Skënder Minxhozi: Basha po pret që Berisha të shkërmoqet

7 Dhjetor 2023, 18:41Politika TEMA
Skënder Minxhozi: Basha po pret që Berisha të shkërmoqet

Për analistin Skënder Minxhozi Partia Demokratike është kthyer në një ‘sallon çaji dhe librash’. Në një intervistë në “NewsLine” në ABC, Minxhozi tha se PD është shkëputur totalisht nga realiteti.

Sa i përket kreut të PD, Lulzim Basha, Minxhozi u shpreh se është mësuar që privilegjet t’i marrë falas dhe sipas tij po pret që ish-kryeministri të përballet me më të keqen që të arrijë qëllimet e tij.

“PD është kthyer në një sallon çaji dhe librash. Një institucion i shkëputur nga realiteti. Basha ende i preferuar i amerikanë, kujton se pa punuar së brendshmi do të arrijë të mbijetojë. I mësuar që ti marrë falas privilegjet dhe shpreson që Berisha të shkërmoqet kaq keq dhe të arrijë të marrë privilegje.

PD zyrtare vërtet ka sot vulën, por nga ana tjetër duhet të kujtojmë se çfarë ndodhi me 14 maj, me pak vota që nuk ngrenë peshë. PD zyrtare është po aq keq apo në mos më keq se Rithemelimi. Lulzim Basha kam frikë se do të duhet të luftojë që nga posti i tij në zgjedhjet e ardhshme nëse punët do të shkojnë kështu”, u shpreh analisti Minxhozi.

2 Komente

  1. A
    Aron

    Kjo kuptohet, sepse kellqe te tjera nuk ka Lulja, por sado qe te shkermoqet Saliu, Lulja nuk te terrheq me, se eshte rreshkur, sado qe i ben me xhel e me boje floket. Nuk terrheq me simpatizant, sepse eshte i neveritshem, genjeshtar dhe po aq i korruptuar sa babai i tij politik. Njerzit tashme nuk jane me as ata te 90's, as te 2000. Sot njerezit jane me te dalur dhe shikojne diferencen. Kjo u vu re edhe tek emigrantet qe erdhen ne kohen e votimeve dhe te dyja heret ua dhane kandidateve te PS'se, sepse shikojne ndryshimin e madh, edhe pse mund te kete vend per permiresime. Lulja te rri te mbaj ate cope particke qe i ka mbet dhe me te si Saliu te behen interesant, se gjoja ka nje opozite, por ne pushtet nuk do te vije kurre, sepse do t'i numerohen te gjitha cfare ka bere.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Rrenjet, Minxhoz, rrenjet, jo deget! Cfardo emri ne PD qe aspiron shkermoqjen per t'u ngrur vete, do shkermoqet edhe ai, sepse PD eshte ne reaksion zinxhir, pikerisht per shkak te rrenjeve te krijimit te saj. Dhe rrenja e kesaj PD-je, OBJEKTIVISHT, eshte: U formua me urdher te Ramiz Alise me qellim qe te bllokonte formimin e opozites se vertete antikomuniste. Pike.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje