Kongresi i PS/ Zbardhet axhenda e plotë, ja cilat janë temat e diskutimeve

7 Dhjetor 2023, 16:19Politika TEMA
Kongresi i PS/ Zbardhet axhenda e plotë, ja cilat janë temat e

Të premten e 8 dhjetorit Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin, me fokus riorganizimi i strukturave të saj dhe arritjet e qeverisë Rama në 10 vite.

Por gjithashtu pjesë e tematikave të Kongresit do të jenë dhe Reforma në Drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe prioritetet zhvillimore, shërbimet publike, qeverisja vendore dhe siguria.

Fjala e kryeministrit Rama pritet të mbahet në orën 16:40, ndërkohë që punimet e Kongresit të PS do të fillojnë në orën 11:45.

Programi i punimeve të Kongresit:

11:45 – PANELI 1

Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni, Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale

12:00 – PANELI 2

Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia dhe Kultura

13:00 – PANELI 3

Shërbimet publike: Arsimi, Shëndetësia, dhe Mbrojtja Sociale, Sipërmarrja, Arsimi Profesional

14:00 – PANELI 4

Qeverisja Vendore: Reforma Territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi

15:00 – PANELI 5

Siguria dhe Shqipëria në botë

15:50 – PANELI 6

Partia Socialiste 2030

16:40 – Fjala e kryetarit të PS- së, Edi Rama

2 Komente

  1. N
    Neri

    Arritjet e qeverise rama: korrupsion, vjedhje, abuzime te te gjitha llojeve deri tek ato seksuale, degradim te gjithe qelizave te shtetit, arratisje funksionaresh, gjysma e qeverise ne burg, inkriminim i shoqerise dhe deri ne nivelet me te larta si parlamenti, kryetare bashkish, etj, policia e shtetit e shkrire me krimin ne cdo dimension…nuk mabrojne degjenerimet

    Përgjigjjuni
    1. D
      Diktatura nuk ka brire!

      Arritjet me te medha te PS ne pushtet prej 10 vitesh jane: 1- Kthimi i PS ne nje parti kolaboracioniste ku eshte VRARE demokracia e brdndeshme deri sa askush nuk kritikon sundimin DIKTATORIAL te nje njeriu te vetem Edi Rama! 2-Ka nenshkruar me Sali Berishen ne 2008 GRUSHTIN KUSHTETUES TE SHTETIT ,qe u grabiten qytetareve shqiptare te drdjten kushtetuese e percaktuar ne nenin 2 tr Kushtetutes se RSH, se "SOVRANITETI NE RSH I PERKET POPULLIT"! Sot populli shqiptar trajtohet nga ky regjim kriminal njelloj sic trajtoheshin dikur ne SHBA zezaket ne kohen e KU KLUS KLANIT! 4-Ne nje qeveri ku arratiset zv.kryeministri per korrupsion,merret me mend se cfare kryeministri eshte Rama,qe fsheh DESHTIMET DHE SUNDIMIN E TIJ VETEM ME PROPAGANDE TE NDYRE GEBELSIANE!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje