VIDEO: Debati i ashpër në PD, kur njerëzit e Berishës akuzonin Azem Hajdarin si bashkëpunëtor të Sigurimit

7 Dhjetor 2023, 11:33Politika TEMA
VIDEO: Debati i ashpër në PD, kur njerëzit e Berishës

Kjo është beteja më e ashpër për pushtet që është zhvilluar gjatë tranzicionit, ndërkohë që Shqipëria e ndodhur në një gjendje të mjerueshme ekonomike, i kishte sytë tek Partia Demokratike, prej nga priste rrugën e zhvillimit dhe demokracisë.

Drejtuesi i lëvizjes studentore Azem Hajdari, u akuzua si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, dhe jo vetëm ai.

Salla e konferencës që mbështeste në shumicë Berishën, refuzoi ta dëgjonte Hajdarin dhe të tjerët, mocionistët.

Madje, ata që e akuzonin Hajdarin si bashkëpunëtor të Sigurimit, do të ishin të njëjtët që vite më vonë shfaqeshin në memorialin e tij duke e konsideruar hero të demokracisë.

Azem Hajdari: Ju keni në dorë heqjen e mandatit, por heqjen e fjalës nuk e keni ju në dorë. Ju lutem shumë më lini të flas.

Ju lutem shumë dëgjoni! Se po thuhet, se e ka marrë Sigurimi, Partinë Demokratike, dhe unë nuk e di kujt do t’ia merrni Partinë Demokratike.

Nga salla: Do ta marrim ty!

Azem Hajdari: Po na i thoni, të Sigurimit kush janë?

Zë nga salla: Ti je i Sigurimit!

Azem Hajdari: Do të vërtetohet kjo. Asnjëri në këtë sallë nuk mund të thotë, se Azem Hajdari ka spiunu këtë, apo atë njeri.

Është pak a shumë e njëjta gjë që po ndodh me Lulzim Bashën sot.

Këtë të fundit nuk e akuzojnë si njeri të Sigurimit, por si të Sorosit.

Dëshpëruese në fakt, po ta mendosh se gjëndja në atë parti, ka mbetur e njëjtë si 30 vite më parë.

3 Komente

  1. E
    Edi25252

    Doli më vonë që azemi ishte spiun i sigurimit me pseudonimin Bualli

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbeni

      Turp për sali malokun dhe gjithë larot e Tropojës që i mbante pas sali qeni.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gazepi

        Luli kanbdek politikisht sado publicitet ti beni

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje