Ironizon Çuçi: Revolucioni i karrigeve pati seancën e radhës, janë kthyer në qesharakë

7 Dhjetor 2023, 10:49Politika TEMA
Ironizon Çuçi: Revolucioni i karrigeve pati seancën e

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi e ka cilësuar si një “revolucion të karrigeve” aksionin e dhunshëm të Rithemelimit dhe grupit të Bardhit në Kuvend.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për miratimin e buxhetit në një seancë plenare që zgjati rreth 8 minuta, Çuçi tha se detajet mbi buxhetin janë diskutuar në komisione dhe me grupet e interesit.

“Revolucioni i karrigeve, e patë ju seancën e rradhës. Është kthyer komplet në qesharake kjo histori.

Buxheti nuk është miratuar në 8 minuta por pas një diskutimi shumë të gjatë që ka pasur në komisione. Ne nuk i merrnim dot me zor që të hynin në komisione.

Janë konsultuar me të gjitha grupet e interesit, mbledhjet kanë qenë të hapura. Diskutimet kanë qenë shteruese.

Aty debatohet, aty hidhen alternativat. Seancat plenare bëhen për të miratuar. P a diskutim që ka një anomali të shkaktuar nga opozita”- tha Çuçi.

3 Komente

  1. Z
    Zeni

    E shikoni more njerez se si ju apet goja gazetareve kur marin ne intervist deputetet e Ps ne ndryshim me ata te Pd rine si guak kjo tregon sa te pa afte dhe frikacak jane sepse nuk ju pelqen e drejta po degjojne pradhat e atyre qe i vene flaken

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tit Vasili junior

      Cfare lidhje ka Foltorja me politiken buxhetin mocionet parlamentin. Keto jane per njerezit normale Jo per shpellaret. Cfare lidhje ka Foltorja me taksat qe paguajme sa do rriten . Perfundimisht skane lidhje me politiken. Keta jane talebane fundamentalist islamik hamas. Plehra e bete qe Rama te jete ne pushtet dhe 20 vjet te tjera .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doda

        PD nuk ka patur kurre lidhje me shtetin ligjore me parlamentit apo institucione e shtetit tani kane nxjerr ne dukje te verteten

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje