgjegjësi edhe politike, edhe ligjore për të gjitha aktet që ato do të merrnin. Pra do të ishim tek një përgjegjësi individuale, e jo pjesë e piramidës tribale, me të cilën është kryer skema e induksionit të fëmijëve të Berishës në politikën shqiptare.

Fëmijët e Berishës, ishin prezent gjatë qeverisjes së Sali Berishës, thuajse ditë për ditë nga shkrimet e mediave, akuzat e opozitës, raportet ndërkombëtare, por edhe tragjeditë e katastrofat që i ndodhën këtij vendi.

Në të gjitha rastet, Sali Berisha i ka marrë në mbrojtje, duke i quajtur fëmijët si viktima të tij e vendimeve që ka marrë qeveria e Partisë Demokratike.

Ndërkaq, edhe pse ata kanë qenë prezentë në jetën publike, asnjëri nga figurat e PD-së, të paktën publikisht nuk ka folur për këtë fenomen, edhe pse e pranonin nën zë, apo edhe e kanë pranuar influencën e tyre.

Kurse një pjesë e rëndësishme e emrave që hynë në postet e larta të politikës, administratës së lartë, organeve të drejtësisë apo diplomacisë, patën shiringën e plotë të sponsorizimit të Argitës apo Shkëlzenit.

Pra, ata kanë qenë në politikën e PD-së gjithmonë, thjesht kanë zgjedhur këtë formë që zgjodhën. Sot, si Sali Berisha, ashtu edhe fëmijët e tij, nuk kanë asnjë hapësirë për të bërë politikë. Kjo sepse janë të sanksionuar nga qeveritë e dy prej vendeve më të fuqishme të botës siç janë SHBA dhe Britania e Madhe.

Aktivizimi aktual, është thjesht rreshtim, një mënyrë për të bërë avokatinë e akuzave penale që kanë nisur ndaj tyre. Kurse në realitet, edhe sikur të mos dënohen nga gjykata, nuk kanë hapësirë për të kapur pjesën kryesore të elektoratit të opozitës. 14 maji i këtij viti ishte dëshmia e qartë për këtë. Maksimumi i mundshëm është marrja e një mandate deputeteje, nëse Argita do të garojë në një zonë të mirë elektorale në listat e foltores që mund të regjistrohet si parti, apo me vulën e partisë së Metës. Por nuk është marrja e një mandate një hyrje në politikë. Deputet ka qenë edhe prof Jenisheri…

9 Komente

  1. T
    Tirona

    Një shkrim idiot, që don të rehabilitojë goçën e Berishës nga Nonagrada duke na thëne që kjo mund të mari mandatin e deputetit. O trap, ti që ke bo këtë shkrim , i gjithë populli po pret të futet nl burg dhe ti sekuestrohet e gjithë pasuria e kësaj shtrige që ka vëne me korrupsion , ti po na tregon se mund të bëhet deputete dhe si rrjedhojë do të mbrojë pasurinë e saj ….

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Jeni shoqëri e vdekur , që merreni me një të vdekur non grata. Jeni të gjithë të vdekur shpirtërorë që hecnin Natën me sy mbyllur.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Anna

      Keto duken fiks si famila Milloshevič

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tit Vasillaqis

        Gita - Zeni qe ne surrat duken si vampire te nje krimineli , se si i thone nje fjale bucja pjell vec kelyshe . Ajo parti e nisi qe ne lindje me komunist - kriminel po pa nongrada ndersa sot ka edhe nje damke nga Amerika e Anglia e do e mbylle me te tille .

        Përgjigjjuni
        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Me një fjalë, kishin ndarë parcelat e privatizimit "qeveritar", mblidhnin taksat për çdo vend pune. Ky angazhim ka ekzistuar, mëkat tua mohosh! Normat e fitimit duhet të kalojnë shumë katëshit, " kthimi" në politikë të dind për pastrimin e fitimeve.

