FOTOT: Gëzuar 8-dhjetorin nga ish-sekretari i Partisë së Punës, që luftonte me komunizmin

8 Dhjetor 2023, 11:35Politika TEMA
FOTOT: Gëzuar 8-dhjetorin nga ish-sekretari i Partisë së

“Çdo fillim dhjetori, unë si njëri nga ata që pata fatin unik në jetë të isha dëshmitar, pjesëmarrës, apo dhe protagonistë i Revolucionit Demokratik Paqësor të Dhjetorit ‘90, e përjetoj me rritje të adrenalinës, shtrëngatë emocionesh të forta, të një lloji krejt të veçantë, nga çdo lloj tjetër që ngjallin kujtimet dhe përjetimet e shkuara”.

Kështu shkruan ish-sekretari i Partisë së Punës, Sali Berisha.

"Ato ditë, unë kam parë më shumë se asnjëherë në jetën time maja guximi njerëzor, llave entuziazmi të papërmbajtur, lumenj lotësh gëzimi festiv të njerëzve më së fundi të lire, por të gjitha këto të gërshetuara dhe me dhunë të egër dhe terror policor.

Ditët e Revolucionit Demokratik të Dhjetorit ‘90 ishin ditë të ftohta, me shi dhe erë, në të cilat udhëtoja rrugëve plot baltë të Qytetit Studenti, në një gjendje pothuaj të vërtetë, i shoqëruar për koincidencë, që në fillim nga Besnik Mustafaj, në çdo hap të ditës së parë dhe ditëve të tjera, nga studentë dhe më pas nga intelektualë, qytetarë të tjerë, të njohur dhe të panjohur më parë, po ndonjëherë edhe vetëm me Lilin dhe gjithnjë nga Dema, kushëri i imi, i cili për çështje sigurie dhe bindjet e tij, nuk ndahej asnjëherë nga unë.

Ato ditë, unë kaloja me orë të tëra midis grupeve të vogla, por herë-herë, edhe dhjetëra e qindra, mijëra studentëve dhe qytetarëve, nga të cilët vetëm disa syresh mund t’i kisha njohur më parë, diskutoja, debatoja, ndaja mendime dhe u drejtohesha edhe me ndonjë fjalim të shkurtër, pa e pas marrë kurrë më parë fjalën në publik. Si pedagog, kisha ligjëruar para studentëve në auditore dhe klasa, qindra dhe mijëra herë, por para një publiku tjetër, as edhe njëherë të vetme. Në ato fjalime, belbëzime të miat të para publike, bëja te pamundurën që ato të mos ngjasonin me fjalimet e zyrtarëve të regjimit të dallonin prej tyre në gjithçka e të sillnin me fjalë që buronin nga zemra një melodi të re në veshët e qytetarëve.

Ato ishin ditët e fillimit që unë, së bashku me studentët, liderin e lëvizjes së tyre, Azem Hajdari, i pari në historinë e vendit i zgjedhur direkt nga sheshi i betejës, nga bashkëmoshatarët e tij, me pedagogët dhe intelektualët e tjerë përpiqeshim të merrnim përgjegjësitë, të kontribuonim, të hidhnim së bashku hapat e fillesës drejt kohës së panjohur për ne, kohës së lirisë, duke e pas pasur atë, deri atëherë, më së shumti si aspiratë apo si të thuash, si instinkt dhe jo si një realitet të njohur pra, në fakt, si një univers që duhej ndërtuar", vijon ai, me një stil rrëfimi që të kujton kujtimet e Enver Hoxhës..

“Gezuar 8 dhjetorin, diten kur keta bythemutet mburren se ishin studente te lirise. Dje rrezuan bustin e Enverit, ndersa sot po ngrene shtatoren e Argites”, shkruan nga ana tjetër me ironi gazetari Habjon Hasani.

Fotot e mëposhtme ndërkohë, tregojnë ish-sekretarin Sali Berisha, duke luftuar me regjimin komunist!

