Artan Hoxha ka folur në emisionin "Të Paekspozuarit", për sfidën që Sali Berisha po u bën prokurorëve dhe gjykatës, duke mos njohur vendimin për t'u paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore.
"Ndodhemi në një gjiriz, ose do ta thajmë, ose duhet të derdhim ujë tjetër që të pastrohet.
Ne çfarë thamë pak më parë? Nuk akuzuam opozitën, që ka lënë krimin e organizuar të kontrollojë paratë e kumarit në Shqipëri, ia faturuam kryeministrit.
Po opozita? Janë me flakadanë. Rama e bën qëllimisht, e ka lënë opozitën të përplaset me Gardën e Republikës dhe Rama qesh, mban kartonin ngritur. Gjithë energjia e opozitës, kanalizohet te ato karriget atje.
Berisha është marrë nën hetim, ka një masë sigurie dhe nuk e ka respektuar vendimin e Gjykatës. Ligjërisht ka dërguar avokatët që po ndjekin procesin.
Në këtë moment, SPAK-u a duhet ti drejtohet Kuvendit, për të ashpërsuar masën e sigurisë? Patjetër. Pse nuk i drejtohet? Unë dyshoj që, që në fillim SPAK ka marrë masë sigurie pa e dërguar në Kuvend. Berisha po kërkon ta zhvendosë betejën në Kuvend dhe SPAK nuk po ia jep këtë mundësi.
Berisha çdo ditë i merr prokurorët me libër shtëpie, merret çdo ditë me ta. Berisha kërkon që ata ta çojnë çështjen në Kuvend dhe ata nuk ia japin këtë mundësi. Ata bëjnë sikur nuk e shohin që po shkel ligjin.
Ndodhemi para faktit, ose duhet të ketë proces tjetër dhe unë di që ka edhe hetime të tjera. Por, sërish masë më të ashpër nuk mund të ketë për Berishën, së pari për moshën që ai ka.
Sot e pashë si lajm që thirret si dëshmitar Aldo Bumçi dhe Shkëlzen Berisha për Gërdecin, kjo është gjëja më normale. Kjo është shumë pak, thirrja në cilësinë e dëshmitarit. Për Gërdecin ka proces tjetër dhe do t’ja dëgjosh krismën", tha Hoxha.
Sali Berisha jeton falas ne trurin e shqiptareve, keshtu Enveri dje dhe Edvin Rama neser, si heronj te popullit alabak dhe dhi e zgjebosur.
....nuk mund të meret masë me ashpër për shkak të moshës!? Po krimi a a moshë o drejtësi e...?
Po shumë mirë mund të merret arrest në shtëpi o Artan dhe kjo nuk ka të bëj me moshën. Shqiptarët e duan pas hekurave kriminelin sali MALOKU.
Po shumë mirë mund të merret arrest në shtëpi o Artan dhe kjo nuk ka të bëj me moshën. Shqiptarët e duan pas hekurave kriminelin sali MALOKU.
Fjala jote ne vesh te Perendise , o Artan, se Arben Llalla ka vdekur.
Ne qenkemi fat. "Per moshen qe ka, nuk ka mase tjeter per Berishen" thote gazetar! Atehere une do pres dhe pak sa te plakem dhe do ti sharroj te gjithe ata qe kam inat se ne moshen e pleqerise, drejtesia demokratike ta fal e nuk te ben gje ! Jemi dakort?
Mir ja ben prokuroreve qe nuk kane bythe ta arestojne kriminelin non grata.
He se kurvat e Ramutit harruan ta procedojne nja 10 vjet perpara. Si tha Ramuti ne 2013en, eshte nje plak qe nuk ja vlen te merresh Dhe, u morr me Lulin ne vend te Saliut E filloi kontraten qe me Pallatin ne Vlore, ku i dhuroi Lulit 25 milione euro per ta bere opozitar legjitim, dhe per te filluar kontraten parlamentare te vjedhjes se shqiptareve
Nuk ve duard ne zjarr as per Berishen as per njeri...po ajo qe di eshte qe maskara(Hoxha) bredh te peste kontinentet dhe shtrohet ne dreka me kriminele.Ky pis na shiste nje pronar kazinoje ne qytetin e El Chapos si biznesmen serioz...(e pa imagjinushme as FBI nuk futet ne ate qytet)...pasi ishte pritu ne hotelin e "biznesmenit" ne Meksike...Ku i gjen parate Hoxha per keto shetitje rreth globit?! Keni pyetur ndonjehere? Pergjigjja eshte e thjeshte:Kriminelet ja japin.