"SPAK i ka sekuestruar një telefon Monikës, Meta merr raporte mjekësore nga Gjermania t'i shpëtojë burgut"

7 Dhjetor 2023, 18:56Politika TEMA
"SPAK i ka sekuestruar një telefon Monikës, Meta merr raporte

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e bërë nga deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi për heqjen e sekuestros mbi provat e gjetura gjatë veprimeve hetimore të SPAK ndaj saj. 

Në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV, avokati Romeo Kara tha se Kryemadhi po hetohet për pastrim parash. Sipas tij, SPAK i ka sekuestruar një telefon.

"Kryemadhi akuzohet për pastrim parash. Çudi që Meta e Kryemadhi s’po shpallen non grata në SHBA. 

SPAK ka sekuestruar një telefon. Çështja për Metën dhe Kryemadhin do bëhet serioze, SPAK ka prova", tha Kara.

Ndërsa avokati Idajet Beqiri u shpreh se Meta po bën udhëtime në Gjermani për raporte mjekësore, për t’i shpëtuar masës së arrestit me burg.

"I kërkoi gjykatës të kthehen provat materiale edhe aktet të tjera që i konsiderojnë ata që janë gjoja origjinale. Ka edhe gjëra të tjera se jam i bindur se do të kenë vendimin e gjykatës. 

SPAK e ka gati kallëzimin për CEZ- DIA bashkë me Shkëlzen Berishën. E ka thuajse drejt përfundimit atë çështje. Ata nuk po rrinë të dy në Shqipëri, venë e vijnë në Gjermani, kanë gjetur një strehë të mirë në Austri. Austria i refuzoi. 

Tani ka shkuar dhe po rregullon raportet mjekësore në Gjermani, edhe mund ta marrë SPAK. Ka kohë që po bredh nëpër spitale të ndryshme e po bën raporte mjekësore për t’i shpëtuar masës së arrestit me burg.

Kjo organizatë kriminale duhet të vejë në bankën e të organizuarve si organizatë kriminale. Tu sekuestrohen pasuritë. Në SPAK dhe GJKKO ka njerëz kokë e këmbë të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Duhet të vetëpastrohen. 

Ka ardhur koha që shteti shqiptar, Parlamenti, por edhe qeveria e këtij vendi, edhe presidenti i Republikës, duhet të gjejë mekanizma në kuadrin e asaj që do hyjmë në BE, të marrim disa nga andej, t’i punësojmë këtu në drejtësi, hetues, prokurorë, gjyqtarë, të jenë elementë, pjesë e trupit gjykues, dhe kështu bëhet drejtësi", tha Beqiri.

21 Komente

  1. A
    Aron

    Mund te blesh raporte tek doktora privat edhe jashte vendit, ndaj keto raporte dhe doktoret atje duhet hetuar gjithashtu me ekspertiza te pavaruarua.

    1. K
      Kalec Dega

      patjeter zeqo!

    2. z
      zeni

      Ate telefon kishte e shkreta, ate ja paskan marre. SKAPI ti hyje thell se mbase gjene dhe ndonje kazem e lopat ne lalez hahahhaahahh

      1. z
        z.Idajet Beqiri ka te drejte !

        Ore po ate wc e Macokut mund tja sekuestroje SPAK ! Keta te dy si Trima akoma,,nje dite te afert do te jene te ndare ne dhomat e ndryshme..

        1. E
          Emisioni

          shqiptari rrac e ndyre!!! nga 4 milion shqiptare qe jane, brenda e jashte shqiperise, 3.9 i ke gati ta vjedhin ta copetojne ta shesin atdheun per te mbushur portofolin e tyre. "komploti" i Ben Blushit e thot mire qe "shqiptaret nuk e meritojne vendin e tyre". Popull hajdut, injorant, i piset ne shpirt e ne higjene, imoral brenda e jasht familjes.....qe mendon se ka te drejte te hyje ne BE !!!

          1. Z
            Zaza

            Meta vuan monika krifet. Colis colis blla blla Kane lone fakte gjithandej halldupet Gjermania e ka zbardh Krushka krushka thote saliu per vilma nushin pargnere e mones ????

            1. Z
              ZYBER

              YES O IDAJET, GJYGJET TI BEJME NGA GAZETAT SI NE KOHEN E XHAXHIT. IK ORE MBUSHU

              1. D
                DREJTESIA

                Po per te vjedhur nuk kishte raport. Prandaj paska vjedhur si president se paska vuajtur nga semundja e vjedhjet. Vesi i vjedhjes po te hyri, nuk te del. SPAK te mos terhiqet, sa te semure kane ndruar jete ne burg? Plot. Po ky eshre i vecante? Te mos vidhte atehere, apo ceshtje zanati. Ne burg familjarisht se u kalon semundja.

                1. Roberto

                  Normal gjermani nuk eshte budalla. Gjeti Agush Carin si nje hajdut me cizme ku tani floririn qe vodhi do i blere raporte dhe ilace per te shpetuar bythen por mos harroni se pasurine keta te paudhe e kane shperndare poshte e lart neper miq,shoke apo te njohur keshtu qe nuk di si do shkoje kjo pune dhe a do i sekuestrohet i gjithe malli i vjedhur.

                  1. N
                    Ndeshkim kriminelave qe kane vjdhur

                    SPAKU te veproje me shpejt na iku jeta kaluan 33 vite keta qelbanikekane vene dore mbj pasurine e tere popullit me shpejt me shpejt . Goditini shpejt e pa meshire keta hajduta te qelbur se kane pire gjakun e Shqiptarve . Liari te behet gati ne sheshin Skenderbej e te varen sa me shpejt se qelben dynjane

                    1. L
                      Li

                      Ata të SPAK -ut ja kan dhen idenë mos u merzit. Ushtaret e ketyre jan. Perfundimisht drejtesia ne Shqiperi ka marre arratinë nga keta birbo.

                    2. l
                      lani

                      kancerat e korrupsionit

                      1. X
                        XHI BU

                        Sa kollaj eshte te ngreshe probleme per te tjeret ,ti akuzosh e te sterhollosh cdo gje kundra tjeterit. Do ishte bukur e shume domethonese nese do ngrije probleme apo akuza ndaj te tjereve kur cilido qofte po qe se ka vene dore mbi pasurin e popullit.Do i mbeshtesni kur ngrejne akuza per gjera e probleme qe demtojne interesat e vendit.Por me duket absurd qe cifti Metaj Kryemadhi fjasin per te tjeret ,akuzojne edhe pa fakte e argumente,po te jene e te kene fakte duhet te trokasin ne dyret e SPAKUT ti dorzojne dekumentet atje per cilindo.Por me vjen cudi si keto hajdute me cisme flasin per te tjeret kur vete sot ndodhen ne dyret e SPAK Pse nuk e diten keto matrapase qe kishin vjedhur e rrembyer pasurit tona ,mendonin se nuk do zbulohej .Tani popolli flet dhe e ka kuptuar me kohe pisllikun e ketyre kapobandave. Ja vjen nje dite qe gropa qe bene e thellon per te tjeret ,bie vete dhe sot jane te diskretituar para nesh. Prit se akoma ska filluar loja mire por nga morali ne syte e popullit keni marre fund.

                        1. A
                          Altini

                          Shtetit i kanë rënë brekët nga një kriminel! Gjatosh vazhdo bëj hartime !

                          1. t
                            tetovari2

                            Çka ka lidhje edhe nëse është i sëmurë!Edhe në burg mund të mer terapinë(ilaçet)!

                            1. M
                              Marin Murataj

                              Shqipria po hesen para .Respekt dhe ishalla keshtu bohet.tashti koha Politike osht punonj bashke si Sosaliste dhe Demokratet ne Parlamentin shqiptar .per Hir.popullit mos vunj Mo dhe mos hik jash shtetit .Sa per ilir meten dhe Sali Berishen .Jan Legende shqipri .mosha vjetr Respekt duhet tashti ata kan marr vesh dhe din shum mir se asnje nuk osht siper ligjit .ta dine gjithe dhe te ken Respekt nga ligji dhe besim ke shteti dhe punonj per shqiprin qe bohet fort ardhmen. Respekt marini

                              1. Roberto

                                O Marin te keqen nena si ma mbajte prasin brenda. Ore kaq dru je nga trute o i shkrete?? Sali Berisha ka rrenuar dhe masakruar nnnje Shqiperi te tere ti i thua legjende???? Po nga dialekti dukesh si Dibran i Dibres se madhe megjithse ke shume gabime ortografike. Shko meso ne shkolle dhe nje dite kur te shkruhet Historia e Shqiperise Sali Berisha dhe Ilir Meta do mbahen mend si kriminele dhe hajdute te felliqur te Shqiperise dhe jo Legjenda apo LEXHENDA sic thone analfabetet qe kane mbushur Shqiperine poshte e lart.

                              2. r
                                raul

                                Po Haremin e Jales ku trajnohen lristat erotiko naziskine te Nafije dybekut nen komanden e sharebajges Floida kerpacja surratalienja e leshelise a do ta sekuestrojne. Eshte kampingu me i degjeneruar i planetit ku te rinj te mashtruar nga Nafije dybeku me tiganin me patate ne dore kalojne eksperienca te hidhura erotiko qe behen pishman qe kane lindur kur mbarojne trajnimin. I kemi pare se si rreshtohen ne fund te trajnimit ne salle ku me doren e ngritur pak lart shtrire djathtas betohen ne forme naziste para komandantes se revolucionit nr.6 Nafije dybekut , per besnikeri ndaj komandantes , gruas me te urryer ne plane per shqiptaret.

                                1. k
                                  km

                                  Po' ne Burg ,a nuk mund te ndertohet nje qeli per keta te semuret me raport mjekesor nga Gjermania?Po' ne spitalin e burgut a nuk mund te mbahet?Qente e Kane vendin ne kotecin e qenit ,Jo ne shtepi me 11 hale.

                                  1. P
                                    Patrioti

                                    U zbardhen floket qytetareve Shqiptare u plakem para kohe Duke pritur kur po merr fund Kjo Komedi e ketyre felliqësirave te Kombit. 33 vite kusari,vrasje politiche,corupsion,etj poshtersi ne kurriz te popullit fukara që i zgjidhni dhe ja shperblimin që i ofruan Shqiptareve dhe Kombit ???????? Jepni fund jepini sejcilit ste që meriton .Para ligjit jemi te gjithe njesoj.La Legge uguale per tutti.

                                    1. A
                                      Arbeni

                                      O Marin të dhjefsha shqipen që ke shkruar.Kur je analfabet mos merr mundimin të shkruash,sepse thua budallalliqe…hahaha. Raportet që do marri jasht shtetit nuk pijnë ujë në Shqipëri.Çifti i mafiozëve e ka vëndin në burg.Po e presin gçjithë shqiptarët këtë gjë.

                                      Lini një Përgjigje