Kush ndez flakadanë përjashtohet 2 muaj, PS-ja propozon ndryshimin e rregullores

7 Dhjetor 2023, 12:01Politika TEMA
Kush ndez flakadanë përjashtohet 2 muaj, PS-ja propozon ndryshimin e

Nëpërmjet një projektligji të depozituar në Kuvend, socialistët kërkojnë të ndryshojnë rregulloren e parlamentit ku në thelb janë ashpërsimi i masave disiplinore ndaj deputetëve nga 30 deri në 60 ditë.

Masa disiplinore "përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare deri në 30 ditë” jepet në rastet:

a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.

b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e cdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.”

“7. Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare" deri në 60 ditë jepet në rastet :

a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit / brenda mjediseve të Kuvendit;

b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;

c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.

Kjo nismë është propozuar me urgjencë nga PS-ja, e cila e futi në shqyrtim nëpërmjet procedurës së përshpejtuar dhe pritet të miratohet në seancën e javës që vjen.

5 Komente

  1. U
    UÇK

    Rrugaqet e nevojtores se Sali Viçidolit duhet te perjashtohen pa afat Kan qenë rrugaq janë rrugaq dhe do mbesin rrugaq Rrugaqet e kanë vendin në burg e jo në parlament

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqupisti

      Per mus nuk eshte e drejte kjo kerkese per ndryshim rregullore ne parlament ,eshte shume e bute ,ne stadium nje tifoz qe kapert qe hedhe nje flakadan denohet me burg ,si mund te lejohet nje deputet qe perfaqeson nje pjese te popullit te beje kete qe po bejne keta kriminele te Nevojtores e te nje pederi si Gazmende Bardhi , per te gjitha keto ne qoftese i bejne ne parlament deputeti te denohet jo me 60 dite perjashtrim por 60 dite burrgē ,e pastaj te shohim se kush do thyeje rregulloren e parlamentit

      Përgjigjjuni
      1. N
        N Hamzaj

        Per ata qe demtojne objektet te parlamentit pekatesisht ata qe lexuam me super duhet qe ti vihet ngarkim kundrejt vleres se objektit te demtuar.Nuk ju keni borxh ne si taksapagues qe te paguajme per zevendesimin e atij objekti

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sokrati

          E padrejtë! Kush ndez flakadanë, saboton punën e Parlamentit, kërcënon me dhunë dhe nxit urrejtjen, duhet të përjashtohet nga Kuvendi përfundimisht. Pas tij vjen ai, që ka emrin në listë. Ndryshimi i Rregullores lejon përdorimin e zjarrit me flakadanë...

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati idealist

            Të dënohen me 60 ditë përjashtim nga seancat plenare dhe për ato ditë t’i pritet paga,sepse nuk ka qënë në punë.Atëherë le të bëjnë rrëmujrra në sallën e kuvendit qentë e sali malokut.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje