Nuk ngrenë Komisionet Hetimore, Felaj-opozitës: Nuk është shkelje e ligjit, pse nuk shkoni në “Kushtetuese”?

5 Dhjetor 2023, 22:10Politika TEMA
Nuk ngrenë Komisionet Hetimore, Felaj-opozitës: Nuk është

Deputetja socialiste, njëherazi edhe nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka thënë se mos ngritja e 8 Komisioneve Hetimore, kërkesë kjo e opozitës, nuk është shkelje të Kushtetutës. E ftuar në “Debat” në A2 CNN me gazetaren Alba Alishani, Felaj tha se një vendim i tillë është marrë pasi objekti i kërkuar nga grupi i deputetëve opozitar është në shkelje të ligjit.

“Objekti është anti-Kushtetues. Mund të atakohet, por në Gjykatën Kushtetuese, opozita nuk e ka shfrytëzuar këtë gjë. Nuk është shkelje Kushtetuese mos ngritja e Komisioneve, GJK në disa raste, e ka gjetur të drejtë vendimin e Kuvendit, për mos ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Felaj ka sjellë edhe raste kur objekti i Komisioneve është rishkruar, por sipas saj, nuk mund të ndodhË një gjë e tillë, në kërkesën e fundit.

“E kemi bërw këtë gjë kur, ka qenë e mundur, objekti i Komisionit të inceneratorëve është rishkrruar, madje edhe për komisionin Bechetin, nuk e bëjmë se ka gjëra që bihet dakord, ka gjëra që janë flagrante dhe nuk bëhen”, tha ajo.

Në fund, deputetja socialiste i drejtohet më një pyetje opozitës.

“Pse nuk shkojnë në Gjykatën Kushtetuese?”, përfundoi Felaj në A2 CNN.

1 Komente

  1. N
    Na i rrofte SPAK uuuuuu

    Keta ju drejtuan kushtetueses per afrikanet . Eshte thjeshte per te intimiduar SPAK per ti thene largohu nga Berrisha dhe ka dhene rrezultat .Non grata i injoron i ofendon e nxori dhendrin nga burgu neser do hyje ne SPAK nga dritare dhe do ti nxjeri nga dera. Nuk ka drejtesi ky palaco eshte frikacak por artin e zhantazhit e metrison mire, nese ketij i kthehesh me te njdjten arme shuroset ne breke E thene shkurt nuk ka drejtesi ose me sakte kjo palo drjetesi funksionon per fukarain qe nuk ka mbeshtetje pra ligji ne Shqiperi jo i barabarte ( vive le SPAK )

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje