Deputeti Dashamir Shehi është kundër dhunës dhe kaosit të deputetëve të Berishës dhe Bardhit në sallën e Kuvendit, duke theksuar se ky aksion e ka arritur qëllimin e tij dhe se nuk është thelbi i aksionit opozitar.
Në studion e News 24, Shehi u shpreh se duhet ndryshuar Kushtetuta e vendit.
“Jemi aty dhe nuk kemi marrë pjesë në komisione për të treguar solidaritet me aksionin opozitar. Por, sigurisht nuk është kjo rruga për ta marrë opozitën dhe për ta çuar atje ku duhet. Qëllimi është të rrëzojmë Edi Ramën, t’i hapet hapësirë demokratike opozitës në Parlament. Jam darkord deri kur të mbrojmë komisionet si elementi kryesor për të hetuar qeverinë, që është kontrolli parlamentar.
Jam për të mos u dënuar më kolegët opozitarë dhe të mos merremi me përjashtime. Opozitës t’i rishpërndahen pushtetet që i takojnë. Deri këtu jam dakord, por që të dalim nga Parlamenti kjo është lojë luftërash.
Nuk është esenca e aksionit opozitar. Sot kaloi buxheti i shtetit, pas një jave kalon marrëveshja me Italinë. Mazhoranca i ka rrëzuar amendamentet e opozitës, por debatin nuk ia mbyll dot gojën. Fjalët bindin popullin shqiptar që qeveria e ka keq dhe opozita e ka mirë.
Në këtë rast nuk themi asgjë. Kjo është zëvendësuar me dy flakadanë, me një lloj shou. Kjo e ka arritur qëllimin. Por, duhet të vazhdohet përtej kësaj. Lufta në Parlament bëhet për të bindur shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Për mua duhet të kthehemi në Parlament që më ndan me kolegët. E dyta duhet t’i kthehemi politikës.
Të flasim për ligjin zgjedhor, për Kushtetutën. Kjo kushtetutë nuk mund të vazhdojë. I ka akoma hijet e 2008-s. Sikur një Nastradin, 500 mijë vota do t’i marrë opozita se janë vota kundër Edi Rama. Opozita duhet të marrë edhe 200 mijë vota të tjera. Jemi të zotë të dalim në demonstratë, hajde dalim”, tha Shehu.
Ik mor pijanec muti! Se prej jush po vuan ky popull. S’ke turp qe je gjoja deputet tash 30 vjet dhe merr rrogen duke pire raki! Plak matuf
Kryetar partie pa antare haaa ka mare rrogen e deputetit 30 vjet me votat e PD tani qe PD eksplozoje ngeli me gisht ne goje rraki rrushi pace plonci grosh me pilaf orizi . Shko kap nje kioske e mbaroje diten te rrakia ke nje familje e femije te shkelqyere largohu nga politika trap me zile
Dash Langaqi Nofllashtrembeti ka 33 vjet qe ha qyli Spiuni i Saliut te Vicidolit , e ka shtydhur kete pijanec magazinjer si Limon Saliu. Parazite ben analsti si pjese e Spiunave te Sig. ne Partine Demokratike te themeluar nga Ramiz Alia me spiuna te sig.njerz te tredhur....si Dash Rrangalla,....
Opozita pavaresisht nga demokratet qe denojne aktet e rrugacerise , eshte kthyer ne nje opozite antikombetare dhe per mos me thene me keq, nuk ka asnje justifikim per keto sjellje huliganesh per te shprehur shqetesinet e saj. Opozita praktikisht eshte izoluar dhe nuk ka moral qe te pyesi popullin per protesta per hallet e veta duke dale jashte cdo norme morali.. ajo per mos thene qe eshte shkaterruar por po shkon ne ate drejtim, keto sjellje jane tregojne injorimin qe populli po i bene asaj per paaftedine per te kryer misionin e marre ne rrugen politike dhe jo psikopatise se drejtuesve te saj.