23 Komente

  1. G
    Gallate me komunist

    Me lot kam qeshur . Studentet rrezuan diktaturen . Student (persone qe shkone per te studiuar) do te thote qe nuk eshte i kualifikuar i pa formuar shkone per tu formuar vazhdon studimet dhe keta rrezuan diktaturen konviktori nga Kolonja Tropoja Cerriku Puka Saranda qe kur vinin Tirane humbisnin nuk dinin ku shkonin pyesnin njerzit rruges ku eshte konvkti keta rrezuan diktaturen apo Sali Berrisha doktori Hysni Kapo mos beni gallate .

    1. k
      k

      Tirana ne vitin 1990 ishte qytet Evropian I kulturuar dhe qytetëruar , pa malokë. Erdhën malokët u shëndrrua në hale ekzistenciale ku vidhet, korruptohet, vritet, trafik droge, gjykata me fshatare koprativiste, me degjenerim te pa riparueshëm.

      1. k
        kk

        tamom hale egzistenciale, e moren perpara, shkaterruan te gjithe punen e prinderve tane, shiten fabrikat per scrap. ju befshin ilace paret e vjedhura sali berishes me shoke.

      2. a
        aspak Gallate, eshte per te qare

        @Gallate me komunist ti vlla dallohesh qe ke probleme. pi ndonje gje te rikthehesh ne realitet.

      3. R
        RETROSPEKTIVE

        "...kur Ramiz Alise ne ate dhjetor 1990 i doli nga programi Saliu, futi ne loje nga e djathta Edi Ramen si "radikali qe do varte komunistet"! Kete e beri me trysni nga Nexhmija qe me Kristaqin (Ramen) kishte nje miqesi te ngushte..." fjalet jane te se rese se Enver Hoxhes, Liliana Hoxha, thene ne studion e TV Klan ne "Opinion'' perballe Fevziut.

        1. a
          am

          Lene mo. E tha e nusja e Hoxhës. Familja që i bëri lesh shqiptarët për 50 vjet, ene ti e besove.

          1. D
            DrejtShkrim

            Edi Rama ishte tek studentet nga te paret dhe para Sali plehres, informohu pare e pastaj shkruaj perralla!

            1. S
              Saliu, Liria, Argita ne Xeni.

              "RETROSPEKTIVE"! Personat qe ke permendur ne kete koment, me perjashtim te Edit, Kristaqit, Nexhmijes, te tjeret si Liljana Hoxha dhe Blendi Fevziu, jane ne konflikt interesi me komentin tend sepse njihen boterisht si "armiqte me te betuar" te Sahalese, shkurt sun jan te besueshem, pra na zhkarravit ndonje "ESE" tjater se kete qe ke çaprashitur sun ta pranojme.

            2. P
              Pal Pidh Noku

              hahahaa shikoni si mbahet maloku te varka nga frika se mos mbytet

              1. S
                Shqiptari

                Ne prag te zgjedhjeve te marsit 1992,shkuam me nje mikun tim te Pallati i Kongreseve per te takuar nje te njohurin tone per nje problem familjar.Aty ishin mbledhur nje numer i madh gazetaresh me emer si:A.C-K.F.-A.M.,B.M-T.L.-F.C,- A.F.-pra pothuaj tere gazetaret e vjeter dhe te rinje te gazetave qe sapo ishin hapur dhe ata te RTSH,ATSH dhe gazetare te huaj.Duke pire nje kafe,u fol per zjedhjet,per disa nga kandidatet dhe sidomos per Nanon dhe Berishen.Miku im,i perndjekur diskutonte me zjarr sidomos me gazetarin A.M.-Ne bisede nderhyn nje nga gazetaret me te vjeter dhe i drejtohet mikut tim.-“Nuk te njoh,do me falesh qe po nderhyj ne biseden tuaj.Jemi me gjithe zemer qe keta katile komuniste te qerohen nje ore e me pare dhe te vijne ne krye demokratet.Per ata do votojne shqiptaret.Po mbaj mend nje gje nga une.Po u zgjodh ne krye te vendit ky komunisti,Shqiperia do shkoje ne Gop te semes.Miku dhe une mbetem te shtangur se ishim me doktorin.Por gazetari vazhdoi me tej.-E njoh nga afer,e kam mik te vjeter qysh kur ishim nxenes e me pas studente -Vetem ky nuk duhet te jete ne krye te shtetit demokratik se ka per ta bere shtet Anarkik.Ky eshte me i zi ne shpirt se Enver Hoxha.Ai u largua dhe ne mbetem te shtangur duke e quajtur nje bori e Enver Hoxhes qe nuk dinte se çfare thoshte se pushteti komunist po vdiste. Por si pakesh patur te drejte dhe tani pas 32 vitesh kur ai nuk na degjon,i jap te drejte se e paska njohur mire Sali Enveristin anarkist.

