Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kanë shkëmbyer replika mes tyre.
Gjatë fjalës së tij, Klosi i ka thënë Bardhit që të bëjnë politikë në mënyrë normale në Parlament, por megjithatë, ka deklaruar se kjo situatë në PD i bën mirë PS-së.
Blendi Klosi: Po të ndërtojnë një kërkesë për një komision bazuar në ligj dhe në kushtetutë dhe padyshim që do të vijojë procesi parlamentar. Kjo është një mënyrë që ato po e zgjedhin për të bërë politikë. Ne nuk kemi ndryshuar rregulloren, kemi futur diskutimin për ndryshimin e rregullores në parlament që do jetë një ligj si të gjithë të tjerët që do të diskutohet në parlament. Në atë parlament jemi për të votuar ligje, jo për të hedhur fishekzjarre.
Gazment Bardhi: As për të votuar ligjet e Klod Mërtirit.
Blendi Klosi: Patjetër. O Bardhi mos bëj kot sikur ke ndonjë informacion. Informacionet që ke nxirri, mos m’i mbaj sekret.
Gazment Bardhi: A e njeh Klod Mërtirin, a e ke takuar ndonjëherë?
Blendi Klosi: Bëhu burrë dhe trego se çfarë di.
Gazment Bardhi: Po të pyes ty, a e ke takuar ndonjëherë Klod Mërtirin? A ke ndarë interesa financiare me të?
Blendi Klosi: Kurrën e kurrës, kurrën e kurrës nuk kam pasur asnjëherë raport me të. Po të them prapë, bëhuni njerëz normal e bëni politikë normal, nëse do të vazhdoni këtë rrugë, për mua vazhdo.
Gazment Bardhi: Për mua normalitet është të mos jem bashkëpunëtor i Vangjush Dakos.
Blendi Klosi: Për mua më bën shumë mirë që ju të shkërrmoqeni. Mos kujto që na vjen keq që jeni copë. Mos kujto se nuk po përgatitemi të ju munduim prapë. Kjo është zgjedhja juaj. Vazhdo digjuni. Do ju mundim përherë.
Ku ka mandat Bledush Klosi te pranoje komisionet hetimore parlamentare qe kerkon opozita! Do ja shkulte mjekrren e ja jepte ne dore pastaj Timonieri...
Blendi Klosi , me aresye ne koke e ne gjuhe , i sjellshem perballe opinionit dhe perballe baltes qe hidhte andej ketej , parukja Bardhi se ka mesuar nga plaku qe pak do te mbetet ...ja jepte pergjigjet se e kishte te thjeshte fare ! Nje idiot qe vetem qeshet se i duket vetja i mencur ngaqe qe ka ne krahe plakushin u duk mbreme ai qe eshte , nje llafazan i neveritshem qe vetem ben llogje si grua e keqe ! Shpifes i shemtuar dhe pa piken e llogjikes perballe arsyes se Klosit . Eshte karagjoz i lindur !