Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha dhe grupimi i Sali Berishës e Gazment Bardhit kanë depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët.
Të dyja palët këtë të mërkurë të 6 dhjetorit kanë depozituar dy padi të ndryshme në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me çështjen e marrëveshjes së firmosur me Italinë.
Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku tha se kjo marrëveshje u shpall në mënyrë të çuditshme dhe sipas tij nuk ka pasur asnjë transparencë nga ana e kryeministrit Edi Rama.
“Marrëveshja u shpall në një mënyrë të çuditshme, e panjoftuar, zgjoi një reagim të logjikshëm shqetësimi, ka qenë objekt i thellë diskutimi debati publik në vend dhe Itali. Në dallim nga trajtimi i marrëveshjes në Itali, në Shqipëri ka munguar transparenca nga kryeministri. Rama ja ka dalë të fshihet herë duke përdorur kaosin parlamentar, duke shmangur debatin publik. PD si pas asaj që premtuan që në orën e parë, i është drejtuar GJK me tre kërkesa”, tha Çollaku.
Ndërkaq padia tjetër mban firmën e 30 deputetëve, si atyre të Berishës edhe atyre të Bardhit, ndërsa dorëzimi u bë nga deputetja e Lezhës, Lindita Metaliaj e shoqëruar dy këshilltarët, Franci Nuri i Rithemelimit dhe Marash Logu i Gazment Bardhit.
Në dyert e Gjykatës Kushtetuese, Metaliaj tha se duhet të shqyrtohet nëse protokolli pajtohet me Kushtetutën e vendin tonë.
E njëjta kërkesë vjen edhe nga PD-ja zyrtare, e cila thekson se duhet parë shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të marrëveshjes.
Po ashtu PD kërkon pezullimin e procedurës parlamentare për ratifikimin e protokollit. Për opozitën marrëveshja duhet të deklarohet si e papajtueshme me nenet 3, 4, 7 të Kushtetutës.
Sakaq, Tritan Shehu është një nga ata deputetët të Berishës që ka dalë kundër marrëveshjes që në mbledhjen e Rithemelimit me dyer të mbyllura.
Pas kundërshtimit ai nuk e ka firmosur padinë, ndërsa janë edhe katër deputetët të tjerë të Berishës që nuk kanë firmosur po ashtu.
Po ashtu, dy deputetët e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho i janë bashkuar padisë së Grupit Berisha-Bardhi, por vihet re se mungon firma e Monika Kryemadhit.
Deputetët e grupit Bardhit që kanë firmosur padinë:
1-Gazment Bardhi
2-Ilda Dhori
3-Lefter Geshtenja
4-Xhelal Mziu
5-Ferdinand Xhaferaj
6-Agron Gjekmarkaj
7-Zheni Gjergji
8-Emilia Koliqi
9-Bledion Nallbati
10-Saimir Korreshi
11-Ramadan Likaj
Deputetët e Grupit Berisha që firmosën padinë:
1-Sali Berisha
2-Lindita Metaliaj
3-Ludovik Hasani
4-Elda Hoti
5-Greta Bardeli
6-Ervin Salianji
7-Asllan Dogjani
8-Kastriot Piroli
9-Isuf Çelaj
10-Kasëm Mahmutaj
11-Qani Xhafa
12-Edmond Spaho
13-Luan Baçi
14-Tomor Alizoti
15-Flamur Noka
16-Ina Zhupa
17-Edi Paloka
Deputetët e Partisë e Lirisë që firmosën padinë:
1-Petrit Vasili
2-Erisa Xhixo
Nuk firmosin nga grupi Bardhi:
1.Jorida Tabaku;
2. Dhurata Çupi;
3. Helidon Bushati;
4. Orjela Nebiaj;
5. Flamur Hoxha;
6. Andia Ulliri;
Nuk firmosin nga grupi Berisha:
1.Albana Vokshi
2.Oerd Bylykbashi
3.Tritan Shehu
4.Sorina Koti
5.Bujar Leskaj
Nuk firmos nga Partia e Lirisë, Monika Kryemadhi
Lini një Përgjigje