                1. N
                  Noci

                  Kur te komentosh here tjeter mos thuaj qe kamqene me PD-ne se kuptohet qe te gjithe trapat kane qene me te !Ndaj na i lere neve ta kuptojme !Me redesi ka te te pyes nese ate punen familjare e rregullove apo jo!

                  1. S
                    Shqiptari

                    Ate punen se rregullova po cdo e keqe e ka nje te mire se njoha tet shoqe e tet moter . Ti te ishe ne vendin tim ca do zgjidhje Noc

                2. B
                  Bureto

                  Në fjalorin e shqipes, qoftë nga zhargoni popullor apo dhe ai i rrugës, nuk ka një epitet negativ nga më të rëndët, që nuk e meriton kjo monstër me fytyrë njeriu. Ditën që do ta groposin edhe dheut do t'i rëndojë. Gjithsesi para asaj dite, e pashmangshme gjithsesi, ky nuk duhet larguar nga kjo botë pa e prekur qysh në gjallje fundin, fund që ta shohë me sytë e tij dhe ta ndjejë në lëkurën e tij. Dhe ç'është e vërteta, shqiptarët mezi e presin që të vijë ajo ditë.

                  1. p
                    populli

                    Bureto :Berisha verteton teoremen qe rrufeja nuk bie ne hale!

                    1. S
                      Sali hajduti ne Burg!

                      ndoshta kete here ne hale nuk bie, por me siguri do bjerre ne guzhine apo ne dhomen e gjumit ...

                  2. p
                    produkt i erresires se kulles,mes nje pylli

                    Fjala e mesiperme e Saliut dhe veprimet e mepastajme te tij,treguan se kemi te bejme me nje individ psikopat ne graden me te larte,qe prezanton si diagnoze,nje manipulator te ftohte dhe fare i pa ndjeshem,nga ndjenja njerzore.

                    1. k
                      kete kisha tani per tani

                      Një shkrim shume i bukur qe te kujton një kohe qe turreshin keta njerez "bythemuter" kush te rrembente karriken i pari dhe filluan qe diten e para te hanin njeri tjetrin si hiena te perbindeshme. Me kujtohen dhe mua ato dite, por sot me duket e tmerrshme qe ata "bythemuter" vazhdojne te jene ne rol pavaresisht se perpiqen si gjarperinj nen gure qe nje plejade qe demokarcine dhe lirine do ta shendosht jane kthyer ne kanibale te letrave te drejtesise qe ne enderronim: ata jane prokuroret dhe gjyqtaret tane sot bashke me avokatet qafederra. Sikur ti rreshtoja dhe me nje shufer hekuri tu bija ne koke qe kane 32 vjet qe po i bien popullit te ndershem per te bere sundimtare te pandershmit dhe faktori ishte kjo fytyre makabre kriminale Sali Berisha qe birbilon akoma dhe akoma ato kerma i shkojne mbrapa pa shpirt per popullin e tyre. Ai Besnik Mustafai me tropojane te tjere qe u bene simboli krimit dhe terrorit ne keto 32 vjzt. Akoma kane frike nge hieja e kryekriminelit shqiptar Sali Karaxhiç Sheqere Berisha. Kur do behen burra keta prokurore dhe gjykates qe ti thone populli jeto i lire?!! Prandaj populli qe ne fakt duhet te udhehiqet nga ata "trima" qe krijojne partira dhe ulurijne rrugeve per ndonje kothere por jo per lirine dhe demokracine e populli ata kryetar partish qe veshtrojne te bejne ate qe beri ky kriminel kombtar por ne forma te tjera. KU jane ata sot, ku fshihen dhe nuk ndihen, ku jane gazetaret e lirise, televizionet dhe mediat e lirise qe jane kthyer ne kanibale financiare dhe shpirteror? E, pra, ky ishte zhgenjimi i 8 dhjetorit por vazhdon akoma si njerez qe zvarriten si hardhucka, kercejne si bretkoca, hungellijne si ujqer por te hane mune. Peruluni "bythemuterve" akoma tu sundojne nuk u viri flaken ti perveloni se kane 32 vjet qe ju dogjen shtepine dhe shpirtin! Ndokush do thote qe folke bukur, ku je ti dhe pse nuk del; por kam ikur larg nga ata qe diten e pare dhe baruti eshte njome se ata ma hengern kohen e jetes dhe fuqite shteruan, po veshtroj se çdo beni ju per vete dhe femijet tuaj ne qoftese u dhimbsen si mu dhimbsen mua, ndryshe pranoni skallverine e perjeteshme qe tu komandoj Argita me Shkelzenin qe ta dini: nuk do rrine pa marre hakun e kermes Sali! Gezuar 8 dhjetorin e dhier !

                      1. R
                        Roçka pe korçe

                        kur lexon keto kujtime te Salih kar gerdecit te vjen per te dhjere dhe per te pjerdhur aq shume emocjone te ngjallin ne bythe

                        1. R
                          Roçka pe korçe

                          kur lexon keto kujtime te Salih kar gerdecit te vjen per te dhjere dhe per te pjerdhur aq shume emocjone te ngjallin ne bythe

                          1. "
                            "BOHOTINA"

                            Bukur Bureto... Kam shume per te thene po nuk dua tu merzis... e lodh me bemat e perbindshit...

                            1. M
                              Muzaka i Ri

                              Ke te drejte doktor, e rrezuat pasi kishte thyer qafen.Po ta kishe ndermend, jo ta shprehje, kur ke dale ne foto,tani do te kerkonin demshperblim si i pushkatuar nga regjimi ata te tut.Por ti fole, ka budallenj akoma. Nje gje ke thene mire, rruget me balte e qytetit studenti, ashtu i gjete, ashtu I le, u shtove dhe ca kjoska. Sa per bythe muter qe thot gazetari, nuk jane me ashtu, jan bere me vila tani te gjithe. Vetem disa pake si Prof.Rexhep Uka iken me nder,te tjeret me gjithe Ty, te dhjere.

                              1. I
                                I ZEMERUARI ME MASKARENJTE.

                                O Muzaka i Ri! edhe Rexhep Uka, ujk u tregua me bujqesine ne teresi dhe me ish Ndermarjet Bujqesore ne veçanti. UK, po çfar UKU se UKU I LUKUNISE BRRRRIIIIIISHA. Me duket se sot eshte bere pishman, por "kur te vijne mend, sti han as qente"

                                1. Nuk kam qene afer te di sa ka vjedhur, di qe ka mar ca toka me qera,ca si specialist bujqesie si ne te gjitha prefekturat e vendit, doren ne zjarre nuk e ve per asnjerin. Di nje gje,qe ndoshta edhe ti,burra qe u kan futur dacke fytyres atyre qe nuk ndreqen jane:1- Ditero Agolli socialisteve,dhe Uka demokrateve, te tjeret pshurren ne breke.

                              Lini një Përgjigje