          Përgjigjjuni
          1. s
            spak-u

            qe te mos i them hajdute te tregoje argia si i ka bere leket, nje per nje. se dyshoj asnje shok i kursit te saj nuk ka bere aq leke sa argita. alfred lela te tregoje a mos argita po i futet pilitikes qe te shpetoje pasurine peralloe qe nuk e ka vaene asnje sho ose shoqe e fakultetit te saj. analistet e e berishes mos te kercejne kendej por te na japin rrogen e argites te na sqarojne si jane vene leket. eni vasili, erla mehilli te intervistojne shoket e kursit te argites, te pyete luzim basha per lidhjet shoqerore e pagesant ne unmik si dhe nqs ka argita se cfare sherbimesh u ka ofruar sebve qe i ka daje. lela e berisha te sqarojnelidhjet e berishes me fazllicin. te sqaroje berisha e familja e tij si e kane shfrytezuar fazlicin me ndihmue kosove. psh pjesemarrja ne mbledhjen e kashillit te sigurie kombetrae cfare e ndihmoi kosovev a mundet z lela te na thote, po ashtu edhe eni vasili e erla mehilli. sic qihe(shifet) erla ka shume per te thene. me klan i poshter serb qe po mundohet te trembe spak-un

            Përgjigjjuni
            1. G
              Grant special

              Yll! Dakort me ty. Por ka dicka qe nuk shkon. Argita shpreson te mposhte Bashen. Nga c'kam kuptuar Basha eshte treguar "dobic" ne Kosove! Ka vendosur marrdhenie konfidenciale te forta me njishi e Botes, USA. Argita? Lesh! Perkundrazi 3% I suksesit me Bosin 100 miljonsh palestiez qe foli ne mediat amerikane e ka fundosur keq znj. Malltezi Berisha. E ka te kot, apo eshte vone te futet ne politike. IM spiuni u kap me 7% dhe as Vera qe piu nje nate Para me Babington e Argits, nuk bindi njeri. IM I 7% mbeti I korruptuardhe hajdut e spiun ne syte e qytetareve. Po keshtu Argita mtashe me 3%, konsiderohet e tille. Besoj se e ka te kot pjesmarren ne politike. Futja e Argites ndihmon L.Bashen dhe USA.

              Përgjigjjuni
              1. s
                spata

                Nuk keni kuptuar azgje se cfare synon Saliu me te bijen.Nuk nisem nga ky shkrim se ska agje te perbashket me qellimet e Berishes. U perpoq Berisha te kete kontrollin e Pd por e shikon qe me shume eshte diskredituar se sa ka riabilituar vehten si lideri i saj . Ne keto kushte ai synon te terhiqet, pa rene ne sy dhe te krijohet nje particke te re. Ne krye te kesaj partije dote vendoset Argita . Edhe pse ka burrin e babajne me precedent penal ajo do te beje divorcin nga ta . Argita do grumbulloje gjithe plehtar pro serb qe ndodhen ne Shqiperi . Do tentoje te terheqi te gjithe fanatiket ,qe jane pasuruar nga Berisha dhe ata kosovare qe jetojne ne Shqiperi. Pra forma e kesaj partije dote jete e ngjashme si ajo e Dules . Parti e minoritetit serb ne Shqiperi .Ne keto kushte ajo do te perpiqet te terheqi mbeshtetije Ruso-Serbe.Po a kashance ta beje nje gje te tille?Kjo do te varet nga presjoni brenda vendit si dhe nga faktoret e jashtem nderkombetar . Dihet qe ne Kushtetuten tone kane te drejete te krijohen parti politke nga grupe te vecanta qe jane pjese e nenshtetesisve te huaja .Pra edhe derri dhe dosa mund te krijojne parti politke ne Shqiperi . Nuk jame shume i sigurt se ky proces do te ndalohet nga legjislacjoni shqiptare .

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Demokrati idealist

                  Argita është nongrata si i ati,pra Amerika demokratike i ka vendosur vulën e zezë dhe çupës së babait.Kështu që ajo është e djegur njësoj si baba krimineli